Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Anemia zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe. Më të predispozuar për t?u prekur nga anemia janë gratë shtatzëna, adoleshentet dhe të moshuarit.
Më poshtë përmneden disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e anemisë si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit:
Humbje të gjakut
Humbja e shumë qelizave të kuqe të gjakut është një shkaktar i zakonshëm i anemisë. Gjakderdhja e shumtë gjatë ciklit menstrual, ulcera, dëmtime ose operacioni mund të shkaktojnë humbje të gjakut deri në anemi. Gratë që kanë shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual duhet të bëjnë analiza për anemi.
Doza e ulët në hekur
Një dietë e ulët në hekur mund të shkaktojë anemi. Hekuri nga burimet bimore dhe suplementet nuk absorbohet aq mirë sa ai në burimet shtazore. Problemet me tretjen, si sëmundja e Crohn, celiake mund të ndërhyjnë në absorbimin e hekurit. Disa ushqime dhe ilaçe mund të vështirësojnë marrjen e hekurit kur merren bashkë me ushqime që janë të pasura në hekur.
Këtu përfshihen: Produktet e qumështit, ushqime të tjera të pasura në kalcium, antacidet, kafja, çaji.
Mungesa në vitamina
Trupi ka nevojë si për vitaminën B12 ashtu edhe për folate për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në këto vitamina shpeshherë mund të shkaktojë anemi. Një çrregullim autoimunitar ose problem me tretjen mund të pengojë gjithashtu trupin të absorbojë mjaftueshëm vitaminë B12. Ushqimet me bazë shtazore dhe drithërat janë një burim i mirë i vitaminës B12. Ndërsa folate gjendet tek perimet e gjelbra, frutat, fasulet dhe bizelet, dhe janë të shtuara si acid folik tek buka, makaronat dhe drithërat.
Sëmundja
Sëmundjet kronike ose infeksionet mund të pengojnë trupin të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, duke rezultuar në rënie të lehtë të hemoglobinës. Nëse keni rënie të konsiderueshme të nivelit të gjakut, mund të zhvilloni anemi si pasojë e mungesës së hekurit. Disa ilaçe dhe trajtime mjekësore mund t?ju rrezikojnë gjithashtu nga anemia. Konsultohuni me mjekun nëse keni nevojë për hekur ose suplemente të tjera.
Anemia aplastike
Anemia aplastike është një çrregullim i rrallë ku palca kurrizore nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të furnizuar trupin. Ky çrregullim prek vetëm 2 në 1 milion njerëz. Mund të shkaktohet nga dozat e larta të rrezatimit, ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara, viruset ose një çrregullim autoimunitar ku trupi sulmon palcën kurrizore. Në disa raste është edhe e trashëguar. Në shumë raste njerëzit kanë nevojë për transfuzion të gjakut ose një transplant të palcës kurrizore.
Faktorët e rrezikut
Gratë dhe personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike janë më të predispozuar që të zhvillojnë anemi. Kur humbasin shumë gjak gjatë ciklit menstrual, gratë mund të bëhen anemike. Shtatzënia gjithashtu shkakton ndryshime në volumin e gjakut tek gratë, gjë që mund të rezultojë në anemi. Sëmundjet kronike si ato të veshkave mund të ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në hekur, folate ose vitaminë B12 gjithashtu mund të rrisë rrezikun. Disa lloje të anemisë janë edhe të trashëguara.
Anemia e qelizave në formë drapri
Anemia e qelizave në formë drapri është një sëmundje e trashëgueshme ku trupi prodhon një formë anormale të hemoglobinës. Kështu qelizat e kuqe të gjakut ndryshojnë formë nga rrethore në formë drapri dhe ngjiten bashkë. Prandaj bëhet e vështirë kalimi i tyre nëpërmjet enëve të gjakut, duke shkaktuar dhimbje dhe dëmtim të indeve të gjakut. Qelizat e kuqe në formë drapri nuk mbartin sasinë e duhur të oksigjenit dhe shkatërrohen shpejt, kështu që dhe organizmi nuk furnizohet si duhet me oksigjen duke shkaktuar dobësi dhe dhimbje trupore.Burimi”Ballkanweb
Kokaina, morfina apo heroina konsiderohen thjesht qetësues p...
Udhëtimi në kohë vazhdon të mbetet legjendë për miliarda nje...
Në kudër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gji...
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, gjatë muajit shkurt ...
Një studim, i publikuar këtë muaj në gazetën “Nature Human B...
Dillion Harper, pornostare prej vitesh, është mësuar të eksp...
Gjuetarët e alienëve kanë zbuluar një objekt misterioz me Go...
Kur ishte një fëmijë, Sy Donne, tregon se kishte marrë një g...
“Para se të bëhesha astronaut, kam dëgjuar rrëfime për astro...
Parakalimi në Tapetin e Kuq, është edhe emblema e Çmimeve Os...
Edhe pse dihet botërisht që klori i përdorur në pishina elim...
Facebook këtë rradhë ndodhet para vështirësive. Përdoruesit ...
Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Elbasani, ku flijimi ...
Kjo video është filmuar në një restorant në Kinë ku duket nj...
Pikat e zeza formohen kur poret janë bllokuar për shkak të q...
Karakteristikat unike të lëkurës njerëzore kanë magjepsur gj...
Ndryshimet klimatike kanë gjithnjë e më shumë efekt në polet...
Një studim në Suedi tregon se numri i këpucëve tregon se sa ...
Shprehja që biondet bëjnë më shumë qejf është një mit i vjet...
Muaji në të cilin keni lindur mund të ndikojë në faktin se n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...