web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arratisja e Mikel Kasës/ Shoqërohen tre punonjësit e policisë

23 Maj 2018, 11:25, Kronika CNA

Pas arratisjes së 28-vjecarit Mikel Kasa nga Gjykata e Vlorës, Prokuroria ka nisur hetimet për çështjen, ndërsa janë ndaluar tre punonjësit e policisë së burgjeve të cilët kishin për detyrë shoqërimin e Mikel Kasës.

Mikel Kasa u arratis pak pasi u njoh me masën e dënimit me 5 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3 vite e 4 muaj për akuzën e rrëmbimit të personit,

?Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa. Hetimet kanë filluar nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm.

Janë shoqëruar tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre?- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës.





Lajmet e fundit nga