web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ajsi për Leonard Bombajn dhe të shoqen: Donin të më adoptonin? Falë Zotit, të dy prindërit e mi janë shëndoshë e mirë

7 Janar 2018, 09:12, Aktualitet CNA

Vite më parë, Ajsi, një nga vajzat e grupit, ?Kriptmjaltëzat? akuzoi Leonard Bombajn për ngacmim seksual. Madje, çështja shkoi deri në gjykatë, ku Bombaj u shpall i pafajshëm.

7 vite pas skandalit, Ajsi u rishfaq sërish në media duke i hedhur benzinë zjarr dhe duke deklaruar që, regjizori i njohur jo vetëm kishte abuzuar seksualisht, por edhe nuk i kishte transferuar paratë që i detyrohej.

Një ndodhi e tillë u dikutua gjatë në media e madje vetë bashkëshortja e Leonard Bombaj e ftuar tek ?Rudina? u shpreh se jo vetëm që akuzat e Ajsit nuk janë të vërteta por madje ata si çift donin ta adoptonin.

?Atë fëmijë do ta kisha mbajtur si fëmijën tim. Shpesh herë kemi përdorur edhe shprehjen ?Do të të adoptoj?? aq shumë e donim. E kemi mbajtur në shtëpinë tonë. Ndjenjat do t?i kishim njësoj, por duhet të kishim investuar te dikush tjetër?, ? rrëfen bashkëshortja e Bombajt.

Këtë herë ka qenë Ajsi që ka folur në një intervistë për ?Panorama?. E pyetur mbi fjalët që bashkëshortja e Bombaj tha publikisht, aktorja ka rrëfyer ndjesitë e saj.

?Në fakt, si atëherë dhe tani, falë Zotit, të dy prindërit e mi janë shëndoshë e mirë si nga ana shëndetësore, mendore, fizike dhe shpirtërore. Ndaj, a nuk mendon se kur ke dhe ke pasur dy diamantë që të presin në shtë- pi me një dashuri dhe përkushtim, do të kisha nevojë të adoptohesha nga dikush?! Më mirë po e lë me kaq.?,- u shpreh Ajsi./CityNews





Lajmet e fundit nga