web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transgjinorja e parë që ushqen fëmijën me gji

14 Shkurt 2018, 22:50, Lifestyle CNA

Një grua transgjinore është bërë e para në botë e cila mund t?i japë gji fëmijës së saj pas trajtimit të hormoneve.

Gruaja 30-vjeçare, ka marrë trajtimin në Qendrën e Shëndetësisë në Malin Sinai për Mjekësinë  si dhe në Qendrën e Kirurgjisë Transgjinore në Nju Jork.

Ajo shpjegoi se partnerja e saj ishte shtatzënë por nuk donte të ushqente fëmijën me gji, prandaj ajo shpresonte që ajo të merrte rolin kur fëmija i tyre të lindte.

Pacientia u udhëzua të merrte 10 miligram domperidone tri herë në ditë.

Fillimisht iu tha që të përdorte një pompë gjiri për pesë minuta në secilin gji tri herë në ditë.

Për tre muaj e gjysmë, doza e pacientit të domperidonit, progesteronit të mikronizuar dhe estradiolit u rrit dhe u zvogëluan në përputhje me përdorimin e saj të pompës së gjirit.

Kur fëmija u lind, pacientia u bë burimi i vetëm i të ushqyerit për gjashtë javët e para të jetës së saj, pasi ajo ishte në gjendje të ushqejë fëmijën e saj mjaftueshëm./CNA.al





Lajmet e fundit nga