web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua Lipa për drekë me familjen, ironizon zakonet shqiptare për pagimin e faturës

7 Korrik 2018, 07:35, Lifestyle CNA

Këngëtarja me origjine shqiptare Dua Lipa nuk po di të ndalet me sukseset e saj. Çdo këngë që ajo publikon tashmë kthehet në një hit dhe zë klasifikimet e para në çdo radio në botë. Aktualisht ajo ndodhet në Paris sepse ka qenë e ftuar në një show ku ka shkëlqyer me performancën LIVE por edhe me pamjen e saj.

Siç duket edhe nga fotot e postuara nga vetë këngëtarja ajo shoqërohet nga prindërit e saj por edhe i dashuri Isac Carew . Ata po konsumonin një drekë në një nga lokalet e Parisit dhe Dua në Instastory ka publikuar disa video ku duket babai i saj dhe një nga familjarët që po debatojnë se cili të paguajë faturën tipike kjo e Ballkanasve. Këngëtarja shqiptare nuk e ka lënë ti kalojë ky moment e këtë e ka shkruar edhe në postimin e saj. ?Po grindet kush të paguajë faturën, stili i Ballkanasve?- ka shkruar Dua dhe në fakt ka të drejtë sepse sidomos për ne shqiptarët kjo është diçka e pashmangshme.





Lajmet e fundit nga