E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me situatën aktuale politike në vend, ndërsa hedh akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ?Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në Raportin më të fundit denoncoi një dëm shkaktuar nga korrupsioni, buxhetit të shtetit prej 1,2 miliardë euro.?
Sipas ish-kreut të shtetit, një dëm financiar i përmasave të tilla do kishte shkaktuar një tërmet politik fundosës në çdo vend demokratik perëndimor.
Po ashtu, Nishani thekson se ?Sot pas pesë vitesh të modelit ?rilindas? të 2013-ës duket sikur më në fund dërrasa po del mbi ujë.
Sot po qartësohet gjithmonë e më shumë që kërcënimi ndaj Perëndimit ; ?se Shqipëria ka oferta dhe opsione të tjera, përtej BE-së?, nuk është thjesht një retorikë dhe as provokim i çartur.?
Postimi i plotë:
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në Raportin më të fundit denoncoi një dëm shkaktuar nga korrupsioni, buxhetit të shtetit prej 1,2 miliardë euro.
Një dëm financiar i përmasave të tilla do kishte shkaktuar një tërmet politik fundosës në çdo vend demokratik perëndimor.
Kaq shumë para të grabitura nga xhepat e varfër të shqiptarëve mund të bënin vërtet ?çudira? në ekonominë drejt rrënimit të vendit apo në infrastrukturën e mjerueshme të rrugëve, spitaleve, shkollave, ujsjellësve, etj etj.
Por çudia në fakt qëndron në anën tjetër të medaljes.
Çudia qëndron se si ky dëm, ky korrupsion, kjo dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë as nuk hetohet, as nuk dënohet e për pasojë as nuk korrigjohet e rregullohet.
Në pamje të parë dhe të përciptë duket sikur çështja qëndron thjesht tek korrupsioni i pushtetarëve, apo tek lidhjet e shkurtëra dhe të ngushta të qeveritarëve me krimin, apo tek niveli mjeran i civilizimit apo qytetarisë së vendimarrësve.
Duket sikur qëndron tek lobimet e korruptuara të disa koridoreve ndërkombëtare, apo tek ndarja e parave që pastrohen me oligarkët e pushtetit, e kështu me rradhë.
Por fakti po duket çdo ditë e më shumë të jetë krejt tjetër.
Viti 2013, solli ndryshimin politik të maxhorancës qeverisëse.
Nga e djathta tek e majta.
Ndryshimi ishte normal. Brenda logjikës politike të pluralizmit dhe funksionit të demokracisë.
Në këtë logjikë vijuese ishin dhe pritshmëritë e qytetarëve për angazhime, projekte dhe dinamika të reja.
Shumë shpejt zhgënjimi ndaj pritshmërive u bë evident.
Skandalet pasonin njëri tjetrin, xhepi shqiptarëve varfërohej çdo ditë e nga pak, institucionet e shtetit degradonin në çdo dimension, shpresa e njeriut fluturonte përtej detrave.
Ne të gjithë (jo pa të drejtë) u mbërthyem në debatin e skandaleve të ditës, që ishin aq të shpeshtë sa nuk arrihej të konsumohej as si debat publik pasi vinte tjetri, deri sa u duk sikur u krijua një model i psikozës imune të shoqërisë ndaj skandalit.
Sot pas pesë vitesh të modelit ?rilindas? të 2013-ës duket sikur më në fund dërrasa po del mbi ujë.
Sot po qartësohet gjithmonë e më shumë që kërcënimi ndaj Perëndimit ; ?se Shqipëria ka oferta dhe opsione të tjera, përtej BE-së?, nuk është thjesht një retorikë dhe as provokim i çartur.
Më shumë se një mesazh ?kercënimi? ndaj Perëndimit është një konfirmim i asaj përkatësie politike dhe angazhimi që u jetësua në përpjekjet antishqiptare për të eleminuar shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj nga proçesi i paqtimit shqiptaro-serb, megjithëse padrejtësitë, paudhësitë, krimet dhe sakrificat më kryesore shqiptare ishin luajtur dhe paguar pikërisht në Kosovë.
Kjo ishte në fakt edhe KOLONA e parë që u zbulua nga modeli ?rilindas?.
Ky model politik duket sikur problemin kryesor e ka tek akti rrugaçëror që ?gangsterri me brek leshi? i adresoj Presidentes së vendit mik tek i shkelte syrin ndërsa e kishin ftuar në Aulën e Parlamentit. Jo jo, ai thjesht përpiqej të imitonte ?shefin superior?.
Thelbi qëndron tek modeli i gradimit që ?kryerilindasi? i bën idividëve anonim pa kurrfarë formati kontribues, individëve nga bota e krimit, trafikut, hajdutërisë dhe vrasjeve që zëvendësuan në imazh, hierarki, kulturë dhe kapacitete, profesorët, akademikët dhe njerëzit e librave të llojit E. Ruka, V. Leskaj, A. Malaj, M. Lakrori, N. Dokle etj, që të paktën tentuan një reformim socialdemokrat të së majtës në Shqipëri.
Ky model shkon përtej penalizimit dhe degradimit të familjes së vet politike.
Shkon tek shkatërrimi dhe varfërimi i ekonomisë së çdo familje shqiptare.
Synimi i thellë në fakt nuk është thjesht varfërimi i 90% të shqiptarëve dhe fryrja me vujatjen e tyre të thesit të një grupimi oligarkësh.
Të dhëna serioze tregojnë që disa nga oligarkët në Shqipëri janë përfshirë në bisnese të përbashkëta me bisnesmenë të dyshimtë nga vende të treta duke i ndihmuar ata në pastrimin e parave në Shqip?ri, të autokratëve të vendeve të tyre.
Kjo kryesisht në fushën e ndërtimit, karburanteve dhe hotelerisë.
Ata jo rastësisht janë ?PPP? i blerjes së pushtetit në të ashtuquajtura zgjedhje në Shqipëri.
Kjo ishte dhe KOLONA e dytë e zbuluar në modelin ?rilindas?.
Meqënëse, punë nuk kishte për tu dhëne shqiptarëve.
Spitale normale jo e jo.
Rrugë, ujsjellësa, shkolla të reja, as që guxon ti mendosh.
Në këtë dështim të madh, qeveria u premtoj shqiptarëve se do angazhohej për një ?Reformë në Sistemin e Drejtësisë?.
Një ofertë që u mirëprit dhe u shpresua shumë prej tyre.
Pas një viti që ?shpata e Demokleut rilindas? ka nisur vringëllimën, shqiptarët panë qysh në kërcitjet e para, se halli nuk kishte qenë tek drejtësia për popullin por tek hakmarrja për pushtetin e ?kapos?.
Një prokurore e Shkodrës ndëshkohet se paskësh mundur të blejë një fuoristradë të përdorur ndërsa një supergjyqtar gradohet se ka mundur të blejë jo një por disa prona në bregdet !!!
Një prokuror i ri me karrierë të saponisur ndëshkohet për një gjysëm papafingo të legalizuar prej prindërve pensionistë ndërsa një superprokurore gradohet për një pronë të tërë të ndërtuar pa leje !!!
Një gjyqtar penalizohet se vendosi të bëj drejtësi me votat e ndershme të hedhura në kuti nga qytetarët e Tiranës ndërsa një supergjyqtar ka si sekser për të tokur ?suksesin? oligarken kryesore të ?kryerilindasit?.
Pas një viti shpresa e shqiptarëve për reformë në drejtësi është e tradhëtuar.
Pas një viti proçeset gjyqësore janë më t? korruptuara se më parë.
Pas një viti qytetarët në dyert e gjykatave janë më të zhgënjyer se një vit më parë.
Por synimi i thellë i ?rilindjes? ishte edhe në këtë rast akoma më ndryshe.
Tashmë që po pregatitet copëtimi i ri i territoreve të Jugut të Shqipërisë, nuk duhej të kishte asnjë pengesë për të.
E vetmja pengesë ishte Gjykata Kushtetuese, ndaj e ashtuquajtura ?reformë në drejtësi? paskësh qenë objektivi kryesor për asgjesimin e çdo pengese për copëtimin e ri të territoreve shqiptare.
Kjo ishte dhe Kolona e tretë, që u zbulua e modelit të ?rilindjes?.
Këto tre Kolona në fakt përbëjnë thelbin dhe arsyen e ardhjes në pushtet të qeverisjes prej ?rilindjes?.
Modeli dhe praktika qeverisëse, që e ka justifikuar plotësisht investimin e bërë nga SPONSORIZUESIT e pushtetmarrjes prej saj.
Në përballjet me qytetarët e vendit, gjatë skandaleve të shumta, kjo qeverisje ka investuar shumë spekulim se ajo gëzon mbështetje ndërkombëtare, jo thjesht për të grabitur dhe varfëruar qytetarët e këtij vendi, jo vetëm për të shitur çdo interes dhe të drejtë të ligjëshme kombëtare, por edhe të asgjesoj çdo normë demokratike në funksion të pushtetit të pafundëm e të pakontrolluar.
Në fakt, shqiptarët shohin herë pas here disa ndërkombëtarë të kërkojnë angazhim dhe marrje përgjegjësish nga opozita për reformën në drejtësi por që çuditërisht nuk artikulojnë asnjë fjalë për pavarësinë e procesit, transparencën e tij si dhe nuk dënojnë rastet kur i ashtuquajturi ?veting? herë herë kthehet në ?gjueti shtrigash? ndaj gjyqtarëve që kanë dënuar aferat korruptive të ?rilindësve? apo herë herë si ?bono garancie? për super të korruptuarit që i kalçifikojnë si kamikazë politik në sistem.
Historia e regjimeve abuzive na mëson se nuk duhet shqetësuar shumë nga mbështetja e këtyre zyrtarëve dhe politikanëve të caktuar të huaj për një qeveri të korruptuar e me disa segmente të saj të inkriminuara.
Kjo është dytësore.
Tek e fundit, Shqipëria nuk është as i pari rast e nuk do të jetë as i fundit në këto modele.
I papranueshëm është fakti i krijimit të perceptimit tek disa ndërkombëtar dhe trajtimi i shqiptarëve prej tyre ?si qytetarë të kategorisë së dytë?.
Kjo, thellë-thellë, nuk është faji i këtyre individëve të huaj, por përgjegjësia e shqiptarëve.
Ditën që shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si ?qytetar të kategorisë së dytë?, atëhere do marrë fund edhe lobimi i këtyre lloj ndërkombëtarësh për këtë lloj qeverisjeje që kemi në Shqipëri.
Pas raportit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shteti...
Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën ...
Juristi injohur, Çlirim Gjata ka komentuar sot procesin e Ve...
Policia e Korçës ka kapur në flagrancëdy shtetas pasi drejto...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin dhe kapjen në ...
Një aksident me pasojë përplasjen e një 13 vjeçari ka ndodhu...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim Kry...
Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve informon informon rreth r...
Keni patur gjithnjë një ëndërr në sirtar për të cilën nuk u ...
Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar fqinjët e tyre ju...
Sot në emisionin e mëngjesit në INTV dhe In Radio 105.7 isht...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje n...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Raporti i Departamentit Amerikan i Shtetit ka fshirë Shqipër...
Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në emisionin “Thurje”...
Deputeteti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në...
Një shumë prej 100 mijë euro është akorduar nga qeveria shqi...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qe...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni përmes një deklarate për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...