web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtëna me armë në mes të qytetit/ Një i plagosur

14 Prill 2018, 19:47, Aktualitet CNA

Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Fierit, pranë Prefekturës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh, ku pas një sherri mes 3 personave, situata ka degraduar në të shtëna.

Mësohet se nga përplasja një person ka mbetur i plagosur, emri i të cili nuk bëhet i ditur ende, por ndodhet në spitalin e qytetit.

Policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga