Dita e 26 e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi klerikun e shquar shqiptar, Reisul Ulema-n e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin, duke e dekoruar me Titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut? me motivacionin: ?Për merita të shquara në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Në vlerësim të mbrojtjes së interesave dhe jetës fetare islame mes shqiptarëve, të kujdesit për zhvillimin e shkollimit, të institucioneve fetare në frymën kombëtare, si dhe përpjekjeve për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit bashkëkohor e intelektual shqiptar?.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm klerikë edhe drejtues të lartë të bashkësive fetare shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Kardinali Ernest Simoni (Troshani), Ambasadori i Maqedonisë Stojan Karajanov, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës Sylë Ukshini, deputetë të Kuvendit, Kryetarja e Komitetit Shtetëror të Kulteve Loreta Aliko, intelektualë dhe personalitete të ndryshme, etj.
Në fjalën e Tij Presidenti Meta theksoi se Reisul Ulema Sulejman Rexhepi: ?Duke mbrojtur interesat dhe jetën fetare islame mes shqiptarëve, është kujdesur veçanërisht për cilësinë e shkollimit, ruajtjes së frymës kombëtare në institucionet fetare si dhe është përpjekur për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit bashkëkohor e intelektual shqiptar.?
Presidenti i Republikës u shpreh se: ?Sulejmani, me guxim, pjekuri, e vendosmëri e ka orientuar zhvillimin dhe fuqizimin e jetës fetare islame duke i dhënë rëndësi profilizimit të saj me identitet burimor shqiptar duke u bërë jo vetëm një frymëzues shpirtëror i besimit por edhe një patriot shqiptar i vërtetë.
Në vitin 1991 Sulejmani zyrtarizoi gjuhën shqipe në Institucionet e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe një vit më vonë ai ishte një nga nënshkruesit e Grupit nismëtar për themelimin e Universitetit të Tetovës. Organizata që ai drejtonte u kthye në strehën kryesore të pritjes dhe kujdesit të refugjatëve të krizës humanitare të viteve 1998-1999 nga Kosova.?
?Veçoj, gjatë aktivitetit të tij, qëndrimin e palëkundur dhe të paepur në përballimin me sukses të sfidave që vijnë nga radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi duke u bërë, në vitin 2012 ideator i Projektit ?Stop RedTer?, një projekt bashkëkohor për parandalimin e terrorizmit dhe radikalizmit në Maqedoni, duke shmangur ndikimet çoroditëse, interpretimet ekstremiste, gjuhën konfliktuale, fenomene me pasoja ekzistenciale për të gjithë besimtarët e islamit e veçanërisht për atë mbarëshqiptar?, ? theksoi Presidenti Meta.
Duke vënë në pah se bashkëjetesa mes besimeve fetare të shqiptarëve është një thesar, një pasuri dhe një vlerë e jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës theksoi se: ?Ky realitet, ashtu siç na përket të gjithëve, edhe kërkon nga ne që ta ruajmë si sytë e ballit e ta mbrojmë me fanatizëm ndaj çdo fanatizmi fetar, ekstremizmi apo dogme të huaj e përpjekjeje për ta shkëputur nga brendia e saj kombëtare dhe përbashkuese.?
Duke falënderuar Presidentin e Republikës për këtë vlerësim, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi u shpreh se: ?Kjo dekoratë e lartë është e lakmueshme për çdo shqiptar kudo ku gjendet e jeton në botë. Për të gjithë ata që i thonë nënës ?nënë?, bukës ?bukë?, ujit ?ujë?, nga fosjnjëria e tij e deri në frymën e fundit të jetës së kësaj bote. Është nder dhe kënaqësi e çdo shqiptari të tillë të dekorohet me një dekoratë të tillë.
Njerëzit e ndritur të historisë së Kombit tonë, që na shërojnë shpirtin, janë Ata që na japin shpresën, kurajon, guximin dhe trimërinë. Në historinë tonë të lavdishme kombëtare, heronjtë e Atdheut tonë të përbashkët janë të shumtë, sa yjet në qiell, por Ylli i Karvanit Legjendar, të një figure të çmueshme kombëtare, figura e të madhit Skënderbe është e pazëvendësueshme. Prandaj, kur Ai përmendet, na kujton se ne kudo që të jemi, çfarëdo që të jemi, nga detyrat, funksionet, jemi shqiptarë. Ky, Hero i Atdheut tonë të dashur, është simbol i bashkimit për të gjithë ne, është epiqendër e kulturimiy dhe e edukimit për brezat dhe ndjenjën e detyrës ndaj Atdheut.
Qoftë e bekuar Shqipëria, qendra e të gjithë shqiptarëve në botë, e njëherit qoftë i bekuar populli shqiptar kudo që gjendet dhe ata që e duan paqen, mirëqenien, tolerancën, mirëkuptimin, bashkëjetesën dhe sigurinë absolute të jetojnë si vëllezër në jetën e kësaj bote.?/CNA.al
E shikoni si është katandisur kjo sallë. Kështu katandiset P...
Historiani Olsi Jazexhi ka paditur Universitetin “Aleksanër ...
Pas fitores së Shqipërisë kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L, me...
Georgina është partnerja e Cristiano Ronaldos, me të cilin k...
Shkëlzen Hasanpapaj, autor i një atentati ndaj anëtarëve të ...
Prokuroria ka nisur hetimet për kallëzimin e Xhafajt.Dekonsp...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpjeguar arsyen p...
Para 30 minuatsh është njoftuar se ka mbërritur në Itali, Na...
Shqipëria fiton përballjen në Arbitrazh ndaj shoqërisë Hydro...
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë, në...
Shqipëria fiton përballjen në Arbitrazh ndaj shoqërisë Hydro...
Geron Avdulaj ishte vetëm 20 vjec, kur grabiti me kallashnik...
Nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të PS –së Taulant Bal...
Nga konflikti i regjistruar mëngjesin e sotëm në Librazhd, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në seancën parlamentare gjatë...
Gjykata e Apelit dënoi Francisko Dudijan 32 vjeç me 88 muaj ...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ku 6 biznes...
Kreu i partisë “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima ka njoftuar se nuk ...
Karabinierët e qytezës së Ivreas neutralizuan një bandë grab...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në Rrëshen, ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...