Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në një opinion me titull ?Edi, nuk na duhet shtet, na duhet treg!?, botuar në MAPO, botuesi Henri Çili tregon tre sfidat sipas tij të qeverisë Rama.
Çili thotë se sfida qeverisëse e Edi Ramës në mandatin e dytë është se në Shqipëri, ?nuk ka garë, treg dhe meritokraci. Nuk ka shërbime të liberalizuara?.
Gjithashtu ai thote se ?ekonomia gri, e zezë apo më keqja, kriminale, është strukur për shkak të presionit ndërkombëtar dhe Reformës në Drejtësi, e cila nuk po prodhon më efekt në shoqëri?.
Ndaj sipas tij, ?krijimi dhe elaborimi i tregjeve është e vetmja mundësi që sjell impuls të ri të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi, është e vetmja nga i cili kryeministri Rama mund të krijojë një bilanc?.
Cilat janë, të paktën, tri ngecjet kryesore të Edi Ramës sot?
Ngecja e parë dhe më e rëndësishme është Reforma në Drejtësi, dhe tashmë, që prej votimit të plotë të të gjitha akteve të saj, dhe marrëveshja Rama-Basha, e ka kthyer dhe vënë Edi Ramën dhe mazhorancën në projektorët e plotë të ndriçuar se çfarë vullneti ka ai për ta zbatuar sa më shpejt e më saktë, dhe brenda frymës së saj, Reformën në Drejtësi.
Gjërat zvarriten, shtyhen, transformohen aq sa ambasadorët dhe partnerët ndërkombëtarë, e kanë vënë në dyshim vullnetin e shumicës, për të zbatuar Reformën në Drejtësi. Kjo krijon apriori ngecjen e përgjithshme, të shoqërisë.
Së dyti, reforma që nisi Edi Rama me reformimin e administratës shqiptare, shkurtimin, thjeshtësimin, e modernizimin e saj, jo vetëm që ka ngecur, dhe askush nuk e di realisht se kujt ministrie e institucioni i përket dhe ku do shkojë, cili do shkurtohet, dhe cili do qëndrojë dhe për çfarë arsye?ka krijuar një paralizë të përgjithshme, dhe gjendja e administratës shtetërore sot është në pikën më kritike që ka qenë ndonjëherë. As struktura e vjetër dhe as struktura e re nuk funksionon. Por mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishme është fakti që ende shumë prej sektorëve mbeten pa u futur në treg ose pa u futur në një ritëm që i përgjigjet shoqërisë së lirë, kapitalizmit apo frymës liberalizuese që është e vetmja që mund të prodhojë një rezultat për Shqipërinë.
Sektorë të tërë, me përpjekje modeste apo deklarative, tregjet e utiliteteve, si: arsimi, shëndetësia, prona, pasuritë e paluajtshme e kështu me radhë nuk kanë krijuar as parakushtet bazë për të kaluar nga sektorë në treg, për të prodhuar shërbime më të mira, më të lira, më realiste e më cilësore për qytetarët. Për më tepër mosreformimi i këtij grupi sektorësh që mund të quheshin tregjet e modernitetit, praktikisht e kanë bllokuar mirëfunksionimin e shoqërisë shqiptare si një shoqëri e mbështetur kryesisht te shërbimet dhe të ardhurat e emigracionit.
Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, dy lajme të tjera janë më të këqija. Investimet e huaja, nuk po vijnë (e natyrshme pse nuk po vijnë) dhe remitancat dhe paratë e tranzicionit ku kemi kaluar gjysmën e brezit të dytë të emigracionit, nuk po sjellin më të njëjtën shumë në Shqipëri, sa ç?kishte më parë.
Dhe e fundit, të gjitha shpresat për një impuls ekonomik nga paratë e ekonomisë gri apo të zezë, jo vetëm që kanë rezultuar problematike, por ato janë kthyer në një pengesë jashtëzakonisht të madhe dhe kanë goditur konkurrencën dhe funksionimin e disa tregjeve të tjera.
Shkurt, ekonomia gri, e zezë apo më keqja, kriminale, është strukur për shkak të presionit ndërkombëtar dhe Reformës në Drejtësi, e cila nuk po prodhon më efekt në shoqëri.
Po ashtu, nga goja e vetë kryeministrit, perspektiva e lodhur e integrimit, e bllokuar shpesh nga kriza politike, apo konteksti rajonal dhe gjeopolitik, jashtë nesh, ka pak ose aspak energji për ta ndryshuar gjendjen e Shqipërisë në këtë mandat.
Ka vetëm një shpresë, tregu. Krijimi i tregjeve dhe mirëfunksionimi i tyre është i vetmi që ka ende një potencial për zhvillimin e Shqipërisë, është i vetmi që ka ende një potencial t?i sjellë Shqipërisë një bilanc.
Ndaj në vitin e pestë të mandatit të tij, në vend që t?iu hyjë llogarive meskine politike, Edi Rama me guxim, mund dhe duhet ta kërkojë rritjen ekonomike, zhvillimin e vendit, pikërisht tek energjia e tregut. Në vend që të jetë pre e veprimeve administrativiste dhe etatistëve të administratës së tij nga niveli i ministrave e poshtë, duhet të mbështetet te reformat e tregut për të thithur realisht një nivel të ri të investimeve të huaja. Në vend që të besojë tek ofrimi i shërbimeve publike prej operatorëve shtetërorë apo publik të pareformuar, duhet t?i fusë ato në treg në mënyrë të barabartë, me të gjithë entet e tjera për të përfituar një mirëfunksionim, për të përfituar nga krijimi e zhvillimi i tregjeve, një produkt sa më të mirë, me çmim sa më të ulët për konsumatorin që vetëm konkurrenca mund të sjellë.
Nuk ka asnjë paradigmë veç asaj të tregut për mazhorancën e sotme, e cila e harxhoi me shumë kosto për shoqërinë shqiptare ?fishekun? e modernizimit, të cilit tashmë i ka shteruar energjia.
Krijimi dhe elaborimi i tregjeve është e vetmja mundësi që sjell impuls të ri të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi, është e vetmja nga i cili kryeministri Rama mund të krijojë një bilanc. Sa më shumë të hezitojë në këtë rrugë, aq më tepër ai do të përpëlitet në skemat e ngjashme, në autombrojtje, në mbrojtje me anë të PR, zyra avokatie të mazhorancës për subjektet nga radhët e saj që janë objekt i Reformës në Drejtësi, apo nga një lloj demagogjie e cila edhe pse është etiketuar bukur në marrëdhëniet ose nga kompromiset jo parimore, që mund të bëjë me aktorë, faktorë të shoqërisë për të ruajtur mazhorancën apo për të menduar për një mandat të tretë.
Të tria këto elemente kanë pak ose aspak energji, dhe zor se do t?i sjellin dot Edi Ramës një bilanc, një rezultat, përveçse ai bilanc që mund t?ia sillte tregu me energjinë potenciale që ai ka në vetvete. Rrugët e tjera kanë shteruar.
Një grup infermieresh në Arabinë Saudite, të cilat filmuan v...
Një debat për sistemin shëndetësor është hapur së fundmi në ...
Sara, Ledioni dhe Lori Hoxha kanë nisur pushimet e para për ...
Ata që do të kalojnë të parët në sitën e kontrollit të Polic...
Stuhia Eleonora e cila ka goditur thuajse të gjithë Europën,...
Nga 1 janari i 2018-së ka ndryshuar edhe mosha e daljes në p...
Karabinieria e qytetit të Salucos (Saluzzo) arrestoi 6 hajdu...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 16-vjeçari, banue...
Modelja Oriola Marashi është prurja më e re e grupit muzikor...
Çizmet deri te kyçi janë zgjedhja e momentit e femrave kudo!...
Familjarët e tre kushërinjve Lika, të arrestuar nga policia ...
Vajza e aktores Rita Lati, Roza është e njohur për lidhjen e...
Avokati Altin Goxhaj paralajmëron se do të publikojë një dok...
Xheni Mhillaj ka rifilluar prej kohësh jetën e saj në Itali,...
Dashurie Bilaj e cila tashmë mbi kokë mban shumë kurora si m...
Shqiptarja Emina Çunmulaj teksa deri dje merrte frytet e suk...
Grupi i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, ka r...
Prokuroria ka zbardhur takimin e sotëm mes kryeprokurores së...
Miss Kosova 2017 duket se e ka filluar jo keq Vitin e ri. Ca...
-Opinionet sunduese te kafja e lagjes !Nëpunësi do lekë që t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...