web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një “Don Zhuan” në krye të Gjykatës së Fierit?/ Roland Jaupaj “noton” në pasuri

4 Qershor 2018, 10:11, Aktualitet CNA

Të korruptuarit e sistemit të drejtësisë bëjnë mirë që tremben nga Vettingu. Jo vetëm Vetting por edhe burgu duhet siguruar për ta.

Mjafton të shikosh pasurinë që ata kanë deklaruar, dhe nuk është e vështirë të përcaktosh emrat që do të bien në Vetting.

Njëherësh me procesin e Vettingut CNA.al do të vijojë publikimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa harruar këtu të përmendim dhe anën profesionale të tyre ndër vite.

Në vitin 2014, në krye të Gjykatës së Fierit, është emëruar Roland Jaupaj.

Kujtojmë se në vitin  2009 gjyqtari Jaupaj është bërë objekt sherri. Ai është përfshirë në një incident me shtetasin Arjan Kokevelaj.

Ky i fundit e ka qëlluar gjyqtarin Jaupaj me pretendimin se i ka ngacmuar bashkëshortes, ndërkohë që policia në atë kohë, e quajti ngjarje me motive banale.

?E qëllova, pasi dyshova se më ngacmoi gruan në rrugë me borinë e makinës?, ka thënë Arjan Kokevelaj, pasi është arrestuar.

Por, mediat raportuan se gjyqtari Roland Jaupaj, gjatë denoncimit të kryer në polici, e ka lidhur ngjarjen me statusin që gëzon, atë të gjyqtarit.

Ndërsa në vitin 2015, për kryetarin e Gjykatës së Fierit u raportua në media  se përmes manipulimit të shortit elektronik ka marrë për vete çështje që kanë të bëjnë me dëmshpërblime të shumave të mëdha.

Bëhej fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me akt-padi kundër OSHEE-së.

Historia është, se qytetarët kanë bërë disa akt-padi deri sa çështja e tyre i bie në dorë gjyqtarit që ata duan. Mirëpo, kjo thuhet se përbën  shkelje të shortit elektronik. Madje për këto raste abuzive, mësohet se OSHEE ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Gjykatës të Fierit Roland Jaupaj.

Ky i fundit ka refuzuar më herët të përgjigjet për mediat, madje raportohet se ka lajmëruar policinë  për të nxjerrë  jashtë gazetarët.

Për këto shkelje, Ministria e Drejtësisë ka nisur hetimet, por kurrë nuk ka pasur ndonjë ndëshkim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Kjo është ana profesionale, ndërsa sa i përket anës pasurore, kryegjyqtari Roland Jaupaj, të jep përshtypjen se edhe vetë duket se e ka të vështirë të numërojë llogaritë bankare që ka hapur dhe mbyllur në emër të tij dhe të bashkëshortes.

Nuk është hera e parë që haset një skemë e tillë në pasuritë e deklaruara nga gjyqtarët dhe prokurorët, por është komisioni i Vettingut që do të hedhë dritë nëse kemi të bëjmë me një skemë manipulimi apo jo.

 Pasuria e deklaruar nga kryegjyqtari Roland Jaupaj

 

Shtim depozite në llogarinë hapur  me datë 25.08.2014-2017, nga përfitimi i interesave për depozitën prej 900.000 lekë, duke shkuar shuma në total – 991.883 lekë.

Shtim depozitë – Interes bankar i përfituar ne gusht 2017, nga depozita prej 1.083.000 lekë, për vitin e dytë të depozitës. Shuma në total, 32.228 lekë.

Pakësim/Mbyllje e depozitës me datë 31.08.20I7, duke tërhequr shumën me gjithë interesin e përfituar në total – 991.883 lekë.

Pakësim i depozitës, duke tërhequr/zbritur nga shuma e depozitës + interesat e 2 viteve, shumën 600.000 lekë.

Pakësim/Mbyllje e depozitës së shumës së mbetur prej depozitës + interes dt.31.08.2015-2017, pas tërheqjes së shumës prei 600.000 lekë.  Shuma që ka mbetur është në shumën 545.488 lekë.

Depozitë e re me afat 4 vjet, e hapur me datë 31.08.2017, me shumën e mbetur nga depozita e mëparshme + interesat,  datë 31.08.2015-2017 e mbyllur, pjesa e mbetur pas tërheqjes së shumës prej 600.000 lekë. Shuma e mbetur 545.488 lekë.

Depozitë e re, shtim depozite, me afat 5 vjet, e hapur me datë 31.08.2017, me të ardhura nga përfitimi. Tërheqja e shumës prej 991.883 lekë. Një pjesë e shumës prej 600.000 lekë tërhequr nga depozita  dt.31.08.2015-2017. Shuma e mbetur është 1.300.000  lekë.

Pagesë e kryer nga Shkolla e Magjistraturës për punën e kryer si Ekspert/Lehtësues në trajnim, më shumën 31.948 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse së pagës me burim nga paga e shpërblimet si gjyqtar, ekspert/lehtësues në trajnime, të krijuara si rezultat i mostërheqjes deri në datë 31.12.2017. Shuma është 1.031.821 lekë.

Mbyllje e llogarisë rrjedhëse në funksion të depozitës me afat 2 vjet, datë 31.08.2015-31.08.2017 .

Shtim i gjendjes së të ardhurave kesh me 100.000 lekë për vitin 2017, burimi i krijuar nga kursimet si rezultat i të ardhurave nga paga si gjyqtar, një pjesë nga shumat e tërhequra nga llogaritë bankare duke arritur gjendja nga 1.100.000 lekë në 31.12.2016, në 1.200.000 lekë me datë 31.12.2017.  Shuma e shtuar është 100.000 lekë, duke arritur gjendja nga 1.100.000 lekë në 1.200.000 lekë.

Paga dhe shpërblimet si Gjyqtar/Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për periudhen 01.01.2017-31.12.2017 , në shumën 1.196.130 lekë.

Dietë-Kryerje pagese për përdorim numër telefonik si përfitim diete si Kryetar Gjykate per vitin 2017, në shumën 60.400 lekë.

Pasuria e bashkëshortes

Shtim i depozitës-Interes bankar i përfituar për vitin e dytë të depozitës me datë 31.08.2017, nga depozita prej 1.482.900 lekë. Shuam e shtuar në vlerën 44.116 lekë.

Pakësim/Mbyllje e depozitës së shumës së mbetur prej 927.016 lekë.

Mbyllje  e llogarisë rrjedhëse, me 1.000 lekë.

Depozitë e hapur  me afat 4 vjet me dt.31.08.2017 me te ardhurat e depozitës së mëparshme datë 31.08.2015-2017,  pas përfitimit të interesit e tërheqjes së shumës prej 600.000 lekë nga depozita. Shuma 927.016 lekë.

Shtim i depozitës-Interes bankar i përfituar me datë 18.01.2017, nga depozita prej 783.387 lekë, duke shkuar në vlerën 800.080 lekë me gjithë interes. Shuma e shtuar është 16.693 lekë.

Pakësim/Mbyllje depozite me datë 18.01.2017 e krijuar me te ardhurat nga depozita e mëparshme prej 783.387 lekq + interesin prej 16.693 leke, e cila mbyllet, duke u hapur depozita e re me pas. Shuma është 800.080 lekë.

Depozite e re me afat 2 vjet datë 18.01.2017-18.01.2019 e krijuar me të ardhurat nga depozita e mëparshme prej 800.080 lekë, e cila u mbyll, duke u hapur depozita e re.

Depozitë e re, e hapu me afat 5 vjet me datë 31.08.2017 me të ardhurat prej 600.000 leke tërhequr nga depozita  e mëparshme, ndërsa pjesa tjetër nga lekët kesh të mbetura pas datës 31.12.2016 dhe një pjesë nga të ardhurat nga paga të tërhequra në 2017.  Shuma është 900.000 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të Renata Jaupaj në llogarinë në të cilën derdhet paga si Mjeke Familje në Qendrën Shëndetësore Lagjja  ?Liri? në Fier,te krijuara si rezultat i mostërheqjes së një pjese të pagës, gjendja ne dt.31.12.2017. Shuma është 856.711  lekë.

Pakësimi/Tërheqje e të ardhurave në llogarinë rrjedhëse 560.000 lekë, ku hidhen paga e shpërblimet, në vitin 2017.

Pakësim i gjendies kesh, burimi ?kursime në vite nga të ardhurat nga paga e shpërblimet si mjeke, tërheqjet e interesave nga depozitat bankare me 100.000 lekë, duke u pakësuar gjendja nga 200.000 lekë me datë 31.12.2016, në 100.000 lek ne dt.31.12.2017.

Të ardhurat nga paga e shpërblimet e punës si Mjeke e Lgj ?Liri?.Fier, gjatë vitit 2017, të derdhura në llogari rrjedhëse në emër të Renata Jaupaj në shumën 667 807 lekë.

Shtim i depozitës  i përfituar për vitin e dytë të depozites me  datë 31.08.2017, nga depozita prej 1.482.900 lekë, me afat 31.08.2015-31.08.2017. Shuma është 44.116 lekë.

Shtim i depozitës-Interes bankar i përfituar prej depozitës me  datë 18.01.2017, nga depozita prej 783.387 lekë./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga