web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Në pranga 55-vjeçari

6 Shkurt 2018, 11:15, Aktualitet CNA

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i arrestuari është Agim Rakipi, 55 vjeç, banues në Ersekë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkeshortes së tij shtetases V.R, 43 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ?Dhuna në familje? parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga