web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me armë, drogë dhe dylbi në makinë/ Kush është i riu i arrestuar në Vlorë

30 Maj 2018, 12:01, Kronika CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, që udhëtonte me armë të mbushur, e me dylbi në makinë, ndërkohe qe shoku i tij, ka mundur te përfitojë nga errësira në kohen e ndërhyrjes së policisë dhe ia ka mbathur.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Erjon Malaj, 28 vjeç dhe ka shpallur në kerkim shtetasin E.K 37 vjeç.

Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë, një palë dylbi, dhe 40.8 kg kanabis.

Njoftimi i plotë:  

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, për identifikimin e kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e policisë Vlorë kanë finalizuar operacionin policor të koduar ?Autostrada?.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip ?Peugeot?, (ku udhëtonin të dy shtetasit), ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë,
40.8 kg lëndë narkotike kanabisi
2 automjete tip BMW e Peugeot dhe 1 palë dylbi.

Materialet hetimore do t?i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ?Prodhim shitja e narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, parashikuar nga neni 283 dhe 278 të Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga