web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balerini i famshëm rrëfen paragjykimet në Itali: “Më shihnin si shqiptari hajdut”

10 Korrik 2018, 08:25, Aktualitet CNA

Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur e me të suksesshëm shqiptarë, fama e së cilit ka kapërcyer kufijtë. Prindërit e tij e kanë ushqyer me dashurinë për baletin që fëmijë, pasi janë dy balerinë të njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Pas pjesëmarrjes në emisonet e ?Amici?, ?Buona Domenica? e shumë të tjera, prej disa vitesh ai është prezent edhe në Shqipëri, si anëtar i jurisë së spektaklit  ?Dancing with the stars?.

I ftuar në emisionin ?Rudina? në televizionin ?Klan?, Shaqiri kujtoi fillimet e vështira të karrierës në vendin fqinj.

?Në ato vite në Itali, ishte vetëm fama e hajdutit dhe kriminelit. Pasi triumfova në kërcim, erdhi dhe fama e balerinit shqiptar. Ishte një satisfaksion i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua, por edhe për vendin që prezantoja. Ishin vite shumë të vështira. Kur prezantohesha se isha shqiptar, më shihnin si shqiptari që ka ardhur t?i vjedhë? ? tregoi Ilir Shaqiri.

 

Sipas 45-vjeçarit, tashmë fama e shqiptarëve në Itali është e fokusuar tek kënga.

?Tashmë italianët janë habitur nga shqiptarët e talentuara që këndojnë dhe mendojnë se kemi nisur të këndojmë në vitet e fundit. Nuk e dinë se ne kompozonim muzikë vetëm me dy tela çiftelie. Ne shqiptarët, jemi të uritur ti tregojmë botës se kush jemi, ndaj kemi sukses? ? përfundoi balerini.





Lajmet e fundit nga