SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Edi Rama është përkujdesur që ta nxjerrë veten gënjeshtar ditën e hënë ku prezantoi projektin e Teatrit të Ri Kombëtar. Në një aktivitet të realizuar me regji qendrore, ku të ftuarit ishin përzgjedhur për të shmangur kritikët, Rama shpalosi projektin se si do të jetë Teatri i ri Kombëtar. Rama në fjalët e tij tha se nuk do të jetë një teatër me kullë (shembull i Stadiumit Kombëtar), edhe pse nuk do të ishte një mëkat po të ishte nën kullë, është shprehur ai.
?Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s?do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët. Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku. Nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror. Nga 1 sallë do të kemi 4 salla për shfaqje. Teatri është pjesë e një propozimi për një partneritet publik privat. Sipërmarrësi garanton projektin për teatrin e ri, por nuk vjen për të humbur?, ? u shpreh Rama.
Por në fjalën e tij, Rama e tradhton veten, tamam si dikush që ka kryer një krim dhe nuk e ka ndërgjegjen e qetë. Ai shprehet se Teatri nuk do të jetë nën kullë, por thotë se nuk ka rëndësi çfarë ka sipër apo anash. Në fakt ajo që Rama e kalon si një gjë parëndësi është ndërtimi i shtatë ndërtesave të larta që vijnë në rritje në lartësi, ku ndërtesa e fundit, sipas pamjeve të publikuara në këtë prezantim të Ramës, e kalon ndërtesën e Torre Drinit (rreth 12 kate) me disa kate me shumë. Këtu del bllof edhe Erion Veliaj, i cili në 22 shkurt në emisionin Opinion iu drejtua gazetares Ornela Liperi me fjalët: ?nuk e di kë quan kullë, se ajo që pashë aty ishte vetëm 6 kate?. (video poshtë)
Le t?i kthehemi sërish fjalës së Ramës. Ai ndër të tjera tha të hënën në prezantim se ?nga 3000 metra katror rrënoja do të kemi 9 mijë metra katror?, duke iu referuar sipërfaqes së hapësirave të brendshme që do të përftohen nga ndërtimi i Teatrit të ri. Por Rama ?harron? të përmendë se sa metra katrorë sipërfaqe do t?i zhvaten sipërfaqes aktuale ku ndodhet Teatri Kombëtar. Nëse futemi thjeshtë në Google Maps dhe shikojmë hartën, vëmë re se kjo sipërfaqe e tanishme e Teatrit Kombëtar shkon përbri ndërtesës së Torre Drinit dhe nëse bëjmë disa llogari të thjeshtë rezulton të jetë diku tek 5500-5600 m2 dh jo 3000 m2 sa thonë Veliaj e Rama.
Ndërsa në projektin e prezantuar nga Bjarke Ingels, arkitekti që ka projektuar Teatrin e Ri, mund të shohim qartë se kjo sipërfaqe ku shtrihet Teatri tani, do të spostohet drejt Ministrisë së Brendshme, duke ia zhvatur atë Teatrit. Por për çfarë do të përdoret kjo hapsirë që do t?i merret Teatrit? Sigurisht për kulla. Në këtë sipërfaqe, ashtu siç e tregon edhe projekti i prezantuar nga arkitekti Ingels, do të ndërtohen 7 kulla në formë zig-zag, të cilat, sipas projekt-propozimeve do të kenë një lartësi që fillon nga 6 kate e përfundon në 18-20 kate. Kështu, Rama dhe Veliaj do ta spostojnë me disa metra sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, duke i bërë vend hapësirës për ndërtimin e 7 kullave nga privati, në një tokë publike, e cila pritet të shpronësohet nga bashkia Tiranë.
Projekti i publikuar nga arkitekti Ingels
Kjo ?sakrificë? e bërë, duke zhvatur gati gjysmën e sipërfaqes aktuale të Teatrit, justifikohet me faktin se privati që do të ndërtojë kullat, do jetë ai që do të japë paratë për ndërtimin e Teatrit të Ri. Por kjo sipërfaqe që i dhurohet privatit është e konsiderueshme dhe e ndodhur në qendër të Tiranës, kap një çmim shitjeje diku tek 2500 euro/m2 për banim, pa llogaritur këtu shitjen e hapësirave për funksione të tjera si dyqane, garazhe apo kafene, ku çmimet janë 4-5 fish më të larta. Si rrjedhojë, privati do të mund të përfitojë miliona euro nga shitja e tyre, pasi duke iu referuar çmimeve për m2 katror në qendër si dhe sipërfaqes që pritet të shfrytëzojë privati, sipas përllogarisë shifra e përfituar nga ky i fundit e kalon disa herë atë të ndërtimit të Teatrit të Ri. Pra, ?sakrifica? e Veliajt dhe Ramës është disa herë më e kushtueshme se sa ndërtimi i Teatrit nga vetë qeveria shqiptare.
Nga ana tjetër Veliaj e ka pranuar vetë në fushatë se Tirana është e mbindërtuar dhe se kur të vijë ai në krye të bashkisë nuk do të firmojë leje ndërtimi. Edhe nëse e bën për shkak të shtesës së popullsisë, ai është shprehur se ndërtimet e reja do të bëhen në periferi dhe jo në qendër të Tiranës, por koha tregoi ndryshe dhe Veliaj bëri të kundërtën e asaj që tha duke miratuar disa kulla të larta në qendër dhe duke dhënë leje ndërtime në favor të privatëve.
Edhe pse të dy, si Rama si Veliaj, janë mjeshtra të imazhit dhe PR-it, asnjëri nga ata nuk mund të përdorë kamerat HD, regjinë qendrore, fotot e ditës duke mbjellë pemë apo përqafuar fëmijë, si dhe kronikat e gatshme në TV, për të mbuluar kullat e larta që po mbijnë në Tiranë si çibanë duke marrë sipërfaqe nga prona publike dhe duke ia falur atë privatit. ©Lapsi.al
Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ...
Pas miratimit të Gjuhës Shqipe në Parlamentin e Maqedonisë k...
Partia Demokratike përshëndet votimin në Parlamentin e Maqed...
Ish deputeti Eduart Ndocaj, lëshoi deklarata të forta për nj...
Kryetari i PD, Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëb...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e festoi Ditën e...
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa ...
Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një...
Ditën e verës nga qyteti i Elbasanit e ka uruar dhe kryetari...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje p...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pritur në një takim presid...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranoi në emisionin “Përba...
Çështja çame po adresohet në negociatat Shqipëri-Greqi. Mini...
I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, avokati Genc G...
Debati që shkaktoi ditët e fundit revista amerikane “Mother ...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, anëtari i A...
Anëtari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Si...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha...
Vllaznia nuk do të jetë vetëm në këtë fazë të kampionatit. N...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në një postim rë rrje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...