Shpërthim kamikaz në xhami/ Humbin jetën 7 persona
Një sulm terrorist në Nigeri i ka marrë jetën 7 personave nd...
Prokurori Elsion Sadiku e ka filluar karrierën në vitin 2006 dhe prej vitit 2010 mban postin e zv.prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Korçë. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Procesi i vetingut për prokurorin Elsion Sadiku është realizuar nga trupi gjykues i drejtuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Elsion Sadiku ka mbaruar shkollën e Magjistraturës në vitin 2006, kohë kur është emëruar në Prokurorinë e Korçës. Ai vazhdon të ushtrojë funksionin si prokuror dhe zv.drejtues i prokurorisë së Korçës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Elsion Sadiku nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit të Korçës, Elsion Sadiku për vitet 2006-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Elsion Sadiku zotëronte si pasuri vetëm kursimet cash në vlerën e 200 mijë lekëve në vitin 2006-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Sadiku kap vlerën e 5.5 milionë lekëve.
Pasuria e prokurorit Elsion Sadiku përbëhet nga një apartament me vlerë 4.2 milionë lekësh, një automjet me vlerë 400 mijë lekësh, likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve dhe kursime cash në vlerën e 500 mijë lekëve.
Ndërsa të ardhurat familjare të prokurorit Sadiku kapin vlerën e 19.2 milionë lekëve për vitet e deklarimit 2006-2017. Paga nga funksioni si prokuror zë pjesën kryesore të të ardhurave me 72 për qind, e ndjekur nga paga e bashkëshortes dhe nga aktiviteti i saj si mjeke stomatologe me rreth 20 për qind.
Prokurori ka përfituar të ardhura nga dietat në trajnime dhe seminare në masën 3.5 për qind, nga dhuratat në cash 2.6 për qind dhe mësimdhënia 1.6 për qind.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme në raportin e mbulimit të shpenzimeve nga të ardhurat.
Në këtë analizë, BIRN identifikoi si ?flamur të kuq? transaksionet e kryera për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 108 metra katrorë, vlera totale e të cilit është e paqartë.
Sipas deklaratave periodike të pasurisë, prokurori Sadiku lidhi një kontratë për blerjen e një apartamenti në vitin 2011 dhe e anuloi atë në vitin 2013, duke marrë mbrapsht këstet e paguara deri në atë kohë. Në vitin 2013, ai lidhi kontratë të re për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 108 m2 dhe deri në fund të vitit 2017 ka paguar për të 30 200 euro.
Gjithashtu BIRN evidentoi se prokurori ka deklaruar shpenzime të kryera për blerje pajisjesh në klinikën e së shoqes në vitin 2013, pa dhënë një vlerë për këtë investim. Gjithsesi, informacioni për shpenzimet mund të gjendet edhe në faqen konfidenciale të deklaratës së pasuri, të cilën BIRN nuk e disponon.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al
Një sulm terrorist në Nigeri i ka marrë jetën 7 personave nd...
Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, ka komentuar aksionin e ...
Një aksident është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një a...
Një zjarr masiv ka prekur Greqinë, duke shkatërruar një sasi...
Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Th...
Hetuesit kanë zbardhur motivet që çuan Anna Malajn në grabit...
Një 26 vjeçare nga gostivari, me iniciale Ç.S, ka humbur kon...
Pas sekuestrimit të disa prej pasurive të ish-kryeprokurorit...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar moti surpriozi ditën e sot...
Një 22 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja...
Reshjet e shiut të pak minutave më parë shkaktuan dëme në di...
Mjafton të bien vetëm pak minuta reshje shiu dhe e gjithë Sh...
Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një ndër shkaktarët kryes...
Ndryshimi i motit është shoqëruar me reshje të mëdha në shum...
Kreu i LSI , Petrit Vasili, ka hedhur poshtë pretendimet e K...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në rrje...
Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme në autostradën...
Historia skandaloze e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe e lar...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Nga Mentor KikiaKy që shikoni në foto është është një bregde...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...