web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i Bashës “dëbon” protestuesit/ Mund të përgjakemi

18 Janar 2018, 10:35, Aktualitet CNA

Anëtarët  e degës numër dy të Partisë Demokratike në Tiranë, kanë zhvilluar një takim, ku kryefjalë ka qenë protesta 27 janarit.

Organizimi dhe mënyra se si do të veprohet më 27 janar kanë qenë temat që janë diskutuar nga të pranishmit.

I  deleguar në këtë takim ishte deputeti Gent Strazimiri, i cili ka folur me tone të ashpra për pjesëmarrjen në protestë.

Si aleat e PD ?së, në takim ka marrë pjesë edhe kreu i LZHK ?së, Dashamir Shehi, i cili mësohet të ketë kërkuar organizim për pjesëmarrjen masive në protestë, ndërkohë që  për këtë çështje kanë folur edhe pjesëmarrës të tjerë.

CNA (CityNews.al) mëson se në fund të takimit, deputeti Gent Strazimiri, ndërsa ka folur  për rëndësinë  e protestës, ka  thënë ?se edhe mund të përgjakemi?.

Ende nuk dihet se çfarë ka dashur vërtet të thotë Strazimiri, por shpresojmë, se nuk do të shkojë me kobure në brez, si tek protesta e liqenit në pritje të përgjakjes.

Besojmë se mesazhi i dalë nga Strazimiri, më  shumë i largon njerëzit dhe i tremb ata për pjesëmarrje në protestë.

Duke bërë rolin e të fortit ai po i  bën shërbim të madh Lulzim Bashës, duke i dëbuar jo pak njerëz nga protesta./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga