Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Gjyqtari Admir Thanza do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 50.5 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat kryesore rrjedhin nga aktiviteti i bashkëshortes si notere.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza do të përballet më 10 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Seanca dëgjimore është planifikuar të drejtohet nga Brunilda Bekteshi, me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë.
Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin ?Luigj Gurakuqi? në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë ?Justiniani i Parë?. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Admir Thanza nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Admir Thanza zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë.
Në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.
Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë të llogaritur në 27.5 milionë lekë, ndërkohë që llogaritë bankare të familjes Thanza kapin vlerën e 14.8 milionë lekëve.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zotëron gjithashtu 3.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2.3 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare të gjyqtarit Thanza kapin vlerën e 81.3 milionë lekëve për periudhën deklaruese, ku pjesën kryesore të tyre e zënë fitimet si notere të bashkëshortes së tij.
Paga dhe shpërblimet nga funksioni të zotit Thanza zënë 28.5 për qind të të ardhurave totale të familjes, ndërkohë që 12 për qind e tyre ka si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit.
BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z.Thanza, të cilat rezultojnë pa probleme sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Analiza ka identifikuar megjithatë disa ?flamuj të kuq? në deklarimet periodike të gjyqtarit Thanza, njëra prej të cilave lidhet me detyrimet që ai u ka shoqërive të ndërtimit.
Këto detyrime kapin vlerën e 2.6 milionë lekëve, ndërkohë që familja e gjyqtarit rezulton se ka akumuluar kursime në cash në vlerën e 3.9 milionë lekëve deri në fund të vitit 2017.
Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2008 gjyqtari Thanza deklaron një pagesë shtesë ndaj një shoqërie ndërtuese për një apartament me sipërfaqe 69.9 m2, ndonëse apartamenti në fjalë nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.
Një tjetër ?flamur i kuq? i identifikuar nga BIRN lidhet me deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti i bashkëshortes si notere.
Në vitet 2008-2013, gjyqtari Thanza ka deklaruar xhiron vjetore dhe disa shpenzime të pjesshme nga ky aktivitet, ndërkohë që duhej deklaruar fitimi neto.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Numri i personave të vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Tek...
Opozita prej ditësh është ka thënë se tatimet kundrejt bizne...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Pas kërkesës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi është mbedhur ...
Zhytësit në Tajlandë do të rifillojnë operacionin e rreziksh...
Pas inagurimit të impiantit të përpunimit të ujrave të zeza ...
Reshjet rekord të shiut kanë shkaktuar humbjen e jetëve të m...
Ditën e sotme ishte parashikuar që në seancën plenare të vot...
Pas miratimit të Projektligjit për Teatrin , Opozita tha se...
Ka nisur seanca plenare në Kuvend, por opozita nuk ka marrë ...
Ditën e djeshme familja Sadikaj u shua e tëra në aksidentin ...
Në seancën e sotme parlamentare pritet të diskutohet ndryshi...
Qeveria gjermane do të paraqesë brenda këtij viti një ligj e...
Nga Andi Bushati Vendimi i ish-dy herë kryeministrit të PS-s...
Anija e cila ditë më parë u zhduk nga Porti i Durrësit, ka m...
Mesnatën e 7 korrikut disa të shtëna me armë zjarri u regjis...
Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Bradashesh, ...
Linja ajrore “Blu Panorama” jo pak herë është denoncuar nga...
Sikurse ishte paralajmëruar Parlamenti do të mblidhet ditën ...
Prej ditësh Shqipëria është prekur nga një valë tërmetesh, k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...