web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e të riut në Tiranë/ Zbardhen detaje të tjera

15 Janar 2018, 09:23, Aktualitet CNA

Të tjera detaje janë zbardhur një ditë pas atentatit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe u plagos shoku i tij M.Disha, 27 vjeç.

Mësohet se atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë banesës së Emiljano Boçit.

Ende nuk është identifikuar autori i vrasjes, por mendohet se mund të kenë qënë më shumë se një person.

Viktima dhe i plagosuri ndodheshin në një mjet tip ?Range Rover? në rrugën ?Shefqet Musaraj?, ndërsa autorët kanë qenë në këmbë.

32-vjeçari Emiljano Boçi ka qenë në Holandë dhe Gjermani dhe kishte pak kohë që ishte kthyer.
Dyshohet se atentati është kryer për pazare të prishura të drogës, por po hetohet edhe pista e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në vitin 2010. Deri në tani policia ka shoqëruar 35 persona për ngjarjen.

Njoftimi i policise:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ? Shefqet Musaraj?, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën ?Shefqet Musaraj?, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ CityNews





Lajmet e fundit nga