“Je bo teatër fare”, Rama replika me qytetarin/ Ja si i përgjigjet kryeministri
Kryeministri Edi Rama vijon me rutinën e tij të përditshme d...
Gjyqtarët dhe prokurorët po bien në gropën që kanë hapur vetë, nëpërmjet pasurimit të tyre në kohë rekord.
Fenomeni është tashmë i njohur dhe CNA.al, sjell pothuajse çdo ditë raste konkrete. Ajo që bie në sy në formularët e deklarimit të pasurive të tyre, është favorizimi i bashkëshortëve përkatës, në rastet kur ata kanë humbur punën apo në rastet kur ata akuzohen për ndonjë vepër korruptive.
Deri më tani, të gjithë bashkëshortët (tet) e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë humbur punën e kanë fituar gjyqin dhe dëmshpërblimin pa u zvarritur çështja, dhe në rastet kur bashkëshortët (tet) akuzohen për vepra korruptive, kanë shpëtuar pa iu hyrë gjemb në këmbë.
Një situatë e tillë, duket se ka ndodhur edhe me Drejtorin e Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, bashkëshortja e të cilit Entela Prifti është kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës.
Kujtojmë se kohë më parë, Petrit Tare u padit penalisht nga KLSH, në prokurorinë e Korçës për ?shpërdorim detyre? dhe Këshillit Mbikëqyrës iu rekomandua largimi i tij nga detyra, gjë që nuk ndodhi.
Kështu, Drejtori i Ujësjellësit të Korçës, është ndoshta drejtori më jetëgjatë në historinë e demokracisë në Shqipëri. As Sali Berisha , as Fatos Nano e as Edi Rama s?kanë qëndruar 25 vite në një detyrë.
Tare qëndori në detyrë, pavarësisht se dëmi i shkaktuar, sipas KLSH-së, ishte disa milion euro, ku vetëm blerja e matësave të ujit vlerësohej 3.6 milion euro (pa TVSH).
Por hetimet e sfumuan dhe për pasojë për dëmin e shkaktuar, nga bashkëshorti i kryegjyqtares së Apelit, Entela Prifti, nuk u dha përgjegjësi.
Entela Prifti, është prej më shumë se 20 vitesh gjyqtare dhe prej më shumë se 15 vitesh punon në Gjykatën e Apelit të qytetit Juglindor.
Në këto rrethana, dyshohet se Prifti mund të ketë ndikuar që bashkëshorti i saj t?i shpëtojë drejtësisë.
Prej disa ditësh procesi i Vettingut është kthyer në ferr për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë abuzuar dhe shpërdoruar detyrën.
Në këtë rreth ?ferri? pritet të kalojë edhe kryegjyqtarja Prifti.
Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj Petrit Tare janë lakuar më herët edhe për pasurinë marramendëse.
Para pak kohësh dhe konkretisht në vitin 2015, në media doli me foto një super- vilë e çiftit Tare, rikonstruksioni së cilës, u tha se kishte kapur vlerën e rreth 500 mijë eurove.
Në katin e parë të godinës ndodhej një restorant ndërsa taraca shërben si lokal.
Por në deklaratën e pasurisë së Entela Priftit dhe Petrit Tare, për vitin 2016 nuk është deklaruar një pronë e tillë.
Ndërkohë në deklaratën e pasurisë bien në sy kredi, në vlerën 70 mijë euro të marrë në vitin 2011, hua e marrë nga motra e kryegjyqtares 550 000, shpenzime për pushime 2500 euro, shkollimi i fëmijëve në shkolla jopublike 600 000 lekë dhe mbyllje e hapje llogarish në kohë rekord.
Deklarimi i pasurisë për vitin 2016
Llogari rrjedhëse nga paga e bashkëshortit në vlerën 515 000 lekë.
Llogari rrjedhëse nga paga në shumën 671 300 lekë.
Mbyllje llogarie rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 182.000 lekë.
Mbyllje llogari rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 659 000 lekë.
Mbyllje llogari rrjedhëse të bashkëshortit 545 800 lekë.
Mbyllje llogarie për fëmijën në shumën 3 502 000 lekë.
Mbyllje llogarie depozita kursimi për fëmijët në vlerën 1 882.000 lekë
Çelje llogarie kursimi për fëmijën në shumën 5 573 000 lekë
Çelje llogarie për fëmijën pas mbylljes së llogarisë parë në shumën 1 000 000 lekë.
Llogari rrjedhëse në euro në shumën 1 000 euro.
Shpenzime shkollimi për fëmijën në shkollë jopublike në shumën 600 000 lekë.
Shpenzime për pushime vjetore 2500 euro.
Kredi bankare në shumën 70 000 euro, për një fata 7 vjeçar e marrë me datë 26. 12. 2011. Pagesa kësti kredie në shumën 10 500 euro. Janë pa paguar 21 700 euro.
Kthim huaje motrës, në shumën 550 000 lekë.
Gjendje cash në banesë 50 000 lekë.
Të ardhura nga dieta e bashkëshortit nga puna si drejtor i UKKO në shumën 2 051 700 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta, nga puan si kryetare e Gjykatës së Apelit në Korçë në shumën 1 546 500 lekë.
Të ardhura nga kontrata e qirasë dt 05.01.2016, për objektin në pronësi të bashkëshortit në shumën 2 400 000 lekë
Të ardhura nga kontrata e qirasë, dt. 07.01.2016 për objektin në pronësi të bashkëshortit dhe djalit në shumën 2 200 euro.
Djali Elio Tare, apartament banimi me sipërfaqe 77.55 metër katror, me vlerë 8438 lekë. Në bashkëpronësi me babain Petrit Tare. Privatizuar nga gjyshërisht dhe babit nga shteti më vitin 1994. 2/3 e banesës dhuratë nga gjyshërit.
Djali Elio Tare, lloggari e përbashkët kursimit me babain Petrit Tare, në shumën 5. 573 000 lekë.
Fillimisht është çelur llogari kursimi në vitin 2006 në emër të Elio Tares, nga kalimi i një shumë të hollash të ndodhura në llogarinë e kursimit të Petrit Tares. Pas hapjes së llogarisë janë kaluae çdo muaj nga llogaria e pagës së prindit Petrit Tare, në llogari të secilit prej fëmijëve në shuma 10 000 lekë në muaj deri në vitin 2015. Ndër vite janë kaluar edhe shumë të ndryshme përsëri nga të ardhurat e [gës dhe shpërblimet e punës së babait Petrit Tare si dhe kursime të mbledhura nga vetë fëmijët. Njëkohëisht janë shtuar edhe interesate bankare të akumuluara në vite. Në muajin janar 2016, e gjithë shuma e mbledhur dhe interesat e shtuara ndër vite së bashku me të ardhurate mbetura në llogaritë e prindit Petrit Tare janë mbledhur dhe janë rindarë në dy llogari të reja në emër të djalit Elio Tare dhe babait Petrit Tare si dhe një tjetër në emër të vajzës./CNA.al
Kryeministri Edi Rama vijon me rutinën e tij të përditshme d...
Ndryshimi i datave për kontrollin e aplikimit, çfarë ndodh m...
“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u i...
Altina Xhoxhaj, është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetu...
Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Avokati Altin Goxhaj vijon të denoncojë lidhjet sipas tij të...
Falimentimi i Gulf ka zbardhur një skemë të pastër mashtrimi...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do jetë e mbro...
Paraditja e sotme vijon me kthjellime në Jug e Qendër, ndërs...
DASHI21. mars – 20. prill Dite mjaft e bukur dhe sensuale k...
Nuk ka të ndalur trafiku i drogës. Autoritetet greke kanë ar...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur një ditë më p...
Top Channel zbulon se pas kompanisë offshore që zotëronte Gu...
Andrea Nahles është femra e parë që në historinë 153-vjeçare...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, k...
Deklarata e presidentit francez, Macron se nuk ka zgjerim me...
Shumë nga tensionet në Ballkanin Perëndimor mund të kapërceh...
Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeçe ka sjellë në jetë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...