web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Puthje të zjarrtë në mes të lokalit, Roza Lati zbulon më në fund të dashurin

25 Maj 2018, 08:40, Lifestyle CNA

Roza Lati i thotë gjëra kur do dhe si i do, pa u stepur nga mendimi i të tjerëve. Pavarësisht se është prej vitesh pjesë e ekranit shqiptar, gjithmonë ka qenë e tërhequr për të treguar detaje nga jeta private.

Pak kohë më parë moderatorja u shpreh publikisht se është në lidhje me një mashkull, por pa treguar më shumë për të.

Por mbrëmjen e djeshme Roza Lati publikoi një video duke shkëmbyer një puthje plot pasion me një mashkull, të cilin ajo e quan të dashur.

Çifti duket se është në ambientet e një lokali duke darkuar teksa në fokus është xhiruar një puthje e zjarrtë, ndërsa Roza shkruan: ?F*ck what they say? ( Në djall çfarë thonë ata).





Lajmet e fundit nga