Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nordikët, shans i artë për Shqipërinë por që mund të kthehet në vetëvrasje?.
Kjo do të varet nga mënyra sesi do të menaxhohet situata dhe këtu nuk u referohen hoteleve, por infrastrukturës.
Inspektorët e agjencive të huaja kanë lënë afat deri në fund të marsit për të mbyllur punimet nëpër rrugë, ose do të nisin negociatat me Rinasin për të zgjatur qëndrimin e avionëve
Në datë 11 maj 2018, një avion me turistë nga vendet nordike do të ulet në Rinas dhe me autobus do të shoqërohen për në Golem. Pushuesit do t?i drejtohen hotelit që kanë rezervuar për të kaluar një javë pushime në Shqipëri, por avioni nuk do të largohet nga aeroporti.
Ai do të qëndrojë gati që, nëse ndokujt nuk i pëlqen infrastruktura apo hoteli, të kthehet brenda ditës në vendin e tij. Është sa për të qeshur aq edhe për të qarë ky skenar, por është tërësisht pasqyrë e realitetit shqiptar.
Kur u deshën gati dy dekada që të huajt të hidhnin sytë nga Shqipëria dhe të na merrnin seriozisht si një destinacion turizmi, sërish kanë rezervat e tyre. Janë grupet e inspektimit të agjencisë nordike Apollon, që kanë vizituar Golemin dhe që kanë gjetur një rrugë të kthyer përmbys në punime dhe kanë hartuar pikërisht skenarin e mësipërm, sikurse sqarojnë operatorët turistikë vendas.
Infrastruktura, gati në mars ose negociata me Rinasin për avionët
Inspektorët e agjencisë nordike që po sjell turistët në vendin tonë janë çdo dy javë në Golem për të vlerësuar sigurinë, ecurinë e punimeve në rrugë, kushtet e hoteleve, kuzhinën e çdo detaj tjetër. Deri më tani, ngërçi i vetëm që është evidentuar janë punimet në zonën e Mak Albania deri tek pishat e buta.
?Prova jonë reale këtë vit mbeten turistët nga Suedia, Finlanda, Danimarka. Pjesën e infrastrukturës që përmenda ata e kanë shënuar si një mangësi dhe kanë lënë afat deri në fund të marsit për të parë sesi do të jetë situata në pjesën e Golemit.
Nëse deri atëherë punimet nuk premtojnë që infrastruktura të jetë gati, na kanë bërë të qartë që do të hyjnë në bisedime me Rinasin, koncesionarin e Aeroportit për të zgjatur afatin e pritjes së avionëve.
Pra, avioni do të vijë të sjellë turistët. Ata do të shoqërohen me autobus deri tek hoteli dhe nëse nuk iu pëlqen, autobusi do të qëndrojë gati për t?i kthyer pas tek avioni. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë dhe të mos kemi asnjë rast të tillë, por risku ekziston dhe nëse ndodh kjo, mund të themi me gojë plotë që është katastrofë për turizmin tonë?, tregon Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe njëkohësisht menaxher i Happy Tours që ka lidhur edhe marrëveshjen me agjencinë Apollo që operon në vendet nordike.
Kjo nuk është hera e parë që indiferenca e shtetit rrezikon mbarëvajtjen e sezonit turistik. Si për ironi, pas çdo sezoni, pjesa e infrastrukturës lakohet si problemi kryesor që do zgjidhet, por kjo nuk ndodh.
Dhe akoma më keq, punimet nisin fiks në të njëjtën kohë me sezonin, në disa raste duke kthyer pushimet në një aventurë aspak të këndshme. Operatorët kanë marrë një angazhim nga qeveria, se punimet të paktën në zonën e Golemit do të përfundojnë para verës, por kjo mbetet për t?u parë.
Hotelet ia kanë dalë që në gjithë këtë kaos infrastrukturor dhe problemesh me ujin dhe energjinë të krijojnë oaze pushimesh, që joshin edhe turistin elitar i cili testohet në limitet e tij sapo del nga dyert e hotelit./MONITOR
Pas dy lëkundjeve që u regjistruan gjatë ditës së djeshme n...
Me anë të një njoftimi për mediat, ARRSH ka bërë të ditur s...
Të gjithë emigrantët që kanë jetuar e punuar në Itali legali...
Ka shkuar në njwqind e gjshtwdhjetw e tre numri i të prekurv...
Dietologia Blerina Bombaj ka folur sot edhe në lidhje me shq...
Dielologia Blerina Bombaj, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” t...
Rufi Shabani shefi i kuzhinës nga Tetova mori pjesë në një k...
Artisti që mban vlerësime si “Artist i Popullit” e deri tek ...
Pas protestave të banorëve, sot ka filluar zbatimi i rekoman...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është thirrur s...
Ndërkohë që ka nisur seanca parlamentare e Kuvendit, punonjë...
Një kalë është fotografuar duke kullotur në rrethrrotullimin...
Një paketë të plotë ekzaminimesh dedikuar të gjitha vajzave...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, pas insistimit dhe kër...
“Një nga arsyet kryesore të kësaj tendence në rënie të përfo...
Zyra e Përmbarimit në Pukë është rrethuar nga forca të shumt...
Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve ...
Rikthehen reshjet e shiut në vendin e tonë. Sipas IGJEUM, pa...
Që në fillim të këtij muaji një pallat tetë katësh në lagjen...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...