Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Dy drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, përkatësisht Edmond Spaho, i PD-së dhe Petrit Vasili, i LSI-së, nëpërmjet një letre të përbashkët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatat e përsëritura që po legjitimohen në raportet e opozitës, me kreun e Kuvendit.
Fjala është për heqjen e të drejtës së fjalës, që, sipas opozitës:”… është një akt i paprecedentë, që shënon rekord antikushtetues në veprimtarinë e Kuvendit”.
Teksti i letrës merr shkas nga seanca e sotme e Kuvendit, të cilën letërhartuesit e vlerësojnë të mosqenë.
?Votimi për t?i mohuar të drejtën e fjalës opozitës, pa lejuar diskutimin e deputetëve bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra?.
Për këtë sjellje aspak demokratike, Spaho e Vasili bëjnë fajtor maxhorancën dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ja çfarë përmban teksti i plotë i letrës së përbashkët PD-LSI:
“Seanca parlamentare e datës 21.06.2018, shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit shqiptar.
Edhe pse deputetët e opozitës kishin regjistruar në sekretari kërkesën e tyre për të diskutuar për çështjet e përfshira në rendin e ditës, Kryetari i Grupit Palamentar të Partisë Socialiste, pasi njoftoi tërheqjen nga diskutimi të të gjithë deputetëve të mazhorancës, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të ndërpriste diskutimet e deputetëve dhe të kalonte menjëherë në votimin e pikave të rendit të ditës. Një kërkesë e tillë, e padëgjuar kurrë më parë, nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe mohonte të drejtën e deputetëve të opozitës për të diskutuar.
Kryetari i Kuvendit në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, hodhi në votim kërkesën për të ndërprerë diskutimet, e cila u miratua po nga mazhoranca, duke i mohuar kështu të gjithë deputetëve të opozitës të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar në seancë plenare, edhe pse ato nuk ishin tërhequr nga diskutimi.
Ky akt i paprecedentë për Parlamentin Shqiptar, ku hidhet në votim dhe miratohet një propozim për t?i hequr të drejtën e fjalës opozitës, shënon një tjetër rekord të errët dhe antikushtetuese në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. E drejta e fjalës së deputetëve të opozitës, si përfaqësues të popullit, është një e drejtë e pa mohueshme dhe që nuk varet në asnjë rrethanë apo arsye nga vullneti i mazhorancës. Ky akt bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra, pa lejuar diskutimin e deputetëve mbi to, dhe për pasojë seanca plenare duhet të rimblidhet me të njëjtin rend dite.
Nëse mazhoranca, për shkak të numrave në Kuvend, merr vendime se kur duhet të flasë apo nuk duhet të flasë opozita, atëherë akte të tilla shënojnë fundin e parlamentarizimit dhe dhunim më flagrant të demokracisë funksionale në vend.
Ne Kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozitës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë akt të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për dhunimin brutal që Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca i bëri sot të drejtës së opozitës për të folur në Parlamentin e shqiptarëve. Akte të tilla dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, dhe thellojnë edhe më tej klimin e mungesës së bashkëpunimit konstruktiv midis palëve.
Opozita shqiptare nuk do të tolerojë një dhunim të tillë flagantë të të drejtës së vet kushtetuese për të diskutuar në Parlament, si dhe shpreh të gjithë vullnetin e saj për të mos lejuar degradimin e Kuvendit deri në akte të tilla të paprecedentë për demokracinë në vend. E drejta e fjalës është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve në sallën e Kuvendit. Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.
Me respekt,
Kryetar i Grupit Parlamentar PD
Edmond Spaho
Kryetar i Grupit Parlamentar LSI
Petrit Vasili”
Turi i llogaridhënies publike që këtë fundjave pritet të zba...
Sot pasdite, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Gj...
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë shkaktuar një sërë...
Pas projekt-ligjit që pronarët e televizioneve private në ba...
Një biznesmen që aktivitetin e tij e ka të lidhur me Portin ...
Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk n...
Çështja e Kosovës e ka ndarë në dysh skenën politike në Serb...
Violeta Donaj nuk i ka përmbajtur dot lot, ndërsa rrëfeu par...
Ditën e sotme policia e Tepelenës ka gjetur dhe asgjësuar 66...
Në këtë legjislaturë shumica e seancave të Kuvendit kanë për...
Aksidentet rrugore vijojnë të jenë ndër shkaktarët kryesorë ...
Kreu i PD-së, ka lëshuar alarmin se Gjermani nuk do ta mbësh...
Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka fajësuar qeverinë p...
Samiti mes Donald Trump dhe Kim Jong-un ka dhënë rezultatin ...
Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas grekë, babë e bir...
Bashkëshortja e kryeministrit izraelit,Benjamin Netanyahu, S...
Pas publikimit të skandalit “Xhafaj”, Partia Demokratike ka ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Gjatë ditës së sotme Prishtina është përmbytur nga reshjet e...
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kreu i grupit Parla...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...