web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Facebook/Miliarderi fshin kompanitë nga rrjeti social

24 Mars 2018, 12:53, Lifestyle CNA

Facebook po humbet shumë përdorues pas skandalit të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve nga zyra britanike e konsulencës Cambridge Analytica, i bërë publik pak ditë më parë.

 

Dhe kështu ndodhi! Faqet zyrtare me miliona ndjekës të Space X dhe Teslas në Facebook nuk ekzistojnë më. Musk u bë pjesë e thirrjeve të Brian Acton, themeluesi i WhatsApp, që u kërkoi njerëzve që të fshijnë Facebook. Madje vetë pronari i SpaceX dhe Teslas tha se nuk ishte në dijeni se në rrjetin social më të madh të Mark Zuckerberg ekzistonin faqet zyrtare të dy kompanive të tij, shkruan tg.

Veç dy kompanive, Musk ka fshirë edhe një profil të verifikuar me emrin e tij, që nuk dihet nëse ishte i hapur prej tij, apo prej dikujt tjetër./CNA





Lajmet e fundit nga