web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet trupi i pajetë i një 61-vjeçari/ Ja dyshimet e policisë

15 Janar 2018, 07:20, Aktualitet CNA

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Mësohet se viktima është 62 vjeçari Leonard Qasari, i cili është gjetur i pajetë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.4 në sarandë, ndersa në trupin e tij janë gjetur dhe shenja dhune.

Ai është gjetur nga të afërmit në rrugë, poshtë pallatit ku jetonte. Policia ka gjetur gjurmë gjaku gjatë shkalleve të pallatit si dhe njërën shapke të viktimës.

Porta e banesës së viktimës është gjetur gjithashtu e hapur. Policia ka dyshime se bëhet fjalë për vrasje, ndërsa vijon hetimet./ CityNews





Lajmet e fundit nga