web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lumturia jote nuk varet nga paratë, por nga…

8 Janar 2018, 14:47, Aktualitet CNA

Për mungesën e lumturisë mund të fajësohen më tepër marrëdhëniet e dështuara dhe sëmundjet fizike dhe mendore, sesa problemet e parave dhe varfëria. Është ky përfundimi i një studimi të rëndësishëm nga një ekip i studiuesve në ?London School of Economics? (LSE).

Eliminimi i depresionit dhe ankthit do të reduktojë mungesën e lumturisë me 20% në krahasim me vetëm 5%, nëse politikëbërësit fokusohen në eliminimin e varfërisë, zbuloi raporti.

Lord Richard Layard, i cili udhëhoqi raportin, tha se njerëzit nuk janë bërë më të lumtur në 50 vitet e fundit, pavarësisht se të ardhurat mesatare janë më shumë se dyfishuar.

Kërkuesit analizuan të dhënat nga katër vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë.

Raporti pretendon se organizatat shtetërore, përfshirë shkollat, duhet të bëhen më të fokusuar në trajtimin e çështjeve të ankthit dhe të shëndetit mendor./CityNews





Lajmet e fundit nga