SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Zoti Ministër i Brendshëm
E dini se Policia e Elbasanit edhe pse ju u munduat të bëni ?rraprezalje? apo reformimin e strukturave të kalbëzuara, ka mbetur sërish në kufijtë e moçalit, ka mbetur sërish e pabesueshme në sytë e qytetareve dhe e zhytur në korrupsion.
E dini zoti Minister i Brendshëm se Policia e Elbasanit akoma mban akoma brenda saj elementë të korruptuar, të paaftë, dhe me CV të ndotur nga shkelja e ligjit deri tek lidhja me rrjetet e inkriminuara.
Vallë kjo ishte ?reforma? që premtuat se do të zbatohej në Policinë e Elbasanit, vallë kjo ishte reforma që u zotuat të bënit në policinë më të përfolur të vendit, kur kanë ndodhur dhe po ndodhin kaq shumë ngjarje atje, kur furgonët e policisë merren me hallexhiun dhe më keq akoma me gazetarët, dhe nuk merren nga frika dhe lidhja korruptive, me të fortët ?
Zoti Ministër
Një fenomen i çuditshëm ka kohë që ndodh me policinë në pothuajse çdo qytet të vendit, edhe pse ju si kreu i Ministrisë Brëndshme, keni deklaruar deklaroni dhe keni paralajmëruar se ?Vettingu do të përjashtojë nga rradhët e Policisë Shtetit çdo të paftë, çdo të inkriminuar dhe çdo punonjës policie të lidhur me rrjetet e trafikut apo dhe korrupsionit?.
Po ndalem në një prej policive tek ajo e Elbasanit, e cila akoma edhe sot e kësaj dite, mbetet ndër më të përfolura në shkallë vendi, mbetet ndër strukturat më të paafta, më të korruptuara dhe më të molepsura me rrjetet e trafikut dhe grupe rrugaçësh. Segmente të caktuara të strukturave të kësaj policie në shkallë qarku, prej 5 vitesh rezultojnë të jenë implikuar në lloj-lloj aferash korruptive, në lidhje me rrjetet e trafikut të drogës dhe afera të tjera të pista.
Por më kryesorja mbetet se atje mbijeton paaftësia. Edhe takimet tuaja me strukturat e Policisë Elbasanit, fillimisht u panë si kthesë e fortë, dhe njerëzit atje besuan se ?ju do të ndryshoni gjithçka nga moçali atje?, por qenkan gabuar jo vetëm qytetarët por edhe unë si gazetar.
Kjo situatë e krijuar në 5 vitet e fundit, e ka njollosur qytetin e Elbasanit, qytetin e arsimit dhe shkencës, e kanë kthyer qytetin e Elbasanit, në epiqendrën e ndodhive për shkak të paaftësive të policisë, qyteti ku mbushen faqet e gazetave dhe emisionet televizive, për faktin se kjo polici nuk ka qenë në gjendje të bëjë zap as krimin, as trafikun, as të godasë fenomenin negativ të korrupsionit.
E vetmja ?punë? që bën Policia e Elbasanit gjithë ditën hipur mbi makinat e shtetit duke harxhuar karburantin mbetet gjobitja e ndonjë hallexhiu duke mos harruar edhe gazetarët, pasi me ?të fortët? me rrugaçët dhe banditët ajo përshëndetet, puthet dhe bën edhe allishverishe, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Pra vajtja juaj e shpeshtë në Elbasan muajt e fundit, asgjë nuk ka ndryshuar. Këtë e them me kompetencë, sepse e kam provuar mbi ?xhepin? tim.
Në harkun kohor të tre muajve zoti Ministër, jam gjobitur pa asnjë shkak dhe arsye, në kundërshtim me ligjin tre here nga furgonët e Policisë Elbasanit, që prej kohësh nuk merren me aktet kriminale, por gjuajnë makinat që nuk thyejnë ligjet dhe rregullat. Rasti më i fundit ishte pasditen e të djelës , kur nën shiun e furishëm kisha ndaluar për pak sekonda për të paguar një faturë në aksin rrugor nga Telekomi drejt Stadiumit.
Sapo jam futur dhe kam kryer pagesën nuk u vonova më shumë se 50 sekonda, dhe kur dola pashë mbi xhamin e makinës gjobën 1 mije lekeshe të lagur nga shiu, që mbante firmën e njëfarë Ilirjani, dhe makinën e policisë, që iku si hajdute me shpejtësi. Nuk më erdhi keq për gjobën, por më tepër për skenën që pashë pak sekondra më vonë kur dy makina ?të fortësh? ndaluan , ulën xhamat e tyre , nisën të bisedonin qetë-qetë mes tyre, pavarsisht rreshtit të gjatë të makinave që prisnin në trafik, sa të mbaronin muhabetin dy kokërruarit. Ja pra zoti Ministër , këto janë dy standardet e policisë që duam veçanarisht në Elbasan ?
Zoti Ministër
Policia e Shtetit duhet të pastrohet nga dallkaukët, nga të korruptuarit, nga të inkriminuarit, dhe nga të paaftët, nga ata që e kanë njollosur atë, nga ata që kanë hyrë e dalë nga Policia e Shtetit 10 herë, duke dhënë e duke marrë milionat, dhe të vijnë në rradhët e tyre djem dhe vajza të aftë, të pastër në moral dhe CV, për të qenë roje të ligjit dhe jo shkelësit e tij. e nise nga Elbasani zoti Minister, por duket se sërish nga Elbasanit duhet tja nisësh, sepse duket se atje ke akoma mbeturina të moçalit pa pastruar.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armand Subashi i është kundër...
Lulzim Basha ka mbajtur një takim me qytetarë në qytetin e K...
Skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollivudin vijojnë të pr...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka folur s...
Të gjithë i kemi parë dy bukuroshet e huaja Kim Kardashian d...
Pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë vitit 2...
Në studion e “Një kat më lart” ishin bashke dy të qeshura hi...
Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me negociatat...
Pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në gjimnazin “Eq...
Mbrëmjen e së dielës në Los Angeles janë ndarë çmimet për ed...
Sipas inspektorëve të Fisco-s në atë periudhë Shakira kish...
Është mbledhur rreth mesditës së sotme, Komisioni ad Hoc për...
Mbrëmë shumë femra të showbiz-it ishin të ftuara në eventin ...
Kryetari i Partisë Demokratike ftoi shqiptarët të bëhen pjes...
Oriola Marashi, është një ndër personazhet më të përfolura t...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar sot në faqen e tij ...
Femrat e “Hollywood”-it e kthyen tapetin e kuq në të zi gjat...
Ngjarja e ditës së djeshme tronditi mbarë opinionin publik s...
Kryeprokurorja e Arta Marku ka pritur në një takim kreun e P...
Katër punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës ja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...