Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Rikthimi i ish ministrit të Brendshëm në sallën e parlamentit, shërbeu si një mizanskenë e mirë për të ndriçuar shumë nga ngjarjet dhe personazhet e dramës që po luhet kohët e fundit.
Ndoshta qe një rastësi, por ish krahu i djathtë i kryeministrit, njeriu tek i cili Rama kishte pasur më shumë besim dhe tani ka dyshimin se mund të jetë ?një vemje e padenjë për racën njerëzore?, u shfaq në Kuvend ditën kur aty po celebrohej rekomandimi i Brukselit për hapjen e negociatave. Shumë burime diplomatike nga kancelaritë e rëndësishme, i kanë shpënë sinjal Edi Ramës se Këshilli i Ministrave të BE nuk mund ta miratojë këtë rekomandim, nëse shumica në pushtet vazhdon ta ruajë imunitetin për ish ministrin e Brendshëm. Ndaj koincidencë apo jo, rishfaqja e njeriut të ?policisë që deshëm?, në këtë seancë të shënuar, ishte simboli më i mirë për të treguar se sa të lidhura fort janë rruga europiane e Shqipërisë dhe ndëshkimi i atyre që jemi mësuar t?i quajmë peshq të medhenj.
Mësimi i dytë ka të bëjë më mënyrën se si u soll kryeministri Berisha me këtë prezencë të paralajmëruar. Pasi kishte botuar në Facebook lajmin se ish krahu i tij i djathtë po e kërcënonte Edi Ramën, ?lideri historik? xhiroi një film të vërtetë në seancën e sotme. Ai u çua nga salla, shkoi tek vendi i Tahirit dhe filloi t?i përmendë Habilajt, duke u kujdesur që më parë të ndizte kamerën e telefonit dhe ta transmetonte live sherrin e paramenduar.
Situata u bë sa groteske, aq edhe komike. Paramendoni se në ç?vend të qytetëruar mund të ndodhë, që një ish kryeministër të sillet si një velinë instagrami dhe të filmojë veten në zënkën që e ka inskenuar më parë? Imagjinoni se ç?efekt mund të ketë tek publiku i thjeshtë ky lloj të konceptuarit të politkës si spektakël?
Në ato çaste u duk se më e rëndësishme se ajo që do të thoshte, për Berishën vlente show që ai do të bënte. Se më shumë sesa mesazhi, ai ishte i interesur t?u tregonte njerëzve, se qe vetë i pari që shkoi t?i thyente hundët, sy më sy, mikut të Habilajve.
Kjo prirje për ta shouizuar politikën, për ta shfaqur atë urgjentisht në rrjetet sociale, për t?u fokusuar më tepër tek shtrirja e audiencës sesa tek thellimi mbi problemin, ngre një pyetje: A mos edhe opozita është prekur nga virusi ramist i perceptimit të politikës si spektakël?
Dhe kur këtë e bën Sali Berisha, dilema bëhet edhe më e mprehtë: Mos ndoshta PD-së më shumë i intereson të shfaqet sikur lufton Tahirin, sesa të arrijë qëllime dhe objektiva konkrete?
Mësimi i tretë gjendet në atë që shumëkush e etiketoi si kërcënimin e drejtëpërdrejtë të Tahirit për kryeministrin. Megjithëse ish ministri e mohoi më pas këtë interpretim, huazimi i shprehjes së Ramës ?S?ka bir nëne dhe bir kurve të më pengojë mua të flas?, ruan gjithë ambiguitetin e një gjuhe të dyfishtë. Dhe ai forcon hipotezën se Rama po e mbron ish krahun e tij të djathtë nga frika se ai disponon materiale kompromentuese për atë vetë.
Përndryshe nuk ka arsye tjetër se si të shpjegohet këmbëngulja në ruajtjen e imunitetit, duke përdhosur vetë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e këtij pushteti. Përndryshe nuk ka arsye tjetër që do ta detyronte kryeministrin edhe në sy të Mogherinit, të përdridhej duke thënë se prokuroria nuk i kishte servirur fakte të tjera.
Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Tahiri lëshoi njëherë kërcënimin se qe i gatshëm të fliste, kur dha intervistën në ?Opinion? në prag të arrestimit. Ai e përsëriti edhe njëherë atë që shumëkush e perceptoi si shantazh, tani, kur po përflitet një kushtëzim ndërkombëtar që e lidh imunitetin e tij me hapjen e ardhshme të negociatave.
Prandaj, shfaqja e paralajmëruar e ish ministrit të Brendshëm në parlament qe një rast i mirë për të na dëshmuar se sa i lidhur është fati i tij me të ardhmen europiane dhe se si kjo çështje, që shpesh opozita i jep trajtat e spektaklit, po përjetohet si një makth nga Edi Rama.
Rastet e dhunës në familje nga shqiptarët që jetojnë në Ital...
Mardhëniet e Kroacisë dhe Serbisë janë dëmtuar pas incident...
Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rekomandimin e KE për çe...
Pas Fidel Castros, i cili qendrori në krye të udhëheqësisë k...
Kryetari i Partisë Demokristiane (PDK), sot aleat dhe depute...
Kryetar i PDK-së e aleat i Bashës, Nard Ndoka i ftuar në emi...
Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe dërguar sot në Kuvend, pla...
Aleati i Lulzim Bashës, kryetari i Partisë Demokristiane, i ...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje telefonike në rubrikën...
Marrëveshja e Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama e arri...
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nga di...
Një 40-vjeçar ra nga lartësia nga pallati ku po punonte, duk...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka dhënë nj...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas vide...
Opozita pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha ka braktisur...
Të gjithë zyrtarët e sistemit të drejtësisë i janë nënshtrua...
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Serbia dëshiron t...
Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Hungaria drejt vend...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u ka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...