web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarmon kryegjyqtari i Vlorës/ Punonjësit e drejtësisë në rrezik për jetën

23 Maj 2018, 10:12, Kronika CNA

Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ka reaguar pas arratisjes se Mikel Kasës, nga ambjentet e këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat, Skënder Haluci ka ngritur alarmin për nivelin e sigurisë në këtë Gjykatë, ndërsa tha se i arratisuri ka përshkruar të gjitha korridoret.

Haluci tha se ata nuk tërhiqen nga zbatimi i ligjit nga asnjë lloj presioni, por i kërkoi autoriteteve të garantojnë sigurinë e jetës së gjyqtarëve.

Ndërsa në lidhje me arratisjen e sotme, ai tha se Mikel Kasa është arratisur në momentin që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.

Sipas tij, Gjykata e Vlorës është jashtë çdo parametri sigurie.





Lajmet e fundit nga