I frikshëm apo i bukur? Qeni me tipare të ngjashme me ato njerëzore
Mund të ndodh disa herë që me një ndërhyrje në Photoshop t’i...
Një avokate e cila fiton një shumë të konsiderueshme parash në vit, ka deklaruar në një intervistë se mban disa të dashur për shkak të dëshirës së saj seksuale.
Ajo është shprehur se e ka patur të vështirë të krijonte një lidhje tradicionale pasi ishte shumë e zënë me punë dhe kishte gjetur zgjidhje tek një aplikacion lidhjesh të quajtur ?Arrangement?.
Milionerja takon me anë të aplikacionit djem me të cilët kryen marrëdhënie seksuale, del në darka, shkon në udhëtime me ta, gjithçka e financuar nga ajo.
Avokatja është shprehur se:
Një mik më rekomandoi t?i futesha kësaj pune. Unë punoj në fushën ligjore dhe jam shumë e zënë duke u marrë me karrierën time. Kështu që ishte shumë e vështirë të dilja në takime në mënyrën tradicionale. Vit pas viti, më dukej vetja shumë e madhe për t?u lidhur si të tjerët. Doja intimitetin fizik, por s?doja të gjeja dikë nëpër bare. Më dukej kapitull i mbyllur në jetën time. M?u duk ide e mirë të kisha lidhje të tilla, bazuar në interes të përbashkët. Është stil jetese më i lehtë.
Jeta ime sentimentale në të 20-at ishte shumë e mërzitshme. Kisha një të dashur për tre vite. Ishte qejf, po pastaj u futa në shkollë për të studiuar drejtësi dhe gjërat u bënë më të vështira. Marrëdhënia jonë dështoi dhe karrierat tona po ecnin në drejtime të ndryshme.
Që atëherë, ka qenë e vështirë për mua të gjej një të dashur të qëndrueshëm. Njihja dikë, dilnim për dy muaj dhe pastaj bëhej e lodhshme. E ke parasysh, ishim të lumtur për pak kohë dhe fillonte bëhej më serioze. Unë thjesht kisha prioritete të tjera dhe është e vështirë të mirëmbash një lidhje nëse nuk vendos partnerin të parin dhe të them të drejtën, unë vendos gjithmonë punën të parën. Kur hyn në të 30-at, shumë burra, edhe pse s?e pranojnë, duan që të shtrohen dhe të bëjnë ç?bën një 30-vjeçar normal. Ky skenar filloi të ndodhte gjithnjë e më shpesh dhe kuptova që s?ishte i duhuri për mua.
Para bonuseve, unë fitoj diku tek 300 mijë ? 350 mijë dollarë në vit. Pas bonuseve, rreth 500 mijë dollarë në vit.
Rroga ime nuk ishte problem në njohjet tradicionale. Nuk e deklaroja që në fillim sa shumë fitoja, por vihej re nga rrobat që vishja, bizhuteritë që mbaja. Burrat që fitonin po aq sa unë, ose më shumë, kërkonin gra për t?u martuar. Ndërsa ata që fitonin më pak se unë s?ishin të pjekur emocionalisht për të përballuar faktin se unë isha më e pasur se ata. Ndiheshin të dominuar. Pati shumë ego të lënduara dhe shumë prej tyre u larguan.
Gjithmonë përpiqesha të paguaja vetën për darkën, para se të nisja lidhjet rastësore. Ishte diçka që isha mësuar ta bëja, të paguaja për pijet dhe ushqimin tim. S?më kujtohet ndonjë rast specifik, por di që kur nxirrja kartën e kreditit, të gjithë reagonin çuditshëm.
Do të doja të mos punoja kaq shumë, por e tillë është industria në të cilën jam. Vetë iu futa kësaj rruge. Nuk doja një lidhje serioze në moshën 32-33 vjeçare dhe kështu nisa lidhjet rastësore.
Si gruaja-gruas, edhe unë kam nevoja, shprehet ajo sipas intervistës së përkthyer dhe përshtatur nga Refinery29.
Mendoj se doja dhe çokollatë dhe akullore. Doja dikë që është më shumë se një partner seksual, dikë me të cilin mund të flisja dhe të vinte më mua në evente. Njerëzit që njihja më herët binin dakord me këto kushte, por për mua ishin pak më shumë rastësor nga ç?dëshiroja. Dua dikë që të dalë me mua kur të jem e lirë, të jemi intimë, të hamë darka bashkë dhe të kemi një marrëdhënie është më shumë se miqësore. Thjesht s?dua të jap shumë nga vetja. Jam shumë e orientuar nga karriera dhe më duhej dikush që e kuptonte këtë aspekt timin.
Fraza kyçe: kur jam e lirë. Po flasim për kohën time. Unë jam pak egoiste dhe dua që kjo të jetë e qartë.
Dëgjova për lidhjet rastësore në fund të vitit të shkuar dhe e provova në disa faqe të ndryshme ku njerëz si unë gjejnë tip eskortash. Nisi si shaka, por po bëhen dhjetë muaj tani.
Kam katër të dashur të rregullt. Asnjëri nga ata nuk fiton më shumë se 60 mijë dollarë në vit. Më i madhi është 36, ndërsa të tjerët janë 26, 27 dhe 31 vjeç. Jemi të gjithë të lirë të dalim me njerëz të tjerë, këtë ua kam bërë të qartë. I pres të katërt të kalojmë festat bashkë.
Kam dalë me djem më të rinj më herët, vetëm prej pozicionit në të cilin janë në jetë. Nuk kërkojnë të shtrohen e as të martohen. Më prezantonin miqtë, ose njihesha përmes aplikacioneve. Më dukej e papërshtatshme t?u propozoja pagesë këtyre njerëzve në këmbim të një shërbimi shumë specifik dhe prandaj u futa në Arrangement.com.
Eksperienca ime e parë ishte pak alarmuese. Thjesht sa e drejtpërdrejtë duhet të tregohesh në platformë dhe sa të drejtpërdrejtë tregohen të tjerët. Ishte pak shok kulturor. Sapo e superon këtë, është rifreskues fakti që del drejt e në temë. Unë mund të të ofroj këtë, dhe dua këtë. Ose bjer dakord ose jo. Mendoj se hapja e letrave në tavolinë si kontratë është shumë e dobishme. Shmang ndjenjat e lënduara dhe keqkuptimet.
Takimi im i parë me një eskortë ishte për festën e fejesës së një mikes sime. U njoha me një djalë në sajt, ishte 29 a 28 vjeç. Muzikant. Erdhi me mua dhe pastaj pimë diçka në një bar në tarracë. Më pas shkuam në shtëpinë time. Nuk përfundoi në një lidhje. Ishte më tepër seks për një natë.
Mund t?i dalloj profilet e njerëzve shumë romantikë ose shumë materialistë. Për shembull ata që thonë se u pëlqejnë darkat me qirinj dhe trëndafila përpiqem t?i shmang. Po ashtu edhe ata që kanë shuma fikse parash për aktivitete të përcaktuara.
Më ka ndodhur një herë që të më përdorin për para. Pas disa takimesh, ai filloi të kërkonte gjëra shumë specifike. Unë vetë jam shumë bujare, por kërkesat e tij më bënin të ndihesha si një bankomat dhe jo sikur po ndërtonim një miqësi bashkë.
Eskorta ime e parë ishte 27 vjeç dhe me të u tregova e sinqertë. Nuk e solla në asnjë event me miqtë e mi. Dilnim për darka dhe kënaqeshim duke biseduar. Ishte argëtues, pak i papjekur. Disa aspekte të personalitetit tim dilnin në sipërfaqe kur rrija me të. Me punën që kam unë, duhet të jesh serioze dhe e zënë tërë kohës. Kur rri me dikë më të ri, më të gjallë, ndihesh edhe më spontane. Më ndihmoi të çlirohesha pak.
Kushtet e marrëveshjes janë shumë të lirshme. Thjesht u them që jam e lirë të enjten në 10, do që të bëjmë ndonjë gjë. Paguaj për gjithçka kur ikim me pushime dhe i paguaj qiranë e shtëpisë.
26-vjeçari është ende në shkollë. Është i ri, argëtues. Ai që është 31 vjeç punon në mjekësi. Është rezident a diçka e tillë dhe oraret e tij janë të çmendura si të miat. S?e takoj shpesh. Ndërsa 36-vjeçari punon në biznes. Nuk kemi rregulla strikte. Nëse jam e zënë, jam e zënë. Nëse ai është i zënë, s?ka problem.
Për 27-vjeçarin, të cilin e njoh për më shumë kohë, shpenzoj diku tek 6 mijë ? 7 mijë dollarë në muaj. Shkojmë në evente, ose darka të shtrenjta. Më pëlqen të ha, më pëlqen të udhëtoj. Kur ndodh ndonjë gjë interesantë atë marr të parin, sepse është dhe më i lirë. Për të tjerët harxhoj rreth 2 mijë dollarë në muaj.
Gjëja më e çmendur që kemi bërë, ka qenë udhëtimi në Zvicër. Unë dhe një nga të dashurit e mi ishim bileta të klasit të parë dhe kur arritëm, morëm një helikopter për të parë qytetin nga lart. Tani dua të bëj gjëra më të mëdha. Po mendoja një udhëtim në Dubai, sepse kam qenë vetëm për punë atje. Ndoshta në Maldive në shkurt./CNA
Mund të ndodh disa herë që me një ndërhyrje në Photoshop t’i...
Shtëpitë mbresëlënëse të printuara, mund të ndihmojnë t’i je...
Një burrë nga Durrësi ka përjetuar festën e ditëlindjes më t...
Vetëm pak ditë më parë mediat tregouan se Xhensila Myrtezaj ...
Ai puthi një vajzë dhe nuk i pëlqeu! Një konkurrent në “Amer...
Ajo po ndjek gjurmët e yllit të “Tomb Raider”, Angelina Joli...
Tashmë nuk është më surprizë. Dje newsport.al raportoi se Çi...
Duhet të performontë mbrëmjen e së hënës në operan Metropoli...
Herë me rroba seksi e herë më foto nga pushimet luksoze, Arm...
Era Istrefi ja ka dalë të krijojë një dashuri të madhe për p...
Kim Kardashian arriti një tjetër qëllim dhe është krenare, p...
Komediania dhe moderatorja e famshme Ellen DeGeneres gjatë n...
Kishte shumë pak ditë që kur Irkenc Hyka publikoi këngën e t...
Nga modele e njohur, Fioralba Dizdari është bërë tashmë edhe...
Vetëm pak ditë më parë, ata festuar të lumtur 2-vjetorin e l...
Jo aq për këngën me të cilën do të prezantohet në Eurovizion...
8 marsi mbushi thuajse një javë që u largua, por për disa gr...
Armina Mevlani sapo është kthyer nga Javët e Modës në Itali ...
Mjaftoi vetëm një postim me rastin e 8 marsit, i kryetarit t...
Gratë e forta nuk presin që gjërat t’i gjejnë gati nga meshk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...