web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emrat/ Të gjithë anëtarët e shkarkuar të Gjykatës së Lartë

30 Korrik 2018, 12:45, Aktualitet CNA

Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, duket se të njëjtin fat po ndjek edhe Gjykata e Lartë, e cila është drejt kolapsit.

Deri tani nga kjo Gjykatë janë konfirmuar në detyrë vetëm gjyqtarët Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani si dhe kreu i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, ndërsa është ende në proces gjyqtari Artan Broci.

Ndërkohë sot para anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në një seancë dëgjimore është paraqitur edhe gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese, Medi Bici.

Po ashtu sot është shkarkuar nga detyra gjyqtari pranë Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, ndërsa disa ditë më parë u shkarkuan nga detyra edhe gjyqtarët Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca.

KPK vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Shkëlzen Selimi, duke radhitur një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

Sipas vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me A.I, për të cilin gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali. Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.

Një tjetër gjyqtar i shkarkuar nga KPK është edhe Admir Thanza. Me 17 korrik 2018, trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici vendosën shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza.

Në lidhje me Admir Thanzën është zbuluar një dënim surprizë i tij në Itali për vjedhje në një supermarket në vitin 1999, me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.

Anëtari i Gjykatës së lartë Artan Zeneli është shkarkuar nga detyra me 18 korrik, pasi sipas KPK nuk ka deklaruar revokimin e vizës nga ambasada amerikane kur ka plotësuar një formular në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe ky ka rezultuar një problem për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që bën vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjykatësi sqaroi në dëgjesë para komisionit se ai kishte pasur dy viza dhe kur kishte plotësuar formularin i ishte revokuar vetëm ajo turistike. Më pas tha gjykatësi i ishte revokuar edhe viza tjetër nga ambasada amerikane, por ndërkohë ai e kishte plotësuar formularin e DSIK.

KPK ka shkarkuar nga detyra edhe anëtarin e Gjykatës së lartë, Tom Ndreca, për të cilin KPK vlereson se subjekti ka mungese te burimeve te ligjshme financiare per likuiditetin 1.8 mln leke. Ka fshehje pasurie te luajtshme, nje automjet. Ka pasaktesi dhe mosperputhje mes deklarimeve nder vite me deklaraten per vetingun.

Lidhur me pastertine e figures, DSIK ka konstatuar pershtatshmeri per Tom Ndrecen. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. eshte lidhur nje kontrate shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motres se tij, blereses, gruas se Ndreces./ CNA.al

Shkëlzen Selimi

Me një eksperiencë  të gjatë pune si gjyqtar Z. Shkëlzen Selimi, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011. Z. Selimi ka lindur në 03.05.1974 dhe pas diplomimit si jurist në qershor 1996 për një periudhë të shkurtër kohe ka punuar si kryesekretar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Në shtator të vitit 2000 është diplomuar ?Magjistrat? pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë. Në tetor 1999 deri në shtator 2000.

Shkëlzen Selimi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe gjatë periudhës 2000-2011 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Z. Selimi, krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, ka dhënë kontribut dhe si pedagog i jashtëm pranë  Universitetit ?Ismail Qemali? dega drejtësi në Vlorë dhe në Universitetin jopublik ?Pavarësia?, dega drejtësi, në Vlorë.  Aktualisht Z. Selimi është pedagog i jashtëm pranë fakultetit të drejtësisë Tiranë si dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në mbështetje të formimit të tij profesional si gjyqtar, Z. Selimi ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi të organizuara në vite nga Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Europës, DANIDA, ABA-CEELI, etj., po kështu ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të tjera të organizuara jashtë vendit. Në janar të vitit 2017 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike nga Departamenti i së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranes. I martuar, me tre fëmijë.

Admir Thanza

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në prill të vitit 2013. Z. Thanza ka lindur në Shkodër dhe është diplomuar  në vitin 1992 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Drejtësisë. Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër prej vitit 1992 ? 2006, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës 2006-2009 dhe Gjykatës Kushtetuese 2009-2013, Z. Thanza ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009, vit në të cilin u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka dhënë kontribut dhe si pedagog i jashtëm pranë  Universitetit ?Luigj Gurakuqi? dega drejtësi në Shkodër dhe në Universitetin jopublik Europian të Tiranës në të Drejtën Civile dhe Universitetin ?Justiniani I? në të Drejtën Kushtetuese.  Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ka mbrojtur titullin Master pranë Departamentit të së Drejtës Civile në vitin 2011 dhe aktualisht është në proces Doktorature pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë.

Artan Zeneli

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Zeneli ka lindur në Shkodër më 31 Tetor 1968. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Z. Zeneli është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1991.  Gjatë periudhës 1991-1992 ka kryer detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Krujë. Më pas, deri në vitin 1999, ka qenë anëtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjate kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyrën e zv.kryetarit të kësaj gjykate. Z. Zeneli është larguar me dëshirën e tij për të ushtruar profesionin e lirë të Avokatit, prej vitit 1999 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka qenë njëkohësisht dhe këshilltar  ligjor për kompani shumë të njohura të tregut shqiptar si AMC, Top-Channel, INSIG, etj. Ka qenë i zgjedhur për shumë vite në organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatise dhe Dhomës së Avokatisë Tiranë. Gjithashtu, në vitet 2007-2009 ka ushtruar detyrën e Anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, zgjedhur nga Parlamenti Shqiptar. Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e Gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka kryer dhe detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate deri në korrik 2012.

Gjatë karrierës së tij Z. Artan Zeneli ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare në fushën e së drejtës. Në vitet 1993-1998  ka qënë pedagog me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, te Universitetit te Tiranes në lëndët ?E Drejta Civile? dhe ?Procedura Civile?.

Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 7250 datë 01.02.2012 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012

 Artan Broci

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z.Artan Broci vjen në këtë detyrë pas një përvoje të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.
Z. Broci ka lindur në Shkodër në 03.03.1973 dhe është diplomuar  në vitin 1995 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Drejtësisë. Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë prej vitit 1996 ? 2010 dhe Gjykatës së Apelit Tiranë gjatë periudhës 2010 ? 2013, Z. Broci  ka dhënë kontributin e tij dhe si As.pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë në Lëndën e të Drejtës Administrative, gjatë viteve 1995-1997.
Z. Broci është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me vendimin e Konferencës Gjyqësore  Kombëtare më datë 14.12.2012.
Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci ka titullin Master në Administrim Publik. Ai ka marrë pjesë në disa Seminare Trajnuese të organizuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të ndryshme si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ABA Ceelli, IBA (International Bar Association; Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj. Njëkohësisht, Z. Broci ka ushtruar detyrën e ekspertit  pranë disa projekteve të rëndësishme të organizuara nga Ministria e Drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare si OSBE dhe UNICEF.
Në vitin 2009 Zotit Broci i është akorduar “Çmimi i Mirënjohjes” nga Transparency International dhe Unicef , për kontributin e dhënë në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri
Me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës Z. Artan Broci, emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë.

Tom Ndreca

Anëtari i Gjykates se Lartë Z. Tom Ndreca emërohet në këtë detyrë pas një periudhe gati 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Z. Ndreca ka lindur në Mirditë dhe është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit, pranë prokurorisë së rrethit Mirditë. Në mbështetje të formimit të tij profesional si gjyqtar, Z. Ndreca  ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi të organizuara në vite nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe është trajnuar në kuadër të aftësimit të tij profesional si gjyqtar në një sërë trajnimesh të organizuara jashtë vendit.

Medi Bici

Ka lindur në Manzë të Rrethit Durrës në 10.09.1957. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Në vitin 1994 është diplomuar jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës me rezultate shumë të mira. Ka ndjekur dhe përfunduar, në periudhën 2008-2010, me medalje ari studimet pasuniversitare në degën ?Shkenca Administrative? pranë Universitetit ?U.F.O?, me gradën shkencore ?Master i Nivelit të Dytë?. Z. Bici është një gjyqtar me karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, duke filluar që nga viti 1993 si jurist pranë Ndërmarrjes së Qymyrgurit Valias. Në periudhën 1993-1994 ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me tej, në periudhën 1994-2004, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Z. Bici gjatë viteve 2004-2010 u emërua dhe ushtroi detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Për më tepër, gjyqtari Bici ka kryer 30 specializime dhe trajnime, brenda dhe jashtë vendit, në fushën e drejtësisë, kryesisht në të drejtën penale mbi veprat penale të lidhura me krimin e organizuar.

Në tetor të vitit 2016 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike në të Drejtën Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranes, në mbrojtje të temës “Kontrolli administrative dhe gjyqësor i aktit administrativ”.

Me dekretin nr.6579, datë 25.05.2010, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.





Lajmet e fundit nga