Redaksionale/ Luli: Edhe akullore edhe çokollatë
Do të vrasësh një betejë politike? Merru me detajet teknike...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, një vit përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2019 jep sinjale moskandidimi në bashkinë që drejton prej 11 vitesh. Në një intervistë për ?TV Skampa? në Elbasan, Sejdini ka deklaruar se pas një viti, Bashkia e Elbasanit do të ketë kryetarin e saj të ri. Kreu i Bashkisë së Elbasanit ka folur mbi marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Rama, duke theksuar se është bashkëpunëtor i afërt i tij. Sejdini ka dhënë edhe një recetë për pasardhësin e tij në krye të bashkisë, por duke kujtuar se çdo kandidat që e aspiron këtë post, duhet fillimisht të rezultojë fitues në sondazhet e brendshme.
Keni disa mandate që drejtoni Bashkinë e Elbasanit. Si ndiheni tani që mandati i tretë kërkon edhe një vit që të përfundojë?
U bënë 11 vjet, ose viti i tretë i mandatit të tretë. Sot një vit, besoj, do të kemi kryetarin e ri të Bashkisë së qytetit të Elbasanit.
Kryetar të ri, por mund të jeni sërish ju?
Ajo është punë partie. Por megjithatë, vitet ikin dhe njeriu bën analizën. Mendon çfarë ka bërë dhe çfarë ka ngelur pa u bërë. Kur kam pranuar të kandidoj për kryetar bashkie, disa miq më këshilluan dhe më thanë: Kush do të jetë modeli yt? Sepse detyra e kryetarit të bashkisë është një punë me përgjegjësi të madhe qytetare dhe kombëtare. Të vish i papërgatitur në këtë karrige do të dalësh blof. Atëherë hulumtova dhe kisha në dorë dy libra. Një libër të Sarkozisë, jeta e tij si kryetar bashkie. Dhe një libër tjetër të Rudi Xhulianit për Neë York-un. I lexova të dy ato libra për të gjetur një model. Lind pyetja: Me ata do krahasohesh ti? Jo, por bashkitë në të gjithë botën kanë të njëjtat probleme, pavarësisht numrit të popullsisë dhe qarkullimit të qytetit. Ngeca te Xhuliani, më dukej më pranë tipit dhe temperamentit.
Dhe si e nisët punën e kryetarit?
Zgjedhja ime ishte pak e rëndë. Aksioni im i parë ishte prerja e pishave te Kalaja. Ish-specialisti dhe inxhinieri Jani Maçolli, shumë vite më parë, kishte paraqitur një dokument që thuhej se pishat janë degjeneruar deri në atë lloj pike sa rrezikojnë jetën e qytetarëve. Në atë material thuhej se pishat i mban vetëm muri rrethues dhe ashtu ndodhi kur i hoqëm. Sigurisht që kur i hoqëm, ngjalli reaksion. Problemi për mua nuk ishte te heqja e pishave, por te ruajtja e zonës arkeologjike. Kishim hall se mos dëmtonim ndonjë gjë. Ndaj vendosëm të punojmë natën. E fituam atë betejë. Kam pasur edhe ndihmën e ministrit të asaj kohe, Sokol Olldashi. Ai ishte shumë i apasionuar pas pikturës dhe arkitekturës dhe bëmë një marrëveshje me të që do të vinte ta shikonte Elbasanin kur të vendosej ndriçimi te Kalaja. Kështu ndodhi. Nostalgjia ishte e madhe, por sot nuk flet më njeri për atë nostalgji, por shohin sa shumë turistë vijnë.
Jeni qytetari që keni qeverisur më gjatë Elbasanin. Do doja të dija, cilat janë pengjet dhe çfarë do të donit të bënit në këto muaj që ju kanë ngelur?
Pengje ka shumë. Sepse buxhetet e bashkive dihet që janë shumë të vogla. Në thonjëza e them këtë, se unë kam një fatkeqësi që kam qenë i pari që kam bërë punë dhe bashkitë pasardhëse janë pas meje. Por mbahet mend fundi, jo fillimi. Kam një projekt. Duhen 6 milionë euro që të përfundojë totalisht infrastruktura e qytetit. Pra, kryetari i bashkisë i mandatit të ri të mbjellë vetëm lule. Do ta arrijë? Kjo është pyetja. Dhe ku do t?i gjejë paratë? Jam optimist që do ta arrijë.
Jemi ende 1 vit larg zgjedhjeve vendore. Në qytet lakohen emra të ndryshëm si kandidatë të PS-së dhe pasardhësit tuaj. Cili duhet të jetë profili i kandidatit të ri, nëse ju nuk kandidoni?
Vendi i kryetarit të bashkisë është zgjedhje e partive politike. Tashmë, partitë politike janë bërë zyra. Nuk luajnë më me emra, por bëjnë sondazhe. Si majtas, ashtu edhe djathtas. Kush fiton në sondazhe, ulet në atë karrige. Dëshirat mund të jenë të mëdha, llafet mund të jenë shumë, por janë kot. Bëhen disa sondazhe. Mos të them që sondazhet kanë filluar. Të gjithë partitë nxjerrin forcat e veta që mendojnë ato dhe që kërkon kryetari i partisë që të ketë bashkëpunëtorë. Emrat që lakohen, janë dëshira të atyre që kanë qejf të bëhen.
Por të gjithë emrat që janë lakuar, janë djegur?
Ata djegin vetveten. Luajnë kot. Luajnë blofin. Po nuk doli në sondazh që je fitues dhe konkurrues, nuk ulesh në atë karrige. Nuk të kandidojnë. Harrojeni këtë punë. Do filani apo do fisteku. Ja fusin kot. Dua të kandidoj unë, se kam 1 milion euro, mund të thotë ndonjë. Ik bëj ndonjë punë me ato pare, siç i ke vjedh, ashtu do i ndash.
Keni ju mbështetjen e Kryeministrit dhe Partisë Socialiste?
Unë? Shumë. Unë kam edhe oponencë për çështje të caktuara me qeverinë. Kjo është edhe arsyeja që kam këtë mbështetje. Unë jam i hapur, jam i drejtpërdrejtë. Unë i jam borxhli Partisë Socialiste, pavarësisht nëse e kam justifikuar apo jo. I jam borxhli sepse PS më ka bërë prefekt, më ka kandiduar për deputet dhe për tre mandate më ka kandiduar dhe jam zgjedhur kryetar bashkie. Jam me vulën e asaj partie. Unë, aktualisht, jam bashkëpunëtor i Kryeministrit. Bashkëpunëtor i rregullt dhe i afërt i tij. Dhe do të jem bashkëpunëtor i tij, kjo është dëshira ime, por nuk besoj të mos jetë e tij.
Përse ju në sondazhe jeni përpara PS-së?
Ju thashë edhe më herët. Kush do të më dëgjojë, t?i marrë për recetë, ndërsa kush nuk do t?i pëlqejë, do të zhgënjehet. Kjo është eksperiencë. Qytetari të mat kokën dhe të vendos festën si e ke kokën. Me qytetin dhe qytetarin mos luaj. Po u nise nga ideja që unë kam qejf të bëhem kryetar bashkie se do fitoj 5 lekë, ta harrojë. 22 milionë euro ishte projekti i impiantit të djegies së plehrave. Po ta hedhim në sondazh të gjithë, do të donin ta tenderonin vetë. Unë jo. E lashë ta bëjnë në Tiranë, në ministri.
Do të vrasësh një betejë politike? Merru me detajet teknike...
Është ushtruar dhunë mbi rojen dhe punonjësit e OSHEE-së në...
Vdekja e dy të rinjve në Laç të cilët po nxirrnin skrap nga ...
Sot ishte parashikuar seanca mes Taulant Ballës dhe Lulzim B...
Politika në vend dhe mediat po “ziejnë” nga marrëveshja Shqi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Kuvendi miratoi propozimet e qeverisë për disa ndryshme në l...
Sistemi i drejtësisë është “shkundur” nga korrupsioni dhe kr...
Komisioni i Sigurisë është mbledhur ditën e sotme për të dis...
“Gjatë 1 viti, nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve u menaxhu...
Një çift kanë rënë në pranga, nën akuzën e trafikimit të lën...
Kujtesa nga Prishtina ka rënë në dashuri me një çam nga Para...
Pas anulimit të kërkesës se opozitës për rishqyrtimin e ligj...
Krimet e Rënda kanë vendosur të mbajnë seancën për 3.4 milio...
Gazetari serb Stefan Cvetkoviqi, i cili po heton vrasjen e O...
Petrit Fusha, i njohur në opinionin publik si mbrojtësi i kr...
Ish-këshilltari Juridik i Ministrisë së Brendshme, Erlis Her...
Gazetarja e News 24 Klodiana Lala raporton fakte të reja mbi...
Një nga gjërat që në kodin e pashkruar të veshjes nuk përsht...
Takimi i kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, A...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...