Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Niveli i lartë i taksave dhe burokracia e qeverisë janë shqetësimi më i madh që kanë sipërmarrjet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas indeksit të besimit të biznesit 2017 (ABI), publikuar së fundmi nga kjo Dhomë.
Sipas rezultateve zyrtare, Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017.
Nga 27 tregues që mat indeksi, 19 prej tyre, ose 70% ishin në përkeqësim.
Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu shprehu shqetësimin lidhur me përkeqësimin e indeksit. ?Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë. Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesish të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit?, tha ambasadori në në letrën e tij për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Indikatori për nivelin e përgjithshëm të taksave të aplikuara ka marrë dhe pikët më të ulëta, 28.3, (sa më i ulët rezultati, aq më i keq është), duke u renditur si problemi më madh i biznesit. Në krahasim me një vit më parë, ky indeks është përkeqësuar me 2.15 pikë, duke treguar se taksat e larta sa vijnë e po bëhen një barrë më e madhe për biznesin. Prej të paktën tre vitesh, niveli i përgjithshëm i taksave është shqetësimi kryesor për biznesin.
Shqetësimi i dytë në indeksin e 2017-s është burokracia e qeverisë, me një indeks prej 28.57. edhe ky tregues është përkeqësuar sërish, pas përmirësimit të një viti më parë.
Monopoli dhe konkurrenca e pandershme mbetet një problem i përhershëm i anëtarëve të Dhomës Amerikane, të cilat janë subjekte të mëdha që veprojnë sipas rregullave në treg dhe ndaj e ndiejnë më shumë presionin e konkurrencës së pandershme. Ky tregues mori 30.1 pikë, sërish në përkeqësim.
Problemi i katërt është vështirësia për të gjetur personel vendas të kualifikuar, me 30.59 pikë. Në 2017-n bizneset e kanë pasur më të vështirë të gjejnë punonjësit që i përshtateshin kërkesave të tyre, teksa edhe ky tregues ka ardhur në përkeqësim.
Ekonomia informale është shqetësimi i pestë i bizneseve, me 33.3 pikë, e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të ulur nivelin e lartë të informalitetit.
Korrupsioni është problemi i gjashtë, me 34.2 pikë, edhe ai në përkeqësim, duke treguar se anëtarët perceptojnë një rritje të nivelit të korrupsionit.
Duke iu larguar zonës së nxehtë, problematika të tjera të biznesit janë klima e brendshme politike, e cila ka shënuar një përkeqësim shumë të lartë, teksa viti 2017 ka qenë i ngarkuar me tensione politike, sidomos në periudhën para zgjedhore.
Edhe vetë treguesi i klimës së biznesit ka shënuar një rënie prej gati tre pikësh, duke zbritur në 38.61. në rënie të lehtë perceptohet edhe performanca e ekonomisë shqiptare.
Në rënie të fortë (rënia e dytë më e madhe pas klimës popilitike) është edhe indikatori që mat perceptimin e bizneseve për reformat ekonomike dhe politikat që po ndiqen nga qeverisja qendrore, e cila ra me gati 3.6 pikë.
Në përmirësim këtë vit ishte treguesi për marrëdhëniet me gjykatat, kërkesa për mallra dhe shërbime, treguesi i punësimit në përgjithësi, marrëdhëniet me qeverinë lokale, infrastruktura.
Shqetësimi më i vogël i biznesit vijon të mbetet sigurimi i energjisë, të ndjekura nga marrëdhëniet me autoritetet doganore dhe ato tatimore./ Monitor
Partia Demokratikë ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e ...
Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendi...
Gjatë vitit të kaluar 34,099 kontribuues të rinj iu shtuan s...
Banka Botërore publikoi së fundmi një studim me titullin “Nd...
Qeveria shqiptare do të falë kreditë e dhëna ndaj 1084 famil...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar të dhënat e vëzhgimi...
Banka Botërore ka publikuar raportin e fundit për tendencat ...
Euro ka shënuar sërish një rekord të ulët në tregun vendas, ...
61 bashkitë në vend kanë arkëtuar 17.5 miliardë lekë (130 mi...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Niko Peleshi gjatë...
Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data...
Të ardhurat në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto u përmi...
Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak...
Rreth 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të...
Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mori pjes...
Kompania AL.Global Oil -që në muajin janar 2018 finalizoi b...
Grupi i punës në Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sig...
I ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, eksperti i ekono...
Skema e ndihmës ekonomike, ditët e fundit është shndërruar n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...