“Bomba” e avokatit/ Linda Rama mori paratë e romëve, ja si i gënjeu ndërkombëtarët
Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka folur sot mbi vendimin e...
Nga Ilir Levonja
1) Që dje mbrëma shumë webe të ashtuquajtura të djathta i kanë dalë në mbrojtje një soj ”demokrati” që shante me fjalorin më të ulët uniformat e policisë. Këtë e bëri edhe vet Berisha nën atë strategjinë e denigrimit pa masë, një kulturë tashmë e tija kjo, karshi kundërshtarit politik. Një kulturë e mbrapshtë që zor se do hiqet nga e përditshmja politike e shqiptarëve edhe pas 10 apo 20 viteve. Dhe ta dini, se sa kohë të dominojë kjo kulturë, institucionet kurrë nuk kanë për t’u rimëkëmbur. Ai nuk është demokrat, por një soj i tipit të Taulant Ballës dhe Sajmir Tahirit. Janë akoma të memorizuara lufta e tyre me forcat e rendit. Me kordonët e uniformave etj. Unë nuk i mohoj sejmenët brenda radhëve të policisë së shtetit. Ata janë me shumicë dërrmuese nga ligji i pashkruar i meritokracisë në parti. Dhe sado provokues të jenë këta sejmenë, një demokrati, aq më tepër një kryetari partie e cila është promotorja e të drejtave dhe lirive të individit në vendin tonë, nuk i lejohet të kalojë kufijtë e etikës. Sepse përballë nuk ka sejmenin, por uniformën e shtetit të cilin ai militon ta bëj të dobishëm për qytetarët.
2) Sot PD-ja e Gramshit duhej të mblidhej urgjentisht dhe të shkarkonte këtë sejmen. Mjaftojnë ato ulërima karshi atyre kamerave amatore kur thoshte se jam kryetari i PD-së etj. Merreni me mend se çfarë pretendimesh do të ketë nesër sikur të kapi postin e ndonjë dikasteri. Do kemi një lloj Skënder Gjinushi i cili arriti shifra rekord në pagesa për truproja e shofera. Do kemi një Taulant Balla të ri, një që në kundërshtim me ligjin për shfarosjen e pyjeve do i kthehet me sharra malësisë rreth Tomorit. Do kemi një Sajmo garipi që do punësoj Gramshin në kultivimin e kanabisit. Ky duket që është i denjë, mjafton një fakt, i qahet Saliut.
Nëse një titullari partie nuk i skuqet faqja karshi populli, nuk vlen në demokraci. Por është një skile kulisash dhe marrëveshjesh që si e si të rrijë sa më gjatë në karrike. E theksoj, sado sejmenë të moçalit të Ramës të ketë brenda forcave të rendit, prapë ai fjalor gjirizi nuk i ka hije një demokrati. Nuk mund të vish n[ pushtet duke sharë nga nëna, motra, gruaja, a robtë e shpisë ky qejf pervers i yni, asesi! Dhe as që i duhet kujt një pushtet me të tillë. Ndaj ky sejmen ”demokrat” e ka vendin jashtë radhëve të Pd-ës. Dhe kjo me moralin e votës që Gramshi duhej ta kish bërë me kohë.
3) Jeta jonë politike është e gjitha një ironi. Mjafton të shikoje atë përurimin e bustit të Pjetër Arbnorit dy ditë më parë. Mu kujtua një shprehje e tij, që, këta janë specialistë dhe jo socialistë. Një shprehje që u bë lapidare nga vulgariteti i një mbrëmje kur në një hotel në Bon në Gjermani një grup kuvendarësh shqiptarë shikonin kaseta a programe poronografike. Programe nga ato që ofrohen me pagesë nga shërbimi hotelier. Dhe këta kuvendarë që kujtonin se i kishin pa para ose i paguante Kuvendi edhe këto si dietat, u shkrehën me video shalësh. Them se është ironi se kur shikon se i fundit ish ministër i diktaturës, promovon të persekutuarin a viktiminën e tij. Kur akoma nuk kërkuar një ndjesë publike. Kur akoma akuzohet për 4 vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, në protestën ku merrte pjesë edhe vetë Arbnori…, çfarë emër tjetër t’i vësh. Them ironi sepse e ka të lejuar bashkëjetesën dhe bashkëpunimin, kur të dojë dhe si t’i dojë qejfi robit, vetëm Berisha. Një ironi e tërë therëse, kur i shikoje bashkë, të ziun, të kuqin, të verdhin, zemunin, sorosianin të flisnin për Pjetër Arbnorin. Në një shesh ku dominonin xhelatët, veç jo vuajtësit.
4) Demokratë, largojini këta sejmenë nga radhët tuaja.
Problemet e shqiptarëve janë të shumta. Dhe ato duhet të jenë parësore, jo video të tilla. Programet e mëdha politike nisin nga veprat e mëdha. Nga nismat e mëdha… Sot përshembull nën zë pëshpëritet për një aleancë të re të mundshme mes LSI a disa ”demokratëve” për këtë ligjin e magjistraturës, shifrën magjike prej 84 votash. Kjo do të ishte vrasja e dytë e demokracisë. Vrasja e fundme e demokratëve… të gjithë e shohin se ngërçi institucional shqiptar është tek dera. Ose më saktë ka një rënie të plotë të institucionit shtetëror. Kjo tek ky votimi i shtatorit me 84 vota.
Megjithatë ”demokratët” e Lulit nuk e shohin dot. Nuk mund ta shohin. Mund të jenë rishtas pjesë e marrëveshjeve të pritshme. Vetëm në Shqipëri mund të jepet një pronë shtetërore për një karamele, me mënyrat e Enverit karshi shpronësimeve etj, por demokratët e Lulit nuk e shohin. Nuk e dëgjojnë as faktin se formula e tri p-ve në Europë rezultoi një katastrofë. Por shohin me sy videot e kësi sejmenëve që në vend t’i ofroj shqiptarëve vlerat e gramshiotëve, i ofron plehrat. Kësisoj nuk bëhet. Ndaj rimëkëmbja vjen vetëm përmes një rrugë, digjni mandatet./ CNA.al
Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka folur sot mbi vendimin e...
Ish-Drejtori i FBI , James Comey, u ka bërë thirrje qytetarë...
Policia e Korçës ka ndaluar dy adoleshentë, pasi dyshohet se...
Policia e Korçës arrestoi në flagranë shtetasin, Maqo.V, 42 ...
Ministri gjerman, Micheal Roth, gjatë një konference të përb...
Ministri gjerman Michael Roth ndodhet për një viztë zyrtare ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me...
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte dënu...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së ...
Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Mo...
Zyrtarët amerikanë kanë nisur marrjen e masave për të parand...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fie...
Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni ka akuzuar Ministrin e Sh...
Në takimin e ministrave të Financave të vendeve të G-20-s në...
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zgjedh...
Rudina magjistari mbetet nje ndër figurat me të dashura të e...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiarnë, Romana Vlahutin ...
Një person është sulmuar me thikë gjatë një përleshjeje mes ...
Banorët e Los Angelos nëAmerikë kaluan momente paniku, pasi ...
“Pelorus” është një nga jahtet më luksozë në qarkullim.Së fu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...