Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë e pranishme në studion e televizionit News24, ku ka folur rreth një prej temave më të debatuara të ditëve të fundit, atë të lobimit rus të Lulzim Bashës, në SHBA.
Monika Kryemadhi, teksa mori në mbrojtje Lulzim Bashën, tha se shkrime si ai i “MotherJones”, nuk është hera e parë që bëhen, dhe se sot kundrejt pagesës, është shumë e lehtë të bëhen shkrime në dëm të një partie apo një tjetre.
Ajo u shpreh se personalisht ishte kundër kompanive lobuese, pasi ato janë të shtrenjta.
“Po investigimet që kemi dëgjuar dhe lexuar ne për Edi Ramën, nuk kemi parë që të flitet kaq shumë minuta për trafikun e drogës, për bandat, për krimin e organizuar në Evropë, i cili drejtohet nga Shqipëria. Me sa kam kuptuar me aq kohë sa jam në politikë, sot me pak dollarë mund të hedhësh shkrime në çdo gazetë dhe në çdo media po të jetë fjala për të sharë dhe për të sulmuar. Ajo çka dua të them është se kompanitë lobiste nuk ka ndonjë rëndësi, nëse janë ruse, gjermane, amerikane, hebre apo italiane. Unë vetë si Monikë jam kundër kompanive lobiste. Përveçse janë shumë të shtrenjta, janë dhe kompani që funksionojnë me një lloj strategjie të të bëj pak pis sot, që nesër të të pastrojë. Dhe tjetra, ajo çka dua të them, është se unë jam shumë e hapur që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rruga më e mirë për të bërë lobizmin dhe për të qenë institucional është Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht marrëdhënieve që mund të kenë parti të caktuara, apo individë të caktuar me ambasadën, me stafin e ambasadës, me stafin lokal të ambasadës, sepse ka dhe staf lokal të ambasadës, të cilët janë shqiptarë, kanë interesat e tyre, kanë familjarë të tyre që punojnë, kanë bizneset e tyre dhe mund të kenë konflikt interesi, pavarësisht nga kjo në fund të ditës ata janë të detyruar që çdo parti politike që kërkon të bëj një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e detyruar që t?i drejtohet Ambasadës së SHBA dhe ata t?i marrin përsipër axhendën. Nga ana tjetër, kompanitë lobiste në Shqipëri nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe, sepse për momentin Shqipëria sot ka nevojë për të nxjerrë vendin nga varfëria, për të luftuar krimin dhe drogën, gjë që të cilat nuk i bëjnë kompanitë lobiste. Kompanitë lobiste mund të sigurojnë dy fotografi, një takim apo një kafe, gjëra të cilat për mua nuk janë asgjë. Nuk janë të nevojshme dhe nuk janë të rëndësishme absolutisht.”, – tha Kryemadhit.
Më tej ajo është shprehur se kompanitë lobiste për foto janë kot, por kompanitë që janë për të prodhuar të mira, është diçka tjetër.
“Po jo kompani lobiste për të bërë fotografi dhe as për të takuar, por kompani lobiste për të prodhuar. Pra ashtu, sikurse Partia Demokratike ka bërë një program fantastik për zgjedhjet e 2017-ës, unë nuk e kam lexuar për hir të së vërtetës, por nga shumë miq të mi që janë të huaj, më kanë thënë, që edhe ata nuk është se kanë punuar me kompani lobiste, kanë punuar me strukturat e CDU më duket, të cilët kanë një pasur ekonomik jashtëzakonisht të mirë dhe është një program shumë i mirë për të nxjerrë dhe për të kaluar këtë situatë të tmerrshme ekonomike që po kalon Shqipëria në një fazë tjetër, për sa i përket rritjes së investimeve të huaja.”, – theksoi Kryemadhi. /CNA.al
I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, gazetari Ben Andon...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ne nuk e meritojmë të hapen negociata, por ishalla hapen. Do...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zhvilluar s...
E ftuar në emisionin “REPOLITIX” në Report TV, kryetarja e L...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Pas skandalit të lobimit rus për interes të Partisë Demokrat...
Edi Rama është përkujdesur që ta nxjerrë veten gënjeshtar di...
Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ...
Pas miratimit të Gjuhës Shqipe në Parlamentin e Maqedonisë k...
Partia Demokratike përshëndet votimin në Parlamentin e Maqed...
Ish deputeti Eduart Ndocaj, lëshoi deklarata të forta për nj...
Kryetari i PD, Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëb...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e festoi Ditën e...
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa ...
Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një...
Ditën e verës nga qyteti i Elbasanit e ka uruar dhe kryetari...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje p...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pritur në një takim presid...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...