Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Avokati Spartak Ngjela vijon akuzat e forta në drejtim të kryeministrit Rama dhe klasës politike në tërësi.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ngjela e identifikon Ramën, si ?pashain shqiptar?, pasi sipas tij ai krahasohet me pashain osman.
Por, Ngjela thekson se ?Hapja e negociatave në 28 qershor midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, rrëzon korrupsionin e karakterit neoosman në Shqipëri.?.
Ndër të tjera, ai thekson se korrpsioni kryeministror është drejt fundit.
?Këtu duhet theksuar se likuidimi i korrupsionit të lartë në Shqipërinë e sotme, është proces. Kurse duhet të vëmë në vëmendje faktin që ky proces, si aktiviteti politik shqiptar i dy vjetëve të fundit, është dominuar nga forca e politikës amerikane. Me anë të kësaj force u mposht e gjithë rezistenca banale Berisha për të votuar të gjitha ligjet që do t’i duheshin procesit, dhe, po me forcë, nuk u lejua kryeministri aktual që të bënte dredhitë e veta sipas marrëveshjes Rama-Basha.?-shkruan Ngjela në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Hapja e negociatave në 28 qershor midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, rrëzon korrupsionin e karakterit neoosman në Shqipëri.
Ka 27 vjet që në Shqipëri sundon koncepti i pashait osman.
Kjo është arsyeja që perëndimorët, që e kanë hetuar në themel tani çështjen e korrupsionit shqiptar, janë tmerruar nga përmasat e këtij korrupsioni.
Le ta shohim më qartë.
I. Kush është pashai shqiptar, dhe si krahasohet ai më pashain osman.
Pashai osman ishte një person i emëruar me ferman të sulltanit për të qeverisur një njësi administrative që osmanët e quanin pashallëk dhe që, si njësi, mund t’i kalonte një milionë banorë.
Kurse pashai i emëruar, duhej të paguante një tarifë te Sulltani për pashallëkun, dhe këtij pastaj i lindte e drejta që të nxirrte edhe fitimin e vet.
Domethënë të rripej populli deri në palcë.
Po sot në Shqipëri?
Edhe sot këtu është krejt e njëjta gjë: kryeministri emëron ministrat dhe iu kërkon tarifën e tij; kurse këta pastaj nxjerrin edhe fitimin e tyre.
Janë të shumtë ministrat e tre kryeministrave Berisha, Meta dhe Rama që tani janë të kapur, dhe jo vetëm kaq, por edhe të identifikuar nga hetimet se sa para i kanë dhënë kryeministrit dhe sa kanë marrë për vete. Madje sot amerikanët i kanë të zbardhura edhe konfliktet e brendshme që kanë ndodhur në lidhje me tarifën kryeministrore.
Ja ky është otomanizmi shqiptar që mund të quhet neoosmanizëm.
Por duhet thënë se në Shqipëri, që nga viti 1925 e deri më sot ka sunduar padishahu (domethënë kryeministrat), dhe pashallarët.
Po, si do t’iu vijë fundi pashallarëve neoosmanë të Shqipërisë?
II. Koha e solli që Ballkani Perëndimor të jetë në këtë kohë një nga qendrat ku është përqëndruar politika e madhe. Këtu spikat një konflikt midis Rusisë, në një krah, dhe Amerikës e Gjermanisë në krahun tjetër.
Pikërisht në këtë konflikt shfaqet fuqishëm sot bota shqiptare e Ballkanit Perëndimor. Në fakt kjo është risia e kohës për vetë fatin e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre të aneksuara nga shtetet sllavë, sepse edhe interesi amerikan edhe interesi gjerman duan të mbështeten dhe do të mbështeten te shqiptarët.
Por, në të njëjtën kohë, të dy shtetet shqiptarë që duhet të jenë në epiqendër të politikës së re, kanë ngërçin e brendshëm, se lidërshipët e tyre kanë rënë në korrupsion.
Gjatë gjithë historisë 106 vjeçare të shtetit shqiptar, korrupsioni i brendshëm ka qenë i lidhur me aneksimit e territoreve shqiptare nga sllavët, dhe kjo natyrshëm spikat edhe sot. Por tendenca korruptive e lidërshipëve të korruptuar shqiptarë, që si rregull kanë ardhur në pushtet nga Beogradi apo edhe nga Athina, korrupsionin apo vjedhjen e brendëshme me anë të qeverisjes, e kanë lidhur me shitjen e interesit kombëtar. Rasti më i freskët ka qenë Marrëveshja e Detit, që Sali Berisha bëri më 2008 me qeverinë greke.
Të njëjtat shenja dallojnë sot edhe në Kosovë si lidhje organike midis korrupsionit të lidërshipëve të caktuara, me shitjen e interesit kombëtar në Beograd.
Në fakt, ky ka qenë vetë esadizmi.
Por, megjithatë epiqendra e korrupsionit shqiptar sot, gjendet në Shqipëri. Sepse ky korrupsion i instaluar në vitin 1997-1998, ka avancuar për të pushtuar të gjithë aktivitetin shoqëror dhe privat në Shqipëri.
Korrupsioni i Tiranës që është në fakt fiks si sistemi neoosman i pashait, të cilin e analizuam më lart, nuk arrin të kuptojë që sot mund të quhet i likuiduar, dhe vijon të rezistojë.
Pyetja që duhet të ngrihet në këtë rast është kjo? Nëse është likuiduar, si është likuiduar korrupsioni kryeministror në Shqipëri?
lll. E pra, pse duhet të quhet i likuiduar që sot korrupsioni kryeministror shqiptar?
Këtu duhet theksuar se likuidimi i korrupsionit të lartë në Shqipërinë e sotme, është proces. Kurse duhet të vëmë në vëmendje faktin që ky proces, si aktiviteti politik shqiptar i dy vjetëve të fundit, është dominuar nga forca e politikës amerikane. Me anë të kësaj force u mposht e gjithë rezistenca banale Berisha për të votuar të gjitha ligjet që do t’i duheshin procesit, dhe, po me forcë, nuk u lejua kryeministri aktual që të bënte dredhitë e veta sipas marrëveshjes Rama-Basha.
Marrëveshjes Rama-Basha kundër reformës, amerikanët i futën si forcë ministrin e Brendshëm Xhafaj. Kjo i tronditi të dyja palët, por që të dyja u varrosën me stisjen e çështjes Babalja, që do të mbetet një turp qesharak i korrupsionit shqiptar.
Kjo është arsyeja që procesi i likuidimit të korrupsionit kryeministror shqiptar Berisha-Rama, që është segmenti i fundit i fenomenit të pashait neoosman në Shqipëri, po vijon të ecë drejt fundit të tij si segment kohor.
Po cili do të jetë aspekti konkret i këtij segmenti kohor përfundimtar në likuidimin e korrupsionit kryeministror të pashallëkut neoosman të Tiranës?
Dy janë ingredientët fillestarë të këtij aspekti konkret: hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, dhe arrestimi i ministrave të korruptuar të qeverisë aktuale dhe të qeverisë Berisha.
Në fakt kjo është arsyeja e pastër që i jep formën përfundimtare procesit që ka nisur në Shqipëri kundër korrupsionit kryeministror. Por gjithçka e merr forcën nga hapja e negociatave, proces ky që u luftua shumë nga korrupsioni shqiptar.
Por ishte pikërisht kjo luftë që duket se e ka sjellë çështjen të ngritur kështu nga perëndimorët: fakti që politika perëndimore është kundër korrupsionit shqiptar, dhe korrupsioni shqiptar është kundër negociatave – negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të hapen më 28 qershor 2018.
Fundi i korrupsionit shqiptar është i sigurt.
Rëndësia e tokave pyjore nuk mund të nënvlerësohet, duke qen...
Pasditen e sotme, Policia arriti të sekuestrojë një makinë q...
Nga 1 qershori i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji “Për tarif...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Për shkak të nervozizmit tuaj mu...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër deklar...
Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, l...
Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në Tiranë.P...
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, du...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër, nga...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë pasdite në...
Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në Tiranë.S...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë pasdite në...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite...
Detaje të rejavijojnë të dalin në dritë nga ngjarja në Durrë...
Më 5 prill 2018, Seksioni i krimit ekonomik dhe financiar, s...
Vijojnë Protestat e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëta...
Pas përfundimit ë votimit për zgjedhjet presidenciale dhe pa...
Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori 3 prova të rej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...