Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Një ish-drejtues dhe politikan i Partisë Socialiste, një kryeredaktor dhe drejtues i rëndësishëm i medieve në vend në vitet ’97-’98. Më pas një nga mbështetësit kryesorë të Edi Ramës, ish-deputet i qarkut të Korçës. Më tej shkon deputet në Elbasan, ndahet nga Edi Rama dhe më pas bëhet themelues i një partie të vogël që nuk mundi të nxjerrë dot një deputet. Ky është Ben Blushi drejtuesi aktual i ?Top Channel?.
Prentendoi dhe u shpall si njeriu që do të bënte revolucion në ?Top Channel?, por në fakt i vetmi revolucion ishte nxjerrja e Fiks-Fare dhe Filip Çakulit me vetë financim. Ndoshta të vetmit emision me audiencë, me të ardhura dhe fitime që kishte ?Top Channel?. Por reforma e Ben Blushit shkoi dhe te një thashathemnajë, vajtja e Blendi Fevziut në Top, por dhe ajo nuk ndodhi. Gjithçka duket të jetë vetëm një shoë.
Ben Blushi po e përdor ish-ekranin ikonë dhe më të madh dikur në vend për inatet e tij personale, ose për inatet e pronares në minorancë Vjollca Hoxha. Ai e përdor për inatet e tij sepse po ta shohësh ?Top Channel-in? thuajse është bërë qesharak. Çdo ditë merret me AKU-në, Ministrinë e Bujqësisë, pra Niko Peleshin, a thua se problemi më i madh në Shqipëri është Minisria e Bujqësisë.
Ai nuk flet për koncesionet, për PPP-të, për Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, kryeministrin Rama, por shkon dhe merret me bujqësinë dhe kjo ka një përgjigje. Niko Peleshi është një nga njerëzit e afruar në Partinë Socialiste nga Fatos Nano dhe Ben Blushi, kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë. Më pas Peleshi u bë Zëvendëskryeministër dhe Ministër Bujqësie, kurse Beni iku nga partia. U zu me Edi Ramën dhe nuk mori dot asnjë deputet.
Tashmë ashtu siç bënte me ?Librën? e tij po kërkon të bëjë dhe ?Top Channel-in? duke nxjerrë inatet personale. Në fakt jo vetëm të tijat. Janë dhe inatet apo interesat e Vjollës në lidhje me gjyqin që ka për aksionet. Po të shohim kohët e fundit ?Top Channel? është bërë shumë agresiv ndaj disa faktorëve në gjykatë.
Në qoftë se do të ishte një betejë e Top Channel me drejtësinë të gjithë do ta mbështesnin, por ajo që bie në sy është loja meskine, takimet e Ben Blushit me gjyqtarë të caktuar, sulmet ndaj disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi në këtë institucion pritet të shqyrtohet dhe të jepet vendimi në lidhje me aksionet e ?Top Channel?, ku dy aksionerët kryesorë Albert Sina dhe Aurel Baçi kanë rreth 60% të pronësisë së kësaj medieje.
Por Blushi ashtu si me ?Librën?, po sillet dhe me Top Channel. Do ta marrë dhe do ta përdorë e më pas do ta hedhë. Tani po e përdor për interesa personale, ndoshta më kryesori që ka ai me Niko Peleshin. Kaq inat e paska pasur sa ende nuk e harron. Nuk i del e keqja Ben Blushit, që nuk u bë dot as Ministër dhe as Zëvendëskryeministër. E më pas që të justifikojë inatin e vet, i fut edhe një sulm ndaj gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe pastaj kazani pasi ka zjerë mirë e mirë të shohim çfarë do të sjellë dita e nesërme.
E në fakt pa asnjë mëdyshje ?Top Channel? duket si kazani që zien e zien, por mesa duket është djegur dhe rakia e tij nuk pihet më. Këtë e tregon audienca, e tregojnë emisionet, e tregojnë edhe inatet personale të Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës. /CNA.al
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka rea...
Pasuria e familjes së Lulzim Bashës sa vjen dhe shtohet.Pas ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka festuar sot ...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se i bash...
Republika e Maqedonisë Veriore është emri për të cilin kanë ...
Një ngjarje e rëdnë raportohet të ketë ndodhur në Paris, ku ...
Partia Socialiste feston sot ditëlindjen e saj, e për këtë k...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Qeverisë Harad...
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qytetin e Durrës...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj të...
Në ora 15:12 minuta te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë, ...
12 qeshori, është një ditë e shënuar për kreun e Partisë Dem...
Pas marrëveshjes së firmosur nga presidenti i SHBA-ve, Donal...
Detaje të reja dalin në dritë ditë pas dite për krimin në “D...
Pas marrëveshjes së firmosur nga presidenti i SHBA-ve, Donal...
Arta Marku e kritikoi paraardhësin e saj Adriatik Llalla për...
Sikur sot shqiptarët t’i ftoje në një referendum mbi prishje...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kry...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kryeministri Berisha vijon publikimin e denoncimeve ndaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...