"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Kur nuk kanë kaluar as dy muaj nga dhënia me koncesion me një afat 20 vjet, e Portit të Limjonit në Sarandë, duket se janë shfaqur edhe pakënaqësitë e para, lidhur me një praktikë që po zbatohet nga konceisonari. Kompanitë kryesore të karburanteve në vend kanë marrë së fundmi një njoftim se për çdo litër karburant që do të fusin në këtë port për të furnizuar jahtet apo kroçerat, sipas kontraktimeve të bëra nga agjencitë turistike, do të paguajnë 0.06 euro për litër.
Të kontaktuar nga ?Monitor? aktorët kryesorë që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve thanë se ky është një precedent tërësisht shqiptar, pasi praktikat ndërkombëtare të menaxhimit të porteve janë të ndryshme. ?Zakonisht në të tilla raste kompania që ka nën menaxhim portin vendos tarifë fikse për shërbimin ndaj klientit që ankoron jahtin apo kroçerën dhe këto shërbime fillojnë nga furnizimi me naftë, ujë, cigare, pije e kështu me radhë. Por kurrsesi nuk mund të ndërhyhet tek çmimi final i produktit. Vetëm kjo 0.06 euro është një rritje prej 8 lekësh në çmimin final të karburantit dhe kjo e heq nga harta Shqipërinë si mundësi për furnizimin me karburant të jahteve dhe kroçerave pasi do të preferohen porte të tjera në Maltë, Itali apo Kroaci të cilët për nga cilësia ? tha përfaqësuesi i njërës prej kompanive kryesore në treg.
Sipas tij ka shumë pak kohë që Shqipëria është kthyer në një ?stacion? për furnizimin me karburant dhe pika e saj e vetme që mund të sillte jahtet apo krocerat për furnizim ishte çmimi disi i lirë. Ndërkohe që cilësia e portit apo shërbimeve të tjera s?kanë të krahasuar me portet e tjera të Mesdheut. ?Le të mos shkojmë tek portet e rajonit, mjaft të shohim portet e tjera të shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve në vend që të kuptojmë se niveli i tarifës që është vendosur është goxha i lartë. La Petrolifera në Vlorë kërkon për shkarkim dhe depozitim 30 ditë 7.5 euro për ton ndërkohë që Romano Port kërkon 4.5 euro ton në shkarkim. Në Portin e Limjonit për 1 ton kostoja shtesë është 72 euro? u shprehën përfaqësues të kompanive të tregtimit të karburaneve në vend.
Sasia e kontraktuar nga agjencitë turistike deri më tani për furnizimin me karburant të jahteve dhe kroçerave është 35 mijë ton çka përkthehet në një fitim prej më shumë se 2.5 milionë euro për kompaninë koncesionare.
Shkresa që njofton kompanitë e karburanteve për këtë tarifë është dërguar nga Homeport Albania një kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 7 maj 2018 me objekt të saj shërbime portuale, furnizim karburantesh, menaxhim marine, shërbime furnizimi të përgjithshme për mjetet detare. Administratori i saj Fatos Demiri i kontaktuar nga ?Monitor? për të marrë disa detaje më shumë u shpreh se kompania është thjesht e nënkontaktuar për menaxhimin.
Porti i Limjonit u dha me 1 euro, do investohen 3.8 milionë euro
Në fund të prillit 2018 me një vendim të veçantë qeveria i kaloi me qira portin e Limjonit në Sarandë kompanisë Concord Investment sh.p.k kundrejt vlerës simbolike prej 1 euro për 20 vjet. Referuar detajeve të dhëna në vendim saktësohet se sipërfaqja dhënë me qira është pjesë e ambienteve të Portit të Limjonit, Sarandë, me nr. pasurie 5/232, zona kadastrale 8641, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2. Të paktën 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë.
Në planin e saj të biznesit kompania koncesionare e ka parashikuar investimet në dy faza me një total prej 3.8 milionë euro.
Faza e parë e investimit përfshin pak më shumë se 58 mijë euro dhe do të realizohet brenda 20 muajsh nga data e fillimit çka korrespondon me fundin e vitit 2019. Kjo vlerë investimi do të konsistojë në vendosjen e 3 depozitave me kapacitet: 2000 tonë për furnizimin e mjeteve me naftë, 100 ton për furnizimin e mjeteve me benzinë dhe 200 tonë për ujë. Ndërtimi i rrugëve për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, blerje makineri e mjete të tjera, mobilimi i zyrave për fillimin e punës.
Në fazën e dytë është parashikuar pjesa më e madhe e investimit me një vlerë rreth 3.3 milionë euro. Punimet pritet të zgjasin 44 muaj dhe mbylla e tyre mendohet të jetë diku rreth fundit të vitit 2021. Kjo fazë konsiston në vënien e plotë në shfrytëzim të kantierit detar, me të gjithë infrastrukturën moderne përkatëse për pritjen e mjeteve detare, pasagjerë e mallra. Ndër të tjera punimet përfshijnë ndërtimin e kalatës së re, ndërtimi i kapanonit të kantierit, blerje e pjesës teknike (mjete shkarkuese), zhvillimi në gjatësi i rrugëve, krijimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, parkimi të hapur, sistemi zjarrfikës, sistemi ndriçimi dhe sinjalizimi, ndërtimi i kullës së kontrollit ndërtimi i sipërfaqeve për shërbime civile, ndërtimi i ofiçinës së servisit. Numri i të punësuarve parashikohet të jetë rreth 30 në dy faza./ Monitor
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo ditë do ju lejojë që të ndry...
Në vazhdën e reagimeve pas arritjes së akordit mes Maqedonis...
Pas arritjes së akordit mes kryeministrit të Maqedonisë Zora...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, është sulmuar mbrëmjen e sotm...
Pas lajmeve se mes Maqedonisë dhe Greqisë është arritur dako...
Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të brendshëm d...
Artisti i merituar, “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi, ishte ...
Gazetari i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në “360 Gradë” në O...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tira...
Artisti i merituar, “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi, është ...
Artisti i Popullit Robert Ndrenika në një lidhje telefonike ...
Arritja e marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë,...
Zhveshja nga mandati i deputetit të Saimir Tahirit pasoi me ...
Gazetari njohur Blendi Fevziu, ishte i ftuar në emisionin “3...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku...
Policia ka arritur të vërë në pranga një 30-vjeçar nga Kukës...
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë votuar kund...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka festuar ditë...
Shtëpi të shtrenjta, vetura luksoze, aksione në kompani bre...
27-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste e ka uruar ed...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...