web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

21 vjeçarja lind binjakët 4 muaj pas vdekjes, ngjarja po përlot mbarë botën

15 Janar 2018, 13:35, Aktualitet CNA

Ka rënë në vdekje klinike, por një 21 vjeçare ka luftuar deri në frymën e fundit për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Frankien da Silva Zampoli Padilha ka vdekur në mënyrë klinike që në tetor të vitit të kaluar dhe ishte në javën e 9 të shtatzënisë, kur ra koma.

Megjithatë ajo ia doli të bëhej nenë, falë aparaturave që e mbajtën gjallë për gati 4 muaj.

Ndërkohë që të gjithë prisnin ardhjen e vogëlushit, pas katër muajsh ka ndodhur një mrekulli e vërtetë, sepse Frankien lindi 2 binjakë.

Ata erdhën në jetë 7 muajsh nëpërmjet një operacioni çezarian.

Fatkeqësisht aparatura që mbanin gjallë nënën e tyre janë fikur pas operacionit, duke bërë kështu që Frankien të ndërronte jetë përfundimisht.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera./CityNews





Lajmet e fundit nga