web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E quajti të çmendur Kryeprokuroren/ Nisin hetimet për Dritan Ginën

14 Shkurt 2018, 12:53, Kronika CNA

Ka filluar një hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish-drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Prokurori Gina refuzoi të zbatojë urdhrin e Kryeprokurores për ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe kthimin në prokurorinë e Tiranës.

Prokurori Gina doli përpara mediave dhe deklaroi se nuk do lëshonte zyrën. Ai nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët në Elbasan për t’u komunikuar urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas vendimit të shkarkimit, ai paditi në gjykatë Arta Markun.

Hetimi disiplinor ndaj Dritan Ginës duhet të përfundojë brenda datës 13 mars 2018./report. tv





Lajmet e fundit nga