web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembet ura/ Humbin jetën 10 punëtorë, plagosen 8 të tjerë

16 Janar 2018, 15:31, Aktualitet CNA

Dhjetë punëtorë kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ure e cila ishte në ndërtim në Kolumbi.

Sikurse raportojnë mediet vendase ngjarja ka ndodhur, jo shumë larg nga Bogota, ndërsa bëhet e ditur se struktura e urës ishte pothuajse drejt fundit.

Gjatësia e saj shkonte deri në 460 metra dhe mungonin vetëm 20 metra që ajo të përfundonte plotësisht.

Ura po ndërtohej në një rrugë të re që lidh kryeqytetin me qytetin e Villavicencio. /CNA.al





Lajmet e fundit nga