web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-banorja e BB bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Zai

10 Korrik 2018, 09:17, Lifestyle CNA

Me siguri të gjithë e kujtoni çiftin e famshëm të “Big Brother Albania”, Nedën dhe Ogrenin. Lidhja e tyre ishte ndër të paktat histori e cila vazhdoi edhe jashtë shtëpisë, duke përfunduar në martesë dhe sjellje në jetë të trashëgimtarëve.

Prej 3 vitesh, ata janë prindër të vogëlushit Serzh dhe disa orë më parë, pritjes së ëmbël për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë i erdhi fundi.

Vetë banorja ndau me ndjekësit në Instastory lajmin e bukur, duke njoftuar ndjekësit edhe për emrin e fëmijës, të cilën ajo dhe Ogreni kanë vendosur ta quajnë Zai.





Lajmet e fundit nga