‘S’ke faj që s’je përgatitur’, Ilva Tare flet për herë të parë për sherrin me Ramën
Dy vite më parë i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, kryemini...
Nga Barbara WESEL
– Do të ishte çudi po të mos rezultojë kryeministri i ri një marionetë në duart e dy kryetarëve të partive Lega dhe Lëvizjes Pesë-Yjet. Sepse profesori i panjohur i lëndëve juridike nuk ka rrënjë as te Lega, as te Pesë-Yjet, pushtetin ai e ka vetëm të marrë hua. Giuseppe Conte është destinuar që të jetë një figurë e dobët – një kryeministër, të cilit i duhet të telefonojë më parë në dy qendra të partive, përpara se t’u premtojë gjë kolegëve Merkel dhe Macron.
Kjo qeveri përbëhet nga fillestarë – me përjashtim të ministrit të ri të Jashtëm. Kjo i jep asaj në sytë e zgjedhësve edhe më shumë besueshmëri, sepse bën pjesë në standardet e populistëve, që të shajnë e mallkojnë të ashtuquajturat establishmente.
Programi i kësaj martese midis dy partive krejt të papajtueshme ideologjikisht me njëra-tjetrën, konsiston para së gjithash në dhurata të papagueshme për zgjedhësit. Dhe ata janë kaq të etur për ndryshime, për njerëz të rinj në politikë, sa kanë harruar se si bëhet llogari. Sepse taksa e sheshtë, me të cilën do t’i lumturojë mbështetësit e tij udhëheqësi i Lega-s Matteo Salvini do t’i kushtojë shtetit miliarda dhe do të sjellë fitime vetëm për të ardhura që prej 30.000 euro. Por njerëzit me të ardhura të pakta, ata të cilët votuan në radhë të parë për populistët, do të jenë në një pozitë më të keqe se më parë.
Ndërsa e ardhura bazë, të cilën ia ka premtuar Lëvizja Pesë Yje jugut të varfër, në fakt zëvendëson sigurimin social, që mungon prej dekadash në Itali. Për fat të keq shteti për këtë nuk i ka aktualisht paratë dhe vrimat gjigande, të cilat do t’i japin në buxhet të dyja projektet, nuk mbushen duke marrë vetëm ca borxhe.
Në përgjithësi ideja bazë ekonomike e kësaj qeverie është shumë e diskutueshme: që Italia do të dalë nga borxhet, duke shpenzuar më shumë para. Janë një grusht ekspertësh që përfaqësojnë pikërisht këtë doktrinë. Por meqenëse Donald Trumpi po e çon aktualisht në humnerë koniunkturën globale, nuk mund të parashikosh se si do t’i shpëtojë Italia kësaj vorbulle thithëse negative.
Në Bashkimin Evropian ende pa u kapërcyer mirë kriza e Greqisë, po afrohet kriza tjetër, më serioze për eurozonën. Ekonomikisht Italia është dhjetë herë më e madhe se fqinji i vogël në jug. Nëse Roma do të ecte drejt një falimentimi shtetëror, kolapsi në tregun financiar mund të merrte me vetë për poshtë të gjithë monedhën e përbashkët.
Ende nuk dihet se sa nga premtimet e pafinancueshme do të zbatojnë të rinjtë në Itali. Por gjithsesi Brukseli ka para vetes kohë të paqeta, sepse qeveria Conte do të kërkojë leje për të hyrë në borxhe pa u shqetësuar. Por këtë leje BE nuk mund t’ia japë, përplasja është e programuar.
Edhe përtej kësaj, nuk do të ketë gjë tjetër veçse grindjes me këta italianë. Shprehjet e shefit të Legas, Salvini për ndarjen racore në tramvaje tregojnë mendësinë e tij ekstremiste të djathtë, raciste. Nëse si ministër i Brendshëm ai do t’i çojë emigrantët në kampe, në Itali do të shpërthejë një luftë e ashpër për të drejtat e njeriut.
Edhe një gjë: populistët në Romë u mbushin mendjen njerëzve se fajin për krizën e Italisë e ka Gjermania. Ky është një budallallëk dashakeq. Mesatarja statistikore e mirëqënies për frymë në Itali është më e lartë se në Gjermani. Por fqinjët kanë një problem të madh të shpërndarjes. Shikoni veten tuaj, të dashur italianë, dhe mos ua hidhni të tjerëve kaosin, korrupsionin, punët shkel e shko, zhvatjet dhe të tjerat që e paralizojnë këtë vend të bukur. Dhe pavarësisht nga kjo ajo që ka rëndësi: Avanti dilettanti!/DW- titulli vjen i redaktuar nga CNA.al/
Dy vite më parë i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares, kryemini...
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të ...
Vijimin e fatit të mëtejshëm të emrit të Maqedonisë tashmë a...
“Me bashkëshortin tim kam kontaktuar më 27 nëntor 1993. Më 2...
Nga Ilir LevonjaNjë populli të thjeshtë, a një magazinjeri n...
Pas turit të ‘Llogaridhënies’ në Elbasan, Cërrik dhe Belsh, ...
Pas bashkëbisedimit që kryeministri Rama ka zhvilluar ditën ...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me incidentin në Bel...
Marrëveshja eventuale mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështje...
Efektivët e Komisariatit të Policisë së Korçës që akuzohen n...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kos...
Pretendimi i opozitës ditët e fundit se policia ka survejuar...
Lideri socialist Pedro Sanchez, është betuar si kryeministër...
Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi n...
SHBA ka vendosur veton ndaj projekt rezolutës së Këshillit t...
Aktori i madh i skenës shqiptare Bujar Asqeriu ka qenë i ftu...
Azem Elmaz është shqiptari që është bërë i famshëm në Austra...
Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kun...
Aktori i njohur, Bujar Asqeriu ka komentuar sot deklaratën e...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një ligjërate para...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...