web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas spitalit në party!/ Kendall i le të gjithë pa fjalë

9 Mars 2018, 22:30, Lifestyle CNA

Ndonjëherë të jesh në kategorinë VIP duket shumë e lehtë por ka  edhe vështirësit e veta sepse duhet të përmbushësh dhe të kënaqësh pritshmëritë e atyre që të ndjekin. Sidomos kur bëhet fjalë për të famshëm si klani Kardashian-Jenner të cilat janë gjithmonë në qëndër të vëmendjes.

Supermodelja Kendall Jenner është gjendur në një situatë jo të lehtë. Para pak ditësh u mbajt ceremonia e çmimeve Oscar dhe pas përfundimit ishte organizuar si gjithmonë edhe afterparty i këtij eventi botëror të kinematografisë.

Ndërkohë që të gjithë ishin gati Kendall një ditë më parë ka qënë e shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë nga përdorimi i vitaminës IV.

Por pasi mjekët konstatuan që gjendje ishte stabilizuar dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm ajo ka dalë nga spitali dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për festën e Vanity Fair. Pra pasi doli nga spitali Kendall Jenner dukej nje yll.

Ylli i ?Keeping Up With Kardashian? duket se ja ka dalë më së miri dhe askush nuk ka vënë re që ajo nuk kishte qënë mirë nga ana shëndetësore./CNA.al





Lajmet e fundit nga