Gjëja e vetme që bën Mbretëresha, kur hyn në një dhomë
Pas 66 vitesh në detyrë, Mbretëresha Elizabeth është një mon...
Dhjetëra familje në zonën e Tiranës së Re, prej 5 vitesh, janë në qiell të hapur. Shkak janë bërë një seri vendimesh të Hipotekës, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, prokurorisë, gjykatave dhe përmbarimit.
Banorët e pallatit trekatësh, të cilët u nxorën me dhunë nga banesat në muajin prill të 2013, vazhdojnë të enden dyert e institucioneve. Megjithëse disa institucione pranuan se disa dokumente të rëndësishme janë falsifikuar, ato që i dhanë pronën ish-pronarëve, ende nuk ka një vendim përfundimtar. Për pasojë, ata nuk mund të rregullojnë pronën, teksa shumë apartament janë prishur dhe të tjerë jetojnë në qiell të hapur!
Në Fiks Fare u ankuan disa nga familjet e pallatit, të cilat në prill 2013, u nxorën me dhunë nga banesat. Në atë kohë, në ?ndihmë? të tyre shkuan disa deputetë të PS-së, të cilët u përplasën me efektivët e policisë. Por, edhe pse kanë kaluar rreth 5 vite nga ai premtim, sërish nuk ka asnjë zgjidhje.
?Ky është apartamenti ku kam lindur, rritur dhe martuar. Mami im është 67 vjeçe dhe jeton rrugëve të botës, s?ka mundësi ta rregullojë. Shteti ka vite që na sorollat. Është turp që një pallat është në këtë gjendje në zonën e Tiranës së Re. Ku është ky shtet, ku është kjo drejtësi, ku është ky veting për ne fukarenjtë, për ne banorët e këtij pallati? Z.kryeministër duhet të merret me pallatin tonë, ne jemi në rrugë. Kështu na e bëri Baftjar Nela bashkë me PD-në e asaj kohe. Nga viti 2013 e deri më sot, kjo është gjendja e shtëpisë, e shkatërruar?, thotë një banore.
Sipas saj, në atë kohë kishte përkrahje nga ish-ministri Tahiri, por thotë se nuk dëshirojnë të përlyhen në parti politike. ?Ne jemi hallexhinj, duam të drejtën tonë. S?jemi me lekë droge. Shteti duhet të hyjë thellë. T?ia japë të drejtën popullit, atij që e votoi?, thotë ajo.
Një tjetër thotë se banon ende në pallat.
?Mobiliet i kam gjetur në plehra. Disa të tjera m?i kanë falur. Tavani do të na bjerë. I kam bërë vetëm me një pension. Kam pasur mobilie të tjera, ngelën gjithë plaçkat përjashta. Të gjitha na u prishën, i kisha shumë mirë. Është i ri, s?kam asnjë gjë. Nuk kam lekë, është korrupsion, mafie, me pastrim parash kanë blerë shtëpinë tonë. Jam invalid i plotë, këtu u sëmura, në grevë poshtë. Isha duke vdekur fare?, thotë ai.
Banorët tregojnë edhe historinë e pallatit. Sipas tyre, pallati është ndërtuar në 1940 nga një italian. Në vitin 1942, vëllai i pronarit ia shiti familjeve Grabrani, Toptani dhe Sejko. Në vitin 1944, këta të tre ia shesin familjes Salepi, po një pjesë, jo të gjithë siç pretendojnë ato që duan ta marrin.
?Kanë shitur një pjesë, në katin e poshtëm, që ka shërbyer si lavanderi. Ka njerëz që janë futur në vitin 1944? thotë një banore. Një i moshuar tregon se ka ardhur që 13 vjeç në pallat. ?Kam ardhur në vitin 1944. Kam jetuar gjithë kohës këtu. Një italian e ka bërë, e ka bërë për lavanderi. Më pas janë futur një e nga një?, thotë ai.
Ndërkohë, në vitin 2012, banorët hapin një gjyq themeli në Gjykatën e Tiranës, ku kundërshtojmë vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që njohu pronar familjen Salepi. Gjatë kësaj kohe, Agjencia bën një kallëzim penal për shpërdorim detyre nga ana e kësaj zyre, për arsye se drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nga një pjesë, familjes Salepi ia kishte dhënë me dokumente false të gjithë godinën. Prokuroria e mbylli këtë çështje me pretendimin se ishte gabim njerëzor dhe ishte parashkruar.
?Jemi drejtuar AKPP-së përse nuk bënë një ankimim. Ne këtë ankimim e bëmë vetë. Përse nuk e bëmë? E ankimuam në gjykatë, ende s?ka një vendim, jemi në rrugë ligjore? thonë ata. Një banor tjetër thotë se është invalid, është sëmurur nga zemra. ?Nëse më nxjerrin jashtë do jetoj në rrugë, skam ku shkoj tjetër. Unë kërkoj vetëm drejtësi, po na e marrin shtëpinë, ca që merren me drogë. Dashtë zoti të na ndihmojë drejtësia, me këtë vetingun, se vetëm këtë presim?, tregojnë ata.
Banorët na thanë se, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, më datë 27 tetor 2015, ka bërë një kallëzim penal. Fiks Fare siguroi dokumentet, ku rezulton se është kallëzuar një nëpunës i hipotekës për falsifikim dokumentesh, kryetari dhe anëtarët e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për shpërdorim detyre, drejtori i i Agjencisë së Tiranës për shpërdorim detyre dhe trashëgimtarët ligjorë të bashkëpronarëve Salepi për pastrim parash. Në kallëzim thuhet se pranë agjencisë është administruar kërkesa e z.Ali Ali, për rishikimin e dokumentacionit të dosjes 373, e vitit 1993 në emër të Petro, Pali e Mihal Salepi.
Gjithashtu, në kallëzim citohet se janë dorëzuar edhe dokumente të viteve ?40, ku thuhet se është blerë një copë tokë dhe një shtëpi dy katëshe, kati i mesëm, përveç lokalit për përdorim lavanderit dhe kati sipër i përbërë prej 20 kthinash. AKKP-ja thotë në kallëzim se vërën se shitja e kësaj prone në vitet 1940 rezulton me pasaktësira në notat e transkriptit, pasi ka të cituar pjesën ?përveç lokalit për përdorim lavanderie?.
Më pas, përmendet se komisioni në vendimmarrjen e tij është bazuar në një dokument hipotekor jo të rregullt të lëshuar në vitin 1993. Agjencia ka faktuar se pasqyrimi jo i plotë i fakteve ka çuar në një vendimmarrje jo të saktë të pronës, madje nga regjistri i hipotekës nuk tregohen detaje nëse është shpronësuar e gjithë prona si dhe kush janë pronarët që kanë pasur në pronësi. Në fund, janë kallëzuar me radhë disa punonjës të hipotekës dhe të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Prokuroria e Tiranës, më datë 19 janar 2016, ka vendosur pushimin e hetimeve, pasi ?nuk mund të ushtrohet ndjekje penale për shkak se vepra penale është parashtruar?. Pra, prokuroria, nuk ka analizuar dokumentet e kallëzimit, por është mjaftuar me faktin se falsifikimi është bërë vite më parë dhe nuk mund të ndiqet penalisht. Është pranuar se dokumenti është falsifikuar, ndërsa pas vendimit të pushimit, AKKP-ja nuk e ankimoi vendimin e pushimit në gjykatë. Pasojat e falsifikimit kanë sjellë një mori padish, kundërpadish, kallëzime, e deri tek përplasje fizike. Pra, edhe sot pas 26 vitesh, dokumenti i falsifikuar ka lënë në qiell të hapur dhjetëra familje në Tiranë dhe askush nuk mban asnjë përgjegjësi.
Fiks Fare i dërgoi një kërkesë zyrtare Agjencisë së Trajtimit të Pronave për problematikën në fjalë. Deri më sot, në redaksi nuk ka mbërritur përgjigjja?
Pas 66 vitesh në detyrë, Mbretëresha Elizabeth është një mon...
Redaktori i “Ora News” Trashgim Sokolaj, i ftuar në studion ...
Një nga zonat më të bukura dhe më të shtrenjtat në Britaninë...
Të gjithë e njohin për shkak të pamjes së saj. Por duhet thë...
Nëse keni kërkuar kudo në internet për ndonjë histori qeshar...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të grabitj...
Me të kaluar moshën 40-vjeçare, trupi nuk është më ai që ish...
Kirurgu Tonin Alia, sfida jonë rekuperimi i shpejtë dhe pa d...
Rritet numri i personave të prekur nga fruthi, nga 11 person...
Alfred Mirashi artisti i shquar shqiptar nga Miloti, por i f...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i ven...
Tek sa lexoja “Procesin” e Franc Kafkës, nënqesha me veten ...
Është tipik zeshkan, dhe pikërisht pamja e tij e bëri për ve...
Ish-deputeti i Partisë Socialsite, Eduart Ndocaj, në një pos...
Pas një maratone 12 vjeçare Gjykata e Lartë e Turqisë ka ven...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Turqisë, për ekstradimi...
Diku aty nga vitet 2000, një miku im gazetar nga Estonia, më...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e s...
Ilia Hametaj tregon në emisionin “Stop” se më 24 Korrik 2017...
Një atentat me armë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...