Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga ARTUR AJAZI
Më në fund Luli dhe Monika u bënë ?proamerikanë? të thekur. Dhe kjo ka nisur qysh nga séance e të enjtes në Parlament. Sa turp, sa pështirë. Edhe këtë javë me ?votën kundër SHBA, dhe pro Turqisë për Jeruzalemin?, opozita aktuale (e cila duhet thënë se merakun e kishte më tepër tek ardhja e Izet Haxhisë se tek rendi ditës) deputetët e Lulit dhe Monikës, nuk bënë gjë tjetër veçse u ç?gjyrosën edhe më shumë se duhet në sytë e shqiptarëve. Ata që nuk lanë gjë pa thënë dhe pa bërë, nga deklaratat mediatike tek karikaturat elektronike për ambasadorët Lu dhe Vlahutin, ata që nuk lanë batutë dhe ofendim pa bërë për dy ambasadorët dhe në përgjithësi për Trupin Diplomatik në Tiranë sepse ?mbrojnë dhe janë blerë nga qeveria dhe kryeministri Rama?, seancën e të enjtes në Parlament ishin kthyer në ?proamerikanë të inatosur?.
Qe nga minuta e parë e nisjes së seancës, duke lënë pas rendin e ditës, deputetët e Lulit dhe Monikës, u ngritën një dhe nga një, duke ?mbrojtur SHBA dhe Presidentin Trump?, duke akuzuar qeverinë, ministrin e jashtëm, kryeministrin Rama, duke denoncuar politikën e jashtme të Shqipërisë, dhe duke lëshuar lumenj akuzash imagjinare ndaj gjithkujt, dhe ndaj askujt. Seanca e kësaj të enjte në Parlament, ishte ndryshe nga të tjerat, ishte më e trishtueshme nga të tjerat, ishte më e vajtueshme nga të tjerat, sepse ?laku? sa vjen dhe po ngushtohet.
Arrestimet e fundit VIP, pritet të pasohen nga dhjetra e dhjetra arrestime të tjera shumë më të bujshme, që do të prekin ish-ministrat e kupolës drejtuese të PD, ish-zyrtarët e lartë dhe ish-ministrat edhe nga LSI e Monikës. Po ngushtohet edhe më shumë ?laku?, sepse ardhja e Izet Haxhisë nga Turqia, do të hapë telashe të reja, do të hapë probleme të reja për shumicën në PD, dhe kjo natyrisht nuk sjell qetësim, por shqetësim tek lidershipi opozitës. Më tepër se kurrë, në seancën e kësaj të enjte, opozita e sajuar e partisë dyshe PD-LSI, ishte kthyer në ?proamerikane?, dhe kjo dukej nga fjalimet e sforcuara të Lulit, të deputetëve të Lulit, deri tek fjalimet pa lidhje të deputetëve të Monikës.
Folën ata, dhe ?mbrojtën SHBA dhe dënuan Serbinë dhe Turqinë?, folën ata dhe u bënë të gjithë bashkë ?avokatë? të zotit Lu dhe Presidentit Trump, por që në fakt u dukën dhe u bënë gazi botës, me oratorinë e padeshifruar. Të urdhëruar nga Luli dhe Monika, ata u ngritën njëri pas tjetrit, recituan dhe kërkuan me inat ?të mos shkëputemi nga vija amerikane?, kur përgjatë 1 viti nuk kanë rreshtuar së ofenduari dhe njollosuri ambasadorët e SHBA dhe BE, duke i etiketuar ata ?të blerë, të shitur, të implikuar, të dirigjuar?, për shkakun e humbjeve në zgjedhje, për shkakun e nxitjes për të miratuar zbatimin e reformave në organet e drejtësisë, për Vettingu-n, për etikën parlamentare, për protestat e dhunshme dhe gjithçka kanë bërë për të penguar hapjen e negociatave.
Eshtë ngushtuar ?laku? për ata ?proamerikanë? që për tu mbrojtur nga hetimi, arrestimi dhe dënimi sipas ligjit, ngritën çandrat, sajuan protestat dhe revoltat popullore, shkatërruan opozitën për interesat e tyre. Eshtë ngushtuar ?laku? për ata, që nuk lanë tender rruge, superstrade apo bay-pasy, pa marrë jo 10 apo 20, por mbi 40 per qind të vlerës së investimit, dhe që sot po u gëzohen bizneseve të paligjshme sepse Edi Rama kërkon të zbatohet pa asnjë mëshirë ligji ndaj kujdo.
Janë kthyer në ?proamerikanë?, ata që në PD apo në LSI kanë ardhur dhe janë mandatuar vetëm duke tundur kontot bankare, dhe jo duke shpalosur platformat dhe programet e partive të tyre në dobi të vendit dhe shqiptarëve. Janë kthyer në ?proamerikanë? ata që shpresojnë se, duke ?mbrojtur SHBA dhe Presidentin Trump? do të mund të fshihen për zullumet e bëra në dy dekada me pushtetin dhe milionat e taksapaguesve shqiptarë. Maska dhe shitja e tyre si ?proamerikanë? në Parlament, i ngjante hajdutit të kthyer në vendin e krimit, por që zbulohet pasi e tradhëton zbehtësia e fytyrës.
Si mund të jenë ?proamerikanë? Luli, Monika, Luani, Fatmiri, apo dhe ndonjë tjetër që nuk di as anglisht, kur vetëm 10 ditë më parë lexonin deklarata mediatike kundër Donald Lu, Romana Vlahutin, apo dhe ndonjë ambasadori tjetër që sipas tyre ?i shkon pas ministrave të qeverisë në inagurime?. Jo, kjo opozitë nuk është ?pro? por është antiamerikane, kjo opozitë nuk është ?pro? por është antieuropiane, dhe kjo është e faktuar nga deklaratat e bashkryetarëve të ?frontit opozitar? që nga koha e çadrës, deri tek protestat e dështuara të 18 dhjetorit dhe 27 janarit.
Asgjë nuk mund ti shpëtojë mëkatarët e tenderave dhe bosët e pushtetit të veshur me mantel floriri nga ndëshkimi i ligjit, as ?avokatura? mbrojtëse ndaj Presidentit Trump, dhe as klithmat e tyre e ç?jerra për ?arrestime politike?, sepse janë të pabesueshëm nga shqiptarët.
Kohët e fundit ajo zbuloi se ajo po linte pas aktivitetin fi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pediatrinë e QSUT-së në Ti...
Ngjitur me Asteroidin “Amor” këtë të premte është planeti i ...
Kim Kardashian është mjaft e njohur për postimet e saj me fo...
Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve ...
Ndërkohë që sot është data 9 shkurt, pedagogët në Universite...
Gratë janë më të lumtura të vetëm se burrat, sepse të qenit ...
Logan Paul, përdoruesi i YouTube i cili ka postuar video duk...
Ndërkohë që qytetarët ju përgjigjen për një pjesëmarrje masi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar n...
Pas analizës vjetore të zhvilluara në prokurorinë e Elbasani...
Seanca e sotme gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për v...
Një aksident ka ndodhur pranë urës së Shkopetit ne rrugën Bu...
Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj, b...
Katër ish- zyrtarë të komunës Ishëm janë arrestuar nga polic...
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka zhvilluar par...
Gazeta skoceze The Herald shkruan sot lidhur me kompaninë e ...
Komisioni Shtetëror për Demarkacionin është duke i vazhduar ...
Së fundmi revista prestigjoze Forbes ka shkruajtur për bizne...
Angelina Jolie është një nënë beqare, që pas divorcit me bas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...