Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Mbyll portet dhe zgjidhet problemi. Kjo nuk është aq e lehtë sa besojnë Italia dhe vendet e tjera mesdhetare.
Refuzimi i anijeve të shpëtimit që të ankorojnë në portet evropiane ka shkaktuar indinjatë në radhët e ndihmësve dhe të kishave. Politikanët italianë, francezë, spanjollë dhe maltezë vazhdojnë ndërkohë të debatojnë se kush duhet t’i pranojë njerëzit e shpëtuar nga anijet në rrezik mbytjeje në Detin Mesdhe. Italia hoqi në janar 2018 dorë nga angazhimi i saj për të lejuar të gjithë refugjatët, azilkërkuesit ose emigrantët e “peshkuar” nga Deti Mesdhe në ujërat midis Italisë dhe Libisë. Mandati i operacionit të ri të mbrojtjes së kufijve, Themis, i cili u lansua nga BE-ja në janar, nuk e parashikon më këtë detyrim. Ministri i ri i Brendshëm, i djathti Matteo Salvini, po e zbaton këtë politikë brutalisht. Ai ka njoftuar se ai nuk do të lejojë më asnjë person në rrezik për t’u mbytur që të hyjnë në territorin italian. Njerëzit në bordin e anijeve të shpëtimit që pjesërisht financohen privatisht Salvini i quajti “mish” dhe “ngarkesë”. “Ne jemi zotër të shtëpisë sonë,” shkroi Savini në twitter, duke kërcënuar se “kohët e mira për organizatat e refugjatëve” kanë mbaruar.
Michael Buschheuer-in, themeluesin e organizatës shpëtimtare Sea-Eye nga Regensburg, nuk e habisin deklaratat e Salvinit. “Kjo taktikë po ndiqet prej më shumë se një viti, dhe që nga marsi i vitit 2017, të gjitha qeveritë evropiane po përpiqen t’i pengojnë OJQ-të, t’i heqin disi qafe dhe t’i bllokojnë,” tha Buschheuer për DW-në.
Në Itali madje ndaj ndihmësve u zhvilluan hetime, sepse ata gjoja kanë bashkëpunuar me kontrabandistët në Libi. Një prokuror në Palermo, e mbylli javën e kaluar zyrtarisht hetimin për mungesë provash.
Jo vetëm Evropa
Deri tani marina italiane ka koordinuar të gjitha aksionet e shpëtimit të personave nga anijet në rrezik mbytjeje në Detin Mesdhe. Së bashku me misionet e BE-së “Themis” dhe “Sophia” marina italiane kanë shpëtuar më tepër se gjysmën e refugjatëve në Detin Mesdhe. Ministri i Mbrojtjes, Danilo Toninelli, i cili është përgjegjës për marinën, i kundërshtoi deklaratat e Salvinit. Deri tani nuk ka pasur asnjë procedurë administrative për mbylljen e ndonjë porti, sikurse parashikohet në rast se në ndonjë anije ka të sëmurë me sëmundje infektive ose në raste rreziku terrorist.
Stefan Talom, profesor për të drejtën detare në Universitetin e Bonit, tha për DW-në, se sipas të drejtës ndërkombëtare shtetet janë të detyruara të ofrojnë ndihmë për pasagjerët e anijeve në raste nevoje, p.sh. në rast se janë mbaruar ushqimet në bord ose në raste avarish të tjera. Pradaj Italia, Malta, Franca dhe Spanja duhet t’i lejojnë në raste të tilla anijet që të ankorojnë në portet e tyre. Por se ç’ndodh më tej me pasagjerët, kjo nuk është e rregulluar me ligje ndërkombëtare.
Michael Buschheuer, i organizatës shpëtimtare Sea-Eye, thotë se Italia nuk është vendi i parë që do të mbyllë portet për anijet me refugjatë, madje është i fundit. Shtete të tjera mesdhetare kanë kohë që i kanë mbyllur portet e tyre. Ai kërkon që edhe vendi si Egjipti apo Tunizia të pranojnë refugjatë, ose të paktën t’i furnizojnë ata me ushqime.
Masa frikësuese
Agjencia evropiane për mbrojtjen e kufijve Frontex i ka kritikuar që para një viti organizatat private humanitare si Sea-Eye që shpëtojnë refugjatë që po mbyten në det, se me këtë veprim nxisin dhe favorizojnë kontrabandistët dhe trafikantët. Italia ka rënë dakord me autoritetet dhe krerët e milicëve në Libi që këta t’i pengojnë kundrejt pagesave refugjatët që të marrin anijet drejt Detit Mesdhe. Kjo masë duket se ka treguar efekt, sepse sipas të dhënave të IOM-it numri i refugjatëve që kanë hyrë në Itali përmes Detit Mesdhe ka rënë nga 73.000 gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar në 16.400 në këto gjashtë muaj të parë të këtij viti. Por nga ana tjetër është shtuar numri i refugjatëve që kalojnë nga Afrika në Spanjë.
Rrugës detare nga Libia në Itali janë mbytur këtë vit të paktën 635 vetë. Tani qeveria italiane thotë se në raste avarish detare Libia do të marrë përsipër organizimin e shpëtimit të refugjatëve dhe do t’i kthejë ata në Libi./ DW
Paraditja e sotme pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira...
Të dhjetë klientët më të mëdhenj kanë ulur ekspozimin e tyre...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Në këtë moment është e domosdoshme të mundoheni të sistemoni...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në godinën e ...
Paraditen e sotme, në një nga sallat e Gykatës së Durrësit ë...
Ka përfunduar ndërhyrja në aksin Sukth-Maminas, në drejtimin...
Mbreme Lideri, Ditëziu i jashtëm, Derkuci i toyota-ve dhe sp...
Maxhoranca me vetëm votat e saj arriti të futë në kalendar p...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pri...
Në emisionin “Studio e Hapur” në News24, kreu i LZHK-së Dash...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në godinën e ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në godinën e ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është i ftuar mbrëmjen e sotm...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten Raportin ...
Zëvëndëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka thënë së është bu...
Në seancën e sotme parlamentare të cilësuar si “e jashtëzako...
Ish-deputeti socialist, tashmë kryetari i PBDKSH, Eduart Ndo...
Ashtu si çdo të enjte, u mbajt seanca e radhës parlamentar, ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 131 vite burg në total ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...