Skandalet e njëpasnjëshme/ Qeveria “Rama” drejt rrëzimit?
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se sjelljet...
Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilësuar si më të suksesshmin në historinë e zyrës bavareze të krimeve.
Të paktën kështu u shpreh shefi i kësaj zyre, Robert Heimberger, gjatë një konference që u mbajt të mërkurën, pasi u zbulua një magazinë bananesh, brenda të cilave ishte fshehur një sasi kokainë me vlerë tregu prej rreth 400 milionë lekësh. Gjatë kohës së hetimit, rreth 500 policë dhe zyrtarë doganorë ishin përfshirë në mbarë Gjermaninë, derisa u zbulua i gjithë rrjeti.
Në qendër të hetimit ishte grupi i 8 hetuesve në Mynih. Drejtori policor për krimet, Jorg Beyser, përshkruan se si hetuesit ranë në gjurmët e trafikantëve të drogës. Sipas tij, hetimi nisi vjeshtën e vitit të kaluar, me dy ngjarje që në pamje të parë dukeshin sikur nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.
Në një sallë jofunksionale u zbuluan qindra- mijëra banane. Më vonë, nga data 22- 23 shtator 2017, punonjësit e 10 marketeve të qytetit Reëe, në juglindje të Bavarisë, u shtangën teksa hapnin kutitë e bananeve. Mes frutave u gjetën edhe kokainë, në pako një kilogramëshe, e menjëherë u njoftua Policia.
Pakot e kokainës ishin fshehur në kutitë e bananeve në Ekuador dhe kishin mbërritur me anije në portin e Hamburgut. Prej andej, kutitë e bananeve ishin transportuar kudo në Gjermani me kamionë.
Në Hamburg dhe Hanover, në fund të prillit forcat speciale arrestuan 9 të dyshuar, e pak më vonë edhe 3 të tjerë, shumica shqiptarë. Atyre iu sekuestruan 180 kg kokainë, 30 mijë euro dhe dy armë. Në përfundim të operacionit u arrestuan 21 persona, 13 prej të cilëve shtetas shqiptarë, që kishin rolin kryesor në rrjetin e trafikut të kokainës, shkruan Panorama.
Dosja hetimore
Në dosjen e hetuesve gjermanë, ndër shumë prova të siguruara për implikimin e 13 shqiptarëve dhe 3 bashkëpunëtorëve të tyre, shtetas të huaj, Policia bavareze thotë se dispononin edhe gjurmë AND-je, në provat e sekuestruara gjatë operacionit. Sipas hetuesve, disa nga 13 shqiptarët e arrestuar udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë që ndodhet në Hamburg e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga Policia.
Dy prej të arrestuarve mësohet se kanë marrë nga magazinat rreth 180 kg kokainë, duke e ngarkuar në një automjet ?Opel Vivaro?. Kjo makinë drejtohej nga Mevlan Beca dhe Granit Bajrami.
Gjatë hetimeve është dokumentuar përfshirja e shtetasve Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami dhe persona të tjerë deri tani të paidentifikuar, në trafikimin e një ngarkese nga Ekuadori.
Një nga të dyshuarit, Dario Lame, mendohet se kishte rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider të Hamburgut për takime konspirative të anëtarëve të bandës. Ndërsa shtetasi Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e kokainës nga magazinat e gomave.
I arrestuari Agim Zeka kishte një rol parësor, pasi ishte i punësuar në kompaninë që ndodhet në Hamburg e për këtë arsye ai kishte akses në sistemin e hyrjes dhe daljes së mallrave.
1.Orneo Margjeka
2. Emiljan Hysenaj
3. Dashamir Ndoj
4. Dario Lame
5. Ervin Llusha
6. Izmir Lami
7. Dolan Kocani
8. Agim Zeka
9. Marjan Tola
10. Mevlan Beca
11. Granit Bajrami
12. Artan Mehmeti
13. Blerim Cakraj
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se sjelljet...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Qetësi e plotë do jetë gjatë gji...
Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërë...
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dh...
DASHI 21. mars – 20. prill E hëna do të nisë e qetë. Sa i p...
Një aksident u raportua mbrëmjen e sotme të ketë ndodhur në ...
Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e so...
Në operacionet kundër mafias në qarkun Diyarbakır të Turqisë...
Një tjetër denoncim është bërë publik sot nga ish-kryeminist...
Kosova dhe Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak inv...
Një 29-vjeçar nga Vlora, rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. A...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot, rreth or...
Greqia ka refuzuar propozimin e ri të emrit të Maqedonisë, “...
Emrin “Delfini i Zi” burgu e ka marrë nga një delfin i zi pr...
Gazetari i njohur Sokol Balla ka nisur aventurën e re radiof...
Opozita ka paralajmëruar një protestë kundër qeverisë Rama 2...
Emrat e lenë deri më tash në harresë “Maqedonia e Epërme” dh...
Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme, si p...
Vrasja e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, gr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...