“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Fiks Fare ka vijuar të premten denoncimin me fakte të reja për gjuetinë e paligjshme, ku pas faktimit të shkeljes së moratoriumit për kafshët e egra, ka zbuluar se kafshët e vrara serviren në shumë restorante në zona të ndryshme të vendit dhe autoritet nuk shqetësohet sesi sigurohen ato nga bizneset.
Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan në disa zona të Shqipërisë nga veriu në jug, ku verifikuan nëse restorantet shërbenin kafshë të egra dhe pyetën se ku i merrnin ato, duke qenë se që prej vitit 2014 është vendosur moratoriumi i gjuetisë, që ka afatin deri në vitin 2021.
Fillimisht, bashkëpunëtoret e Fiks Fare shkuan në Kolonjë, ku kamerieri i një i restoranti tregon se aty nuk mungojnë kafshët e egra, që janë vrarë në mënyrë të paligjshme, duke filluar që nga derri i egër, dhia e egër dhe lepur i egër. Por, gjatë bisedës, ai shpjegon se kush i porosit duhet të presë rreth një orë, pasi kafshët e egra nuk i mban në restorant, pasi janë vetëm me porosi. Ndërkohë, ai tregon edhe çmimet, ku 1 kg derr i egër kushton 2200 lekë të reja, ndërsa 1 kg lepur i egër kushton 6500 lekë të reja.
Por, kjo nuk është e vetmja zonë, ku shiten kafshët e egra. Gazetarët e Fiksit, gjetën restorante që shërbejnë kafshë të egra dhe shpendë edhe në Papër të Elbasanit, pavarësisht se me ligj nuk lejohet gjuetia e tyre. Madje, lokalin ku shërbeheshin kafshë të egra dhe shpendë, njihej edhe nga banorët e zonës, por siç duket, vetëm zyrtarët të cilët merren me mbrojtjen florës, nuk e dinin dhe nuk pyetur ndonjëherë sesi sigurohen ato. Gjatë një bisede me Fiksin, pronari i restorantit tha se aty mund të gjeje rosë të egër, patë të egër dhe mish sorkadheje. Madje, ai tregon mishin e sorkadhes që është gati për shërbim, ndërkohë që të shpjegon se klientelën kryesisht e ka nga Tirana.
Sa i përket shpendëve, e njëjta situatë vihet re edhe në restorantet e rrethit të Lezhës, e cila njihet për rezervatin e gjuetisë në zonën e Kune-Vainit, që ka shumëllojshmëri shpendësh. Pronari i një restoranti në Kune tregoi në Fiks Fare se me ditë ka rosa, ndërsa në Ishull-Shëngjin, situata është edhe më kritike. Që nga punonjësi i shërbimit pyjor në hyrje të rezervatit pranohet se kryhet gjueti, por sipas tij, vjedhurazi. Ai shpjegon s është një banor i zonës që shet rosa. Ndërsa pronari i një lokali dhe kamerierët krenohen me shpendët që kanë vrarë, duke shpjeguar edhe një shpend, të njohur si ?kryekuq?. Ndërsa në një tjetër lokal në të njëjtën zonë kamerieri rrëfen për bashkëpunëtorët e Fiksit se shpendi i egër është super. Ai thotë se zakonisht vritet nga shtatori, ndërkohë që tregon se rosa bëhet për 20 minuta. Një nga kamerierët i tregon Fiksit edhe rosën e egër, duke i thënë se atë mëngjes e kanë vrarë. Pronari i tregon edhe fotot që kanë vrarë shpendët. Madje, ai thotë se i vret edhe vetë dhe del shpesh të gjuajë bashkë me babanë e vet. Fiksi shkon edhe në Tale të Lezhës, ku bisedon me një gjuetar. Ai thotë se ka shitur tre rosa.
Pra pavarësisht se gjuetia është e ndaluar deri në vitin 2021 me moratorium, kjo nuk i ka ndaluar gjuetarët për të zhvilluar aktivitetin e tyre të paligjshëm. Fiks Fare e faktoi këtë si nga bisedat me gjuetarët, ashtu edhe me pronarët dhe stafet e restoranteve të ndryshme në vend, të cilët vrasin dhe shesin shpendë dhe kafshë të egra, ndërkohë që asnjë autoritet nuk ndërhyn për të ndaluar masakrën që po i bëhet Shqipërisë. /TCH
Erjola Çocka iu drejtua emisionit “Stop” sepse ka marrë leje...
Dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi historinë e trish...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
“Shqiptarët për shqiptarët” shkoi të vizitonte një familje, ...
Autoritetet grek kanë arritur që të vënë në pranga 2 shqipta...
Një 15-vjeçare është përplasur mbrëmjen e sotme nga një maki...
Fero është kthyer në një ndër reperët më të komentuar në ven...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Ministrin e Sht...
Nesër zhvillohet finalja e madhe e Eurovision që këtë vit mb...
Reforma në Drejtësi do të prekë edhe psikologët që punojnë n...
Kanë mjaftuar pak minuta shi për të përmbytur disa nga rrugë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme...
Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut, paralajmëron Shq...
Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale, ka b...
Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Beris...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikomin e mes...
Brenda dy javësh pritet të mbërrijë në Shqipëri, dosja “Bash...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka zhvilluar një vizitë z...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...