web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Meta dekoron valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku

8 Janar 2018, 14:38, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me dekoratat ?Nderi i Kombit? valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku.

Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributet e dy artistëve, të cilët nuk i kanë fshehur emocionet.

?Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku janë ambasadorë të kulturës shqiptare?, u shpreh Presidenti Meta.

DEKORATAT
08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zotin Rexhep Çeliku me Dekoratën ?Nderi i Kombit?
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10709 zotit Rexhep Çeliku Dekoratën ?Nderi i Kombit? me motivacionin: ?Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj?.

08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zonjën Liljana Cingu me Dekoratën ?Nderi i Kombit?
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10708 zonjës Liljana Cingu Dekoratën ?Nderi i Kombit? me motivacionin: ?Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj?./ CityNews





Lajmet e fundit nga