ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Sot në mesditë, presidenti Ilir Meta shpërndau lajmin, fillimisht në mënyrë thuajse konfidenciale, më tej dhe zyrtare, duke publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, se nuk do të dekretonte ligjin e miratuar nga parlamenti, për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e tij me koncesion, pasi qeveria të falte një sipërfaqe të pronës publike.
Një vendim që në fakt u përshëndet shumë, dhe ndoshta ka mbështetjen më të madhe të opinionit publik, sepse shumica mesa duket janë pro shembjes së Teatrit, por janë kundër koncesionit dhe faljes së pronës publike.
Pra, shqiptarët duan një Teatër të ri. Por, ata e duan me taksat që paguajnë vetë dhe jo duke falur pasurinë publike dhe duke krijuar skema abuzive.
Ilir Meta kreu një akt politik, që në fakt është për t’u vlerësuar, por jo për t?u ekzaltuar.
Është për tu vlerësuar sepse për herë të parë ai i dha një ?shpullë? qeverisë, apo asaj qeverie që e solli vetë në pushtet, pra Edi Ramës dhe Rilindjes.
Nga ana tjetër nuk duhet të ekzaltohemi sepse është i njëjti Ilir Metë. Është Ilir Meta që vodhi floririn në Krrabë, Ilir Meta që masakroi shqiptarët në zgjedhjet e 2001-shit, është Ilir Meta i kapur me bllok në dorë në një Pazar të neveritshëm me të ndjerin Dritan Prifti. Është Ilir Meta i qindra e qindra skandaleve, është Ilir Meta që krijoi LSI-në, partinë e sistemit korruptiv. Është i njëjti Ilir Metë që solli Rilindjen në pushtet apo është i njëjti Ilir Metë që akuzoi Edi Ramën si drogaxhi dhe më pas e solli në pushtet.
Është i njëjti Ilir Metë që themeloi një parti me shumë miq dhe të cilët i dëboi, disa i përdhosi apo një pjesë tjetër i përdori si bandë, për të vjedhur apo grabitur taksat që paguanin shqiptarët. Ky është Ilir Meta i vërtetë, prandaj nuk ka vend për ekzaltim.
Ilir Meta shpesh herë e ka treguar se di të bëjë akte politike kur ka përfitime nga opinion publik dhe këtë e tregoi mjaft qartë me veprimin e sotëm. Ai e di mjaft mirë se nëse do të firmoste pro ligjit për shembjen e Teatrit, ndaj tij do të kishte një lumë akuzash, duke e quajtur si ?Ilir Floriri?, i cili mori thesin me para nga Edi Rama apo nga firma që do të ndërtonte me koncesion Teatrin.
Prandaj ai luajti një skemë tjetër. E ktheu ligjin në parlament. Tashmë pas një afati të përcaktuar ligjor, prej 40 apo 45 ditë, parlamenti do ta shqyrtojë ligjin e vjetër. Ai do të miratohet në parlament dhe do të hyjë në fuqi.
Pra, Teatri me shumë gjasa do të shembet. Duket që qeveria, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nuk bëjnë hap pas. Ndoshta edhe Ilir Meta është pjesë e pazarit të tyre dhe ndoshta është bashkëpunëtor, por për opinionin public, ai u shmang, ai u tërhoq. Nuk e miratoi, nuk e firmosi. Nuk e la as të hynte në fuqi në heshtje, por e ktheu. Dhe parlamenti, ashtu si edhe ishte parashikuar do të mblidhet në shtator, do ta miratojë ligjin, ai do të publikohet në fletoren zyrtare dhe brenda shtatorit do të kemi shembjen e Teatrit të vjetër, dhe fillimin e punimeve për të riun.
Pra, përtej historisë e përtej analizës, Ilir Meta prap ngelet i njëjti, ngelet ai që përmendëm më sipër dhe nuk ka vend për ekzaltim, nuk ka vend për ta bërë ?burrë shteti? apo për ta shpallur hero. Ilir Meta ndoshta ?lau duart? si Ponc Pilati, asgjë më tepër sesa kaq.
Ai di të luajë politikisht. Ai nuk është një politikan naiv. Ai është ndoshta nga më të zgjuarit, apo ndoshta dhe më të rrezikshmit politikanë që ka sot Shqipëria aktiv.
Njeriu që me bëmat dhe gjëmat e tij ka arritur ti mbulojë dhe nga dështime ti kthejë në fitore. Ashtu sikundër sot një firmë të tij mund ta qunte dështim, e ktheu në fitore të dyfishtë. Fitoi opinionin public, po bën shoë gjoja me një debat të pavlerë me Veliajn dhe Ramën dhe në shtator edhe Ilir Meta është fituesi dhe ndoshta edhe i shpërblyeri i madh i tenderit apo i ligjit në fakt që shemb Teatrin dhe e jep atë me koncesion. Dhe Ilir Meta nuk mund ta humbte shancin për të qënë pjesë e ?fitores? të ndërtimit të Teatrit të ri. Pavarësisht se sot dha një firmë kundër, Ilir Meta është sot ai që ka qënë edhe dje. Që me aktin e sotëm është një ditë hero, por për shqiptarët do ngelet gjithmonë hajdut edhe pse e mbron Andi Bejtja, Petrit Vasili, Ilir Kulla, Cim Peka, Fahri Balliu apo militantët e eksituar të momentit./ CNA.al
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar p...
Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar, nën...
Artistët dhe shoqëria civile kanë vijuar sërisht protestën e...
Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, do të quhen sht...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një aksioni në Përmet d...
Partia Demokratike, ndërsa ka reaguar zyrtarisht në lidhje m...
Një 32 vjeçar nga Maqedonia ka tentuar të përdhunojë një 2...
Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të pre...
Pas kthimit të ligjit të ri për Teatrin nga Presidenti, kanë...
Britania e Madhe është vënë në alarm pas rënies së zjarrit n...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësi...
Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e P...
Gazetari Basir Collaku publikon të tjera detaje tronditëse n...
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka reagu...
Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka reaguar pas vendimit të P...
Politika dhe marrëdhëniet në politikë, janë vertetë shumë ko...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendim...
Qeveria ka akorduar një fond prej 28 milion dollarësh, i cil...
Prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani, do të përballet...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Tiranë-El...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...